Ëshë çasti ose momenti i fundit për elitën botërore ose ndërkombtare për të parë, dëgjuar, lexuar, menduar, reflektuar dhe kuptuar një qik ose një trohë me shumë mbi marëdhëniet ose raportët e njohura në mes njeriut, Zotit, natyrës, shkencës dhe teknikës.
Se këndejmi, për shkak të luftërave të ndryshme apokaliptike ose kataklizmike si lufta në Ukrainë, për shkak të provave ose testimëve të vazhdueshme nukleare ose atomike nga ana e fuqive të ndryshme nuklerare ose bërthamore, për shkak të garës së madhe për armatim, për shkak të hovëve ose oreksëve të pangopura materiale, finansiare, tregtare, ekonomke, industriale dhe teknologjike të fuqive të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale, për shkak të martesave ose marëdhënieve të ndryshme abnormale ose të panatyrshme në mes polit ose gjinisë së njejtë (lëxo: martesat ose kurorëzimet e ndryshme të "burrave me me burra" ose "grave me gra"!), për shkak të shtypjes ose diskriminimit të vazhdueshëm ose sistematik të pjesëtarëve të gjinisë së bukur ose polit të butë nga ana e "mëshkujve" ose "burrave të fortë", për shkak të ndarjes ose pjesëtimit të padrejtë të vlerave, mallërave, resursëve (pasurive), finansave dhe kapitalit në nivel botëror ose planetar, për shkak të luftërave të ndryshme fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike, tregtare, ekonomike dhe të tjera: Njerëzit sikur janë bërë të pamëshirëshem, të paarsyeshëm, të pandërgjegjegjëshem, mosmirënjohës, ateist ose blasfemik ndaj Zotit dhe natyrës!
Kështu që ne saje të ndryshimëve globale ose klimatike në planetin ose globusin (globin) tonë si pasojë e keqpërdorimi ose keqmenaxhimit të vlerave, resursëve ose pasurivë të njohura natyrore, nëntokësore dhe të tjera: Sot pasqyra ose fotosinteza e përgjithshme tokësore, detare ose oqeanike e globit ose planetit tonë, kanë njohur ose pësuar ndryshime të shumëta dhe dramatike.
Kemi shkrirje drastike ose dramatike të masivëve të "akullnajave gjigante" në Arktik dhe Antartik, rritje drastike të sasisë ose nivelit të ujit nepër detëra të ndryshme dhe oqeane, tajfune, stufi, furtuna, cuname, ciklone ose orkane të fuqishme përmasash trishtuese ose apokaliptike, shtjerrje ose reduktime masive të burimëve ose rezervave globale ose planetare me ujë të pijëshem, thatësira tropikale ose afrikane në Europë dhe gjithandej, zbritje ose rënie enorme dhe alarmante të rezervave të grurit, misrit, orizit, sheqrit, vajit ushqimor, qumështit, mishit, pemëve dhe perimëve në nivel botëror ose planetar, kriza e madhe enërgjetike, varfërinë e skajshme ose ekstreme në Afganistan, Afrikë, Amerikën Latine, si dhe në vende (shtete) ose pjesë të ndryshme të Eurropës Juglindore dhe Azisë....!
Në Afganistan si për shëmbull: mbi 70 % e popullsisë, nuk kanë madje as bukë të thatë për t'u ushqyr e lërë më artikutj tjerë ushqimor. Në Jemen dhe vende të tjera gjithashtu.
Afro 90 e femrave ose grave afgane, janë analfabete në mungesë të së drejtave elementare për t'u shkolluar, ose për të jetuar.
Nuk kanë kurrfarë përkujdesje dhe sigurimi shëndetsor ose social.
Në Kabull, Mazari Sharif, Kandahar dhe gjithandej, femijët e vegjël, në vend se të shkojnë në shkollë, dhe të gëzohen me dhurata, blatore ose lojëra të ndryshme: Janë të detyruar të sigurojnë ushqim nepër konteiner ose koshëra të plehërave për vetvetën dhe familjet e tyre. Apo, t'i shesin gjymtyrët ose organet e trupit. Jo vetëm në Afganistan, por....!
Në Perëndim ndërkaq, përditë me qindra mijëra ose miliina tonelata ushqimësh të ndryshme hudhën në pleh ose nepër koshe të ndryshme mbeturinash. Ndërkaq, për ushqimin dhe mirëmbajtjen e qenve, macave ose kafshëve të tjera, i shpënzojnë përditë qindra ose milarda euro ose dollar amerikan. Nejse!
-Disa fragmenge në vazhdim...
"Çfarë (çka) mund të bëj për ju?", e pyeti njëherë Aleksandri (Leka) i Madh filozofin ose dijetarin e shquar, Diogjenim, dikund në një shesh të njohur të Athinës, pas një triumfi të madh ushtarak kundër persianëve. "Të mos me zësh më diellin!", iu gjegj Diogjeni.
Ndërkaq, Alekandri (Leka) i Madh, në silin dhe cilësinë e njohur të një strategu të madh dhe komandanti, si dhe të një nxënësi dhe studenti të shkëlqyer të Aristotelit në Akademinë e Athinës, ia ktheu Diogjenit me një buzëqeshje të lehtë: "Po të mos isha Aleksandri (Leka) i Madh, me gjithë deshirë do isha filozofi dhe pedagogu i njohur Diogjen!", duke e bërë aty për aty Diogjenin mik të përjetshëm.
Aleksandri (Leka) i Madh i cili, në fushën e nderit ose frontin e luftës, i mundi Darin e Madh të Persisë së bashku me shumë komandant të shquar ushtarak ose luftarak, mbretër dhe perandorë, nuk e vodhi (plaçkiti), nuk e nënçmojë dhe nuk e poshtërojë askënd. Dhe, lërë më ti shokët, bashkëluftëtarët, njerëzit ose popullin e vet. Sepse, Aleksandri (Leka) i Madh, nuk ishte pirat, llaskuc, matrapazë ose profiter lufte, por ishte luftëtarë i vërtetë dhe komandant.
Sepse, jetën, shpirtin dhe trupin e vet, siç thoshte, ua kushte borxh Zotit dhe prindërve të tij, ndërkaq, edukatën, kulturën, nderin (moralin), karakterin, aftësitë ose shkathtësitë e njohura ushtarake dhe politike, ua kushte borxh Aristotelit dhe mësuesve të tjerë në Akademinë e Platonit dhe Aristotelit në Athinë.
Thuhet se gjysèmotra e bukur, sharmante, ekskluzive dhe tepër ekzotike e Aleksandrit (Lekës) të Madh, Selanikia (Thesalonikia) në bazë të së cilës e ka marë emrin edhe Qyteti i bukur i Selanikut, e cila kishte luftuar deri nè fund mbi trashegiminè e madhe ushtarake dhe politike të vëllait të saj, para se të nisej në luftë, atëbotë i kishte çuar fjalë vëllait të saj (Lekës të Madh), duke i thënë: 'Vëlla i dashur! Lus Zotin e tokës, detit dhe qiellit për jetën dhe sukseset tua në fushën e nderit ose fushën e luftës! Por, gjithashtu lutëm për kokën dhe shpatën tënde krenare! Sepse, Ti thonë se je si Akili, i dënuar nga nderi (morali), virtyti, karakteri, forca dhe madhështia jote!".
Se këndejmi, në kohën e Aleksandrit (Lekës) të Madh, shteti dhe shoqëria athinase ishin të fokusuar shumë tek të pasurit, aristokratët dhe politokratët e ndryshëm. Me tepër se 8O % e athinasve nuk kishin të drejtë vote as pune. Kështu që "polisi" (shteti) i Athinës asokohe ishte i ndarë në të varfër dhe shumë të pasur. Kjo deri me rastin e një intervenimi spektakular ose tepër enërgjikë të Aleksandrit (Lekës) të Madh i cili ua konfiskoi pronën ose pasurinë aristokratëve të lartët të Athinës, duke ua shpërndarë shtresave ose kategorive të varfëra, si dhe duke i burgosur, përndjekur ose internuar të gjithë të korruptuarit ose abuzuesit e ndryshëm me pronën ose pasurinë e shtetit së bashku me ata që çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra e disfata fatale.
Aleksandri (Leka) i Madh si duket qëlloi edhe më fat, sepse prindërit e tij e dërguan në Shkollën ose Akademinë e njohur të Platonit dhe Aristotelit në Athinë, e cila lulëzoi dhe shkëlqeu më shumë se 400 vite rrjesht.... Athinasit shkonin atje për të mësuar asgjë më pak, sesa si të jetonin dhe vdisnin si njerëz të mirë dhe me vlera të larta.
-Testamenti që Aleksandri (Leka) i Madh në shtratin e vdekjes ua la gjeneralëve ose pasuesve të tij:
1. Unë i dua mjekët më të mirë për të mbajtur arkivolin tim; për t´iu treguar të tjerëve se fytyrën e vdekjes, madje edhe mjekët më të mirë në botë nuk kanë fuqi për ta shëruar.
2. Unë dua që bashkëluftëtarët ose bashkëkomandantët e mi të mos m´i bëjnë nderimet e fundit me armë të drejtuara kundër njeri tjetrit.
3. Unë dua që rruga deri në banesën e fundfit të jetë e shtruar dhe mbuluar me thesarin tim kështu që të gjithë ta shohin dhe kuptojnë se ajo pasuri materiale e fituar në tokë, ngelët ose qëndron në tokë.
4. Unë dua që duart e mia të lëkunden ose luhatën nga era deri në banesën e fundit në atë menyrë që të tjerët të shohin dhe kuptojnë se në këtë botë kemi ardhur me duar bosh dhe në botën tjetër gjithashtu do shkojmë duarbosh.
-Një digresion:
Për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë!
"Bota globale" është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal.
Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.
Ndaj, filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një "botë globale" ose "treg të përbashkët" të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë, të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të "mbinjerëzve" ose'supërmenëve' të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjik, të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithëmbarëshme të globit.
Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose sociopolitike dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara.
Është pra një "luftë" ose "stuhi infernale" që nuk pushon kurrë, ku qeniet njerëzore ose speciet politike, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave jetësore, materialiste, idealiste dhe ekzistencialiste.
Duke menduar në "popullin, shtetin dhe pushtetin e lirë, autonim, sovral, ligjor, integral dhe demokratik" të Kosovës....!
Mëqe, sipas Aristotelit, shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i nënkuptuar këtu edhe anën teorike dhe anën praktike..për dallim të "polisit" (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.
U mor vesh se nga thesari ose nga 'kopshi i madh' intelektual, kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake nga "polisi", "politia"(politeia) ose "polietika" në "civitas" (qyteti-shteti), "civis" (qytetari) , "civilis" ( i hapur ose pranuar për të gjithë) dhe "res publica" (republika ose realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).
Socioantropologët e njohur politik si Linton, Lulen, Margaret Mid etj., janë të mendimit se në fokusin ose agjendën kryesore të epistemologjisë dhe antropologjisë politike, duhet të jenë marëdhëniet ose raportët e njohura në mes njeriut (liderit institucional ose politik), popullit (kombit), shtetit, pushtetit, edukatës, traditès luftarake ose patriotike, kulturës politike etj.
Pa i harruar këtu edhe studimet, hulumtimet dhe analizat e thella të rendëve ose sistemëve politike, kushtetuese ose juridike së bashku me ndarjen ose klasifikimin e marëdhënieve, përgjithësive, ingerencave ose kompetencave të caktuara politike, kushtetuese ose juridike në mes presidentit (presidencës), ekzekutivit (kryeministrisë), legjislativit dhe gjyqësorit ose juridikativit.
Ndaj, spas Xhanbatista Vikos (Gianibatista Vico): Sociologjia dhe antropologjia politike, në radhë të parë i studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë çështjet dhe aspektët e njohura të ekzistencës individuale dhe kolektive në kuadër të një shteti, pushteti ose sistemi të pavarur, sovran, autonim, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik.
"Liria nuk është e mundur pa autoritetin e ligjit, shtetit dhe pushtetit, përndryshe ajo shndërrohet në kaos dhe anarki, ndërkaq, autoriteti i shtetit dhe pushtetit, nuk është i mundur pa ligjin si dhe pa lirinë e individit dhe kolektivitetit, përndryshe ata shndërrohen në tiran, despot ose autokrat."(Filozofia politike)
"Suksesi dhe lumturia ju falen vetëm atehere, nëse pranoni me zemërgjerësi t´I ndani ose pjëstoni ato me të tjerët. Mirëpo, për të qenë të lumtur, është esenciale të mos shqetësoheni me të tjerët. Si pasojë e kësaj, nuk ekziston falas ose gratis ndonjë shpërblim. Të lumtur dhe të gjykuar ose të falur dhe të mjerë." (Albert Camy)
-Lufta, shteti, politika, diplomacia dhe fuqia e njohur e pushtetit të grave (femrave) të bukura, të mençura, intelektuale ose intelegjente...
...."E dashur! Që kur jemi ndarë, jam gjithmonë në depresion. Lumturia ime është që të jem pranë teje. I rijetoj vazhdimisht në kujtesën time përkëdheljet tua, lotët, përkujdesjen tënde e dashur... Bukuria e pakrahasueshme e Zhozefines ndez një flakë me ngjyra të zjarrta në zemrën time.” (Napoleon Bonaparta letër për Josephine de Beauharnaris )
“Sytë e mi të verbër presin dëshpërimisht që të të shohin. Por t’i natyrisht nuk e kupton se sa e bukur dhe tërheqëse ke qenë gjithmonë për mua, dhe se si ke shtuar një vlerë speciale e të rrezikshme në zemrën time! Ndaj, më lejo të di specifikisht qëllimin që ke për sa i përket dashurisë sonë. Nevoja më detyron që të kërkoj këtë përgjigje, duke qenë i goditur për më shumë se një vit nga shigjeta e dashurisë dhe ende nuk jam i sigurt, nëse arrij të kem një vend në zemrën tënde...?!.” ( Mbreti Henriku i Anglisë letër për An Bolyen)
-"Dreqi e marrtë! Në atë stuhi të madhe syçkash të lazdruara studentesh të pashoqe në njerin prej fakultetëve të shumëta në Univerzitetin e Selanikut, mezi i gjeta sytë e kaltërt të bukuroshes ekskluzive dhe tepër ekzotike që po shihnin ose shikonin dikund largë si dy "pika të vogla çuditëse", si për të me rrezatuar dhe goditur mua dikund thellë me 'shigjetën e zjarrtë" të Psihes dhe Erosit....Ishin sytë e një femre ose studenteje të re që po shihnin dhe kërkonin nxitimthi dhe plot venërim në një diçka të mistershme ose enigmatike që me ngjante si në ëndërr...Ëndërrat janë një diçka përtej meje, përtej nesh... Ëndërrat janë vetëm për heronjt ose guximtarët, ashtu si lufta, arti, gruaja, deti, dashuria...'' (Romansa greke)
-"Arti lind ose buron nga deshira dhe gjurmimi për të bukurën, dashuria nga deshira ose nevoja e kahmotshme për artin, ndërsa, shkenca nga etja ose nevoja e madhe për të vërtetën."( Eduard Bulver Liton)
Lufta, shteti, politika, diplomacia dhe fuqia e njohur e pushtetit të grave (femrave) të bukura, të mençura, intelektuale ose intelegjente...
Kur e pyetën njëherë Karlin e Madh se ku ndodhej mesi ose kërthiza e botës?, tha: "Ku tjetër, pos në Kanstantinopojë (Stambolli i sotëm), aty ku Irena e bukur dhe ekstravangante nga Bizanti, i derdhë ëndërrat dhe shtatin (trupin) e saj valë në shtrat!".
Irena, mbretëresha e bukur, ekskluzuve, ekzotike dhe ekstravagante nga Bizanti, thuhet se në kohën e saj, ishte gruaja (femra) me e bukur dhe më e nxhehtë e planetit, saqë edhe mbreti (perandori) legjendar i Frankëve dhe Langobardëve, Karli i Madh (Karl der Große), i dehur, fascinuar dhe hipnotizuar nga bukuria, intelegjenca, eleganca dhe delikatesa magjepëheqëse dhe tepër markante e Irenes nga Bizanti, ia kishte ofruar të bijen e tij, Rotruden, për martesë me të birin e saj, Konstantini IV.
Bëhet fjalë mbi mbretin ose trashegimtariin robust dhe skrupuloz të "Dinastive" te njohura të Merovingëve dhe Karolingëve, si dhe të birin e njohur të Karl Martelit-mbrojtësit, atletit ose dalëzotësit të Europës mesjetare nga sulmet ose invazionet e arabëve, hunëve, tatarëve, sllavëve, mongolëve etj.
Ndërkaq, mbretit ose perandorit ekstravagant dhe supersticioz të Francës, Luji (Luigji) XIV (14) , i cili ishte martuar zyrtarisht me Maria Terezën, të bijen e mbretit Filipi IV të Spanjën në kishën ose katedralen e njohur të Sant Zhan de Lizit: Jozyrtarisht i sillej ose rrotullohej bota dikund në mes Luize de Lavlien, Madam Monstespan, Madam Anxhelik (Onzhelik) de Fontanjë dhe bukurosheve të tjera oborrtare që frekuentonin në kështjellat ose pallatët e njohura të Versajës dhe Sën Zhërmenit.
Luji (Luigji) i XIV, i cili ishte i biri i Lujit (Luigjit) të XIII (13) të Francës dhe Anës së Habsburgëve të Austrisë, thuhet se kishte trashëguar shumë nga luksi, ekstravanganca dhe temperamenti i gjyshës së tij, Maria Mediçi, prej familjes së famshme Mediçi nga Firenca e Italisë.
Gruaja e dytë e Lujit (Luigjit) të XIV, ishte bukuroshja e njohur oborrtare, Madam Mentnon, e cila shquhej për stilin ose veshjet (kostumet) e saj tunduese dhe ekstravagante.
Se këndejmi, edhe Napoleon Banaparta, thuhet se askundi nuk e ndjente vetën më të vogël, së sa para Jozefines (Zhozefines) ose Maria Luizes në shtratin e dashurisë.
P.S.
Kur e zgjodhën Teuten për mbretëreshë të Ilirisë në Antikë, dikujt nga elita ose superstruktura e njohur qytetare, kulturore ose politike në Romë e lashtë Antike, asokohe iu kujtua t'i thoshte edhe këto fjalë: "Lumë si ata të cilët, për dalëzotëse ose udhëheqëse të tyre supreme, kanë zgjedhur një pjesëtare të gjinisë së bukur ose polit të butë që e lindin, rrisin dhe edukojnë edhe pjesën tjetër të gjinisë mëshkullore.",fund i citatit.
U mor vesh se e drejta, liria, barazia dhe pavarësia e njohur ligjore, gjinore, racore, shtetrore, nacionale, etnike, profesionale, institucionale, funksionale, klasore, sociale, kulturore, historike dhe politike së bashku me levizjet e njohura feministe dhe të tjera, kanë qenë objekt i studimëve, analizave dhe interpretimëve të njohura shkencore ose metodologjike që nga etapat ose periudhat e njohura revolucionare, pararevolucionare ose postrevolucionare dhe deri me sot. E sidomos feminizmi i cili në fillim, me tepër ishte si të thuash organizatë ose levizje politike, se sa koncept ose pozicion i definuar shkencor ose humanist në menyrë praktike dhe teorike.
Ndërkaq, me kyçjen, angazhimin, involvimin, inkorporimin dhe insubordinimin e grave (femrave) të njohura feministe në botën dhe jetën e përgjithshme politike, shkencore, kulturore ose akademike: Do bëhen valide dhe relevante kritikat dhe teoritë e njohura shkencore dhe humaniste jo vetëm ndaj shtetëve, sistemëve dhe shoqërive të ndryshme liberale, parlamentare dhe demokratike, por edhe ndaj teorive të ndryshme determinante dhe paradigmatike në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informimit dhe politikës, diplomcisë etj. Sidomos në Angli, Francë, SHBA-s dhe vende tjera nepër etapat ose periudhat e ndryshme revolucionare, postrevolucionare, bihevioriste, postbihevioriste etj.
Ndaj, sipas ideve, teorive, konceptëve dhe definicionëve të njohura feministe: "Duhet hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës politike mbi bazat e ndryshme gjinore ose sekiste etj.
Politika, shteti dhe pushtet sipas tyre, janë diçka përtej kuzhinës ose shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor. Duke menduar në rendin ose sistemin e njohur shkencor dhe humanist ose gneseologjiko-epistemologjik të edukatës dhe kultutës së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, familjare, gjenealogjike, institucionale, politike, kulturore, historike, gjeografike etj.
Ndaj, mu për shkak të asaj se forca ose fuqia politike, sipas teorisë dhe praktikës së njohur feministe:"janë shpikur ose zbuluar nga gjina mëshkullore si qëllime, mjete ose instrumente të kontrollit, monoplit, sundimit, komplotit, shantazhit dhe manipulimit": Atëherë, gjithënjë sipas tyre, shkenca dhe politika aq sa janë çështje ose aspekte të logjikës, njohjes, përvojës dhe aftësisë, po aq janë edhe çështje ose aspekte të sistemit ose mekanizmit të autoritetit, forcës ose fuqisë materiale, ligjore, fizike (organike), politike etj.
Ndonëse, modernizmi ose postbiehorvinizmi, pos tjerash i kanë determunar, paradigmatizuar, fragmentarizuar dhe relativizuar edhe dallimet dhe pozicionet e ndryshme (metateorike, normativo-ontologjike, epistemologjiko-gneseologjike, kritkio-dialektike, materialisto-dialektike, racionale-logjike ose empiriko-pozitiviste etj.) në mes atyre që lindin, kriojinë ose prodhojnë dhe atyre që munden, dijnë dhe fitojnë.
Kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe intelegjente është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.
Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, vlerat, konkurenca dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo racë ose gjini etj.
Ky realitet është padyshim aparent, empatik dhe transparet, për sa kohë që femra (gruaja) intelektuale, profesionale ose intelegjete, jeton, punon, krijon, mendon dhe është valide, ose e barabartë dhe relevante me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombtare.
Në instancë të fundit, rrymat, tendencat ose levizjet e ndryshme feministe ose iluministe të gjinisë së bukur ose "polit të butë" i bëjnë mirë edhe popullit, shtetit, pushtetit, arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës dhe diplomacisë kosovare etj.