Kapitulimi i Kurtit, i turpshëm dhe i barasvlershëm me tradhëti kombëtare!
Atë që bëri Shtabi i Rognerit në krye me Hashim Thaçin & Kadri Veselin në vitin 1999, kur urdhëroj terheqjën "taktike" nga veriu i Mitrovicës, përkatësisht nga Veriu i Kosovës duke përligjur ndarjën e Kosovës mbi lumin Ibër, tani ne vitin 2022, këtë gjëndje po e lagalizon, kush tjetër përveq Albin Kurti, Kryemnistër i Republikës së Kosovës.
Kurti, definitivisht po dergon veriun e Kosovës drejtë shkëputjës dhe bashkimit me Serbinë, gjë që ishte edhe qëllimi strategjik & final i Serbisë hegjemoniste dhe i "Botës serbe" !
Atë që Serbia e humbi në luftën për Kosovën përballë NATO-së në fund shekullin e kaluar, e fitoi në tavolinën e Brukselit me "Zgjidhjën Europiane", përballë Qeverisë së Kosovës, alias Kryemnistrit Albin Kurti !
Marrëveshja për Marrëveshjën e vitit 2011 në Bruksel për "Lirinë e Levizjës", la jashtë këtij konteksti Veriun e Kosovës dhe pakicën serbe në Republikën e Kosovës, të cilët tanimë edhe legalisht trajtohen si qytetarë të Serbisë brënda Republikës së Kosovës, Republikë të cilën nuk e njohu kurrë Serbia, por as Albin Kurti deri erdhi n'pushtet!
Në çka Reciprocitet?
Në lirinë e levizjës, nuk kemi reciprocitet etnik, teritorial, madje as nacional-shtetëror!
I vetmi reciprocitet i arritur n'këtë "Zgjidhje Europiane" të Brukselit, është pranimi i dyanshëm i dokumenteve të identifikimit të lëshuara dhe të pranuara nga Serbia në njërën anë, përfshi këtu edhe ato për pakicën serbe n'Kosovë, dhe ato të cilat i ka lëshuar Republika e Kosovës për qytetarët lojal të saj, por jo edhe për pakicën serbe n'Veri të vendit të përqendruar në 4 komunat me shumicë serbe atje.
Kjo ishte kerkesa maksimale-kapitale e pales serbe në Dialog, dhe kjo u arrit fal "zgjuarsisë" se Kryemnistrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti !
Nga dje me Marrëveshjen e Kurti-Vuqiq, serbët e Veriut të Kosovës, janë qytetarë të Serbisë në kompenzim të asaj se Serbia "njeh" dokumentet e lëshuara në Kosovë për qytetarët lojal të saj, dhe me të njëjtat "dokumene" mund të kalojnë në teritorin e Serbisë!
Sukses se jo mahi!
Ky është kapitulim i "bardhë", i pari kapitulim i legalizuar nga ana e Kosovës përballë Serbisë armike nga ana e Kryeministrit aktual, z.Albin Kurti!
Edhe një hap në këtë sens me targat, dhe Kurti dhe Qeveria e Tij, po e "çiron" Kosovën dhe shqiptarët nga sindromi; Veriu i Kosovës !
Mospërfshirja e Kosovës Lindore, përkatësisht e qytearëve shqiptarë atje, në këtë reciprocitet-farsë të Kurtit, ka dëmtuar rëndë, jo vetëm integritetin, sovranitetin e vendit, por edhe rendin kushtetues të vendit si dhe kauzën kombëtare pamëdyshje.
Natyrisht se këtë "Zgjidhje Europiane", e pranuan dhe përshëndetën që nga DASH-i e deri të partnerët tanë Euro-përendimor, dhe s'mund të ishte ndryshe, ngase u pranua nga palët, edhe pse pala jonë pesoi fiasko duke kapituluar dhe lëshuar përtokë flamurin nacional-shtetëror të Dardanisë Antike-Kosovës!
Sot, më shumë dhe më fortë se kurrë, do dëshroja të jem gabim, dhe e verteta të jetë në anën e "Kmerit të Kuq", përkatësisht të LVV-së në pushtet në krye me Kryemnistrin Kurti, i cili po implementon Marrëveshjet të cilat i quante tradhëti kombëtare.
fb