Greva, kush do të fitojë: Albin Kurti apo Rrahman Jashari?!

Opinione

Greva, kush do të fitojë: Albin Kurti apo Rrahman Jashari?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 30 gusht 2022 Në ora: 18:31
Autori Faton Mehmeti

Ka disa ditë nga nisja e grevës në arsim nga a SBASHK-ut dhe nga BRPSK. Artikulimi i kërkesës kryesore është 100 euro derisa në miratimin e ligjit të pagave premtim i parealizuar nga qeveria, deri tani. Ndonëse u premtua miratimi i tij që në mars, jemi në fund të gushtit dhe ende asgjë konkrete, përveç premtimeve boshe.

Ndonëse protesta ka pasur edhe në të kaluarën, si asnjëherë më parë qeveria kërcënon grevistët me ndalim të pagave gjatë kohës së grevës. Sindikata duket e vendosur për vazhdimin e grevës, me vendosmërinë e njejtë qeveria vazhdon paralajmërimin "s’do të ketë paga për ata që janë në grevë". Mëria e qeverisë daton nga nënshkrimi i momeramndumit të Rrahman Jasharit me PAN-in gjatë fushatës së zgjedhjeve të 2018 me etiketimin e Jasharit "njeriu i PDK-së".

Ky i fundit thirret në emër të mbrojtës së të drejtave të punëtorëve të arismit për paga të dinjitetshme në kohën e krizës së rritjes së kostos së jetës së qytetarëve. Nw të vërtetë pjesërisht kanë tw drejt edhe qeveria edhe sindikata. S'duhet shumë zgjuarësi për të kuptuar se Rrahman Jashari është politikisht më i afërt me PDK, dhe se momerandumi në kohë fushate ka pasur ndikimin e vet. Ashtu siç është po ashtu e vërtetë nevoja për ngritje pagave, me pagat aktuale asnjë mësimdhënës nuk ia dal në fund të muajit vetëm për nevojat elementare.

Dhe po ashtu qeveria nuk e ka përmbushur premtimin për miratimin e ligjit të pagave të premtuar qysh në muajin mars. Zvarritja e miratimit të ligjit të pagave është për faj të qeverisë, jo të sindikatës, vetëm për këtë shkak, qoftë për asnjë tjetër, qeveria duhet të marr përgjegjësi. Në këtë situatë të kokëfortësisë së të dyja palëve viktima në mes është nxënësi, i cili me 1 shtator kërkon mësues në klasë. E ardhmja e shtetit është arsimi, s’ka rëndësi a fiton qeveria apo sindikata derisa nxënësit humbasin.

Albini ka synim të përçajw anëtarësinë e sindikatës për ta shëndrruar Rrahman Jasharin në "gjeneralin pa ushtri", ky i fundit beson në rezistencën e mësimdhënësve për të detyruar qeverinë në realizimin e kërkesave të tyre. Kush do të fitojë, mbetet të shihet, prap po e riktheksojë humbësi dihet: nxënësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat