Epo duam të bëhemi kombëtarë pa tryezën e brendshme shpirtërore të mbushur me moral, turp, karakter, ndërgjegje, edukatë, kulturë sjellje, besim, nder, mirësjellje, kujdes, respekt, dije, urtësi, pa këto ushqime shpirtërore jo që do dhunohen seksualisht vogëlushet 11 vjeçaret, por do bëhet dhe më keq, kështu ndodh kur gjërat e paturpshme i kapim normale e moderne e bëhemi sikur nuk ka ndodhur gjë.
Është e turpshme të përkrahet kombi pa këto ushqime vitaminoze shpirtërore.
Lëndët mësimore në shkollat nëntëvjecare duhet të zëvendësohen me këto lëndë:
-Të folurit bukur;
-Të shikuarit bukur;
- Të dëgjuarit buku;
- Të kuptuarit e dashurisë;
- Morali;
- Turpi,
- Karakteri;
- Ndërgjegja;
- Edukata;
- Kultura;
- Sinqeriteti;
- Sjellja;
- Besimi,
- Nderi;
- Mirësjellja;
- Kujdesi,
- Respekti,
- Dituria;
- Urtësia.