Një shtatori një ditë e veçantë për mua dhe për të gjithë mësimdhënsit të cilët kobtribuan në forma të ndryshme në arsimin shqip.
Sa krenar e me fat që isha pjesë dhe kontribuues i arsimit shqip në kohërat më të vështira, kur vendi kishte nevojë më së shumti për të kontribuar në ketë drejtim.
Ishin vitet e 90-ta, periudhë e errët e arsimit shqip, të gjitha shkollat ishin mbyllura nga qeveria e Beogradit, çdo gjë ishte e rrënuar.
Mirpo, idealet ishin të lartë dhe të bashkuar kur ishte në pyetje shkolla shqipe.
U detyruam të fillojmë mësimin paralel në objekte jashtë shkollore, në shtëpi private, ku një kontribut të veçantë e luajtën prindërit të cilët nuk kursyen asgjë vetëm që mësimi mos të ndërpritet.
Një veprim i prindërve por edhe i institucioneve tona, ishte një goditje e rëndë për qeverinë e Serbisë, sepse në atë kohë ishte sinqerisht vështirë të rezistosh dhe të kundërshtosh vendimet që vijnë nga pushtuesit serb.
Po e citoj një dhënje të studiuesit amerikan Bernard Fisher që thotë..."Kur shqiptarët vihen përballë rrezikut të çfarosjes apo kërcnimeve serioze atëherë aftësia e tyre për tu bashkuar dhe për të rezistuar është e jashtëzakonshme".
Kurse sot po ndodhë e kundërta nuk po mendohet për interesin e nxënësit kur dihet se shtatori është një ditë gëzimi një ditë e veçantë për fëmijtë të cilit fillojën ditën e parë në shkollë.
Fillimi i viti të ri shkollor është një ditë madhështore sepse çdo gjë ndryshon, krijohet një atmosferë ngjallërie prandaj a nuk është për të brengosur kur SBASHK në krye me z.Rrahman Jasharin, thërret në ketë ditë shtatori mësimdhënsit në grevë, çka mendoni si do të ndikoj kjo në mirëqenien e fëmijëve tanë?
I nderuar z.Jashari mos mendoni vetëm për interesat tuaja, por mendoni edhe për fëmijtë tanë sepse janë ardhmëria e këtij vendi.
Çdo ditë e më tepër vendi po boshatiset dhe shkollat po mbesin pa nxënës. Një fjalë e urtë shkolla pa nxënës është sikur mulliri pa ujë.
Tregohuni pak tolerantë dhe kujdesuni dhe respektoni fëmijtë dhe prindërit e tyre të cilët mezi sigurojnë kafshët e gojës për të ekzistuar me të vetmin synim shkollimin dhe edukimin e fëmijëve të tyre në ketë kohë pa kohë.
Kujtime për nxënësit dhe shkollën shqipe!