Disa muaj pas përfundimit të luftës së Kosovës, në qershor të vitit 1999, doktor i stomatologjisë Nevzat Emin, kërkojë punë si mjek-stomatolog në Qendrën e sotme të mjekësisë familjarë në Dragash, në kuadër të secilës funksiononte edhe reparti i stomatologjisë, ngase në kohën e okupimit serb në këtë qendër ishte vendos një drejtori e dhunshme pro – serbe, e cila nuk pranonte kuadro shqiptare-opojane, por pas luftës edhe pse kjo qendër shëndetësore me drejtori të re shqiptare, edhe pse kishin nevojë por mjek të të gjitha profileve, ngase mjekët me orientime pro-serb ikën për në Beograd ose u tërhoqën në vendbanimet e tyre, për çudi edhe në Kosovën e çliruar punësimi i dr. Nevazat Eminit u refuzua nga drejtoria e re dhe atë në mënyrë uniforme.
Shkaku i refuzimitmund të ishtese dr. Nevzat Emini para luftë ishte kryetar i LDK-së në fshatin e tij Zgatar, po ashtu edhe personi më autoritativ në terë trevën e Opojës dhe kjo dikujt i pengojë.
Dr. Nevzati i zhgënjyer tej mase nga ky refuzim i shtetit për të cilin ditë e natë punojë e veproj me tërë qenien e tij, si një aktivist i palodhshëm dhe një atdhetar i vërtet, u detyrua të hap një ordinancë private stomatologjike në fshatin Bellobrad të Opojës, pas ca kohe hapi edhe një tjetër ordinancë në qytetin e Prizrenit.
Pa ndihmën e shtetitu specializua në Ortopedinë e Nofullave, me shembulline tij personal frymëzoi edhe tre djemtë e tij, Zenunin, Mestanin dhe Besjanin që të merreshin me profesion e stomatologut.
Si specialist i ortopedisë së nofullave, gjatë karrierës së tijndoqi çdo seminar kombëtar dhe ndërkombëtar, të organizuara nga organizmat shtetërorë të stomatologëve.
Ky specialist, shpejt do të behët një ndër stomatologët më të kërkuar në rajonin e Prizrenit dhe më gjerë e sidomos në zonën e Kukësit, pritja dhe mirësjellja e tij personale dhe e tre djemve të tij, patën një ndikim të thellë, që për pacientet e tij të jetë aq i dashur dhe i kërkuar.
Thonë Zoti njeriun e drejtë e donë dhe e ndihmon që të jetë i suksesshëm, kjo më së miri shihet me rastin e këtij stomatologu - specialist.