Me verë e muzikë serbe Rama nga Beogradi kritikon Kosovën, a ki gjak shqiptari o Edi ?!

Opinione

Me verë e muzikë serbe Rama nga Beogradi kritikon Kosovën, a ki gjak shqiptari o Edi ?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 4 shtator 2022 Në ora: 15:12
Autori Faton Mehmeti

Me verë dhe muzikë serbe, Edi Rama bashkë me Vuçiqin shijuan dy ditë romantike në Beograd. Sebep u bë "Open Ballkani", siç njihet shqip “Ballkani i Hapur”. Edhe këtë radhë, Rama nuk la pa shigjetuar Kosovën për mos pjesëmarrje. Madje, marrëveshjen për njohje të dokumenteve mes Kosovës dhe Serbisë e quajti meritë të iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Madje, kryeministri shqiptar ka falënderuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pasi sipas tij, ky i fundit ka treguar qartë se është për paqe dje me gjendjen e qetë që është treguar në kufirin Kosovë-Serbi. Edi Rama ose është i shitur ose i dashuruar tek Vuçiqi, s’ka mundësi ndryshe të shtrembërojë realitetin për të lartësuar Vuçiqin, njeriun e Sheshelit dhe Millosheviqit.

Marrëveshja për dokumente është bërë e mundur fal vendosmërisë se qeverisë së Kosovës bashkë edhe me presionin amerikan. Edi Rama është munduar ta paraqes Kosovën si "delja e zezë", duke i injoruar arsyet e vërteta e që janë: Ky projekt është serbo- rus, shqiptarët nuk përfitojnë asgjë, rrezikohet ekzistenca e Kosovës, të cilën Rama e fton që të bëhet pjesë e një projekti të tillë, me Kosovën që sipas tij “arsyet e tyre (Kosovës) kundër kësaj iniciative i ka quajtur të paarsyeshme”.

E habitshme është arsyeja në të cilat Rama thirret në, të cilat ai i rendit si “lidhjet tregtare, lehtësi në kufij etj”. Pikërisht se është projekt serbo- rus, duhet thënë se Procesi i Berlinit është e vetmja rrugë për vendet e Ballkanit për paqe të qëndrueshme, inkuadrim në BE si dhe stabilitetin e përhershëm politikë. Pikërisht për këtë gjë, ish kancelarja Merkel dhe pasardhësi i saj i kanë dhënë goditjen përfundimtare një plani të marrë dhe të mbrapshtë.

Kujtojmë se nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Tre nismëtarët e “Open Balkan”, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, Aleksander Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe Zoran Zaev, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, e ideuan këtë koncept duke fshehur të vërtetën me paraqitjen "me qëllim të krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor", komplet mashtrim.

Tre nga hartuesit e saj janë mashtrues: Njëri i arratisur nga dënimi me burg, njërin e pret vjeshtë e vështirë nga protestat e opozitës, tjetri vazhdon të mbijetojë nga mashtrimet ndaj qytetarëve të vet për Kosovën. Dy të mbeturit, shpejt do përfundojnë jetën politike e bashkë me ata edhe projekti antishqiptar do të marrë fund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat