Sot askush nuk bën dicka me punë e me vepra konkrete por shumica vetëm flasin kot kinse po bëjnë dicka. Kjo është kështu sepse kur duhet të bëjnë dicka shumica e njerëzve nuk bëjnë aq shumë. Në këto kohë aktiviteti oral për gjithcka është në rritje ndërsa aktiviteti praktik është në rënie. Ka kohë që shumica e njerëzve imagjinatën mendore e kanë shumë të bujshme por veprimtarinë konkrete praktike e kanë shumë të vobekët. Kohëve të fundit edhe politika bëhet kryesisht në mënyrë orale e jo përmes zbatimit praktik të akteve, aktiviteteve dhe akcioneve që duhet të bëhen apo të premtimeve që duhet të zbatohen flas për premtimet që u jepen qytetarëve në ambientin politik nga ana e politikanëve. Politikanët oralist punët i bëjnë vetemse duke i prezentuar pretendimet kryesisht përmes fjalëve dhe atë: Ne kemi bërë dhe po bëjmë shumë aktivitete dhe punë në të mirën dhe në interesin e të gjithëve. Apo ne e kemi bërë këtë e atë punë, ne kemi bërë shumë akte dhe vepra të mira praktike ndërsa kur shihen rezultatet konkrete ato flasin se askush nuk ka bërë, të duhuren, të nevojshmen dhe te levërdishmen, gjëra këto që do të ishin në të mirën dhe në interesin e qytetarëve. Pse gjithë këto pretendime të kota të stilit që u përmendën më lartë kur nuk ka rezultate të duhura për këto qështje. Pretendimi se ne kemi bërë dhe po bëjmë shumë akte e veprime te mira porse çfar të bëhet kur ska kush i vlerson ato angazhime dhe punë tona janë fjalët e politikanëve. E këta harrojnë se qytetarët janë vlersuesit më të mirë dhe më të denjë të lëvizjeve, të angazhimeve dhe të punëve të politikaneve. Dhe nëse qytetarët thonë se nuk është bërë shumë apo dhe është bërë shumë pak për ta atëher kjo është e vërteta absolute dhe e pamohueshme. Latinët kanë thënë Vox populi vox Dei apo Zëri i popullit është zë i Perenddisë, dhe me të vërtetë kjo përher është dhe duhet të jetë kështu. Po këtu te ne nuk është aspak dhe asnjëher nuk ka qenë kështu. Në rajonin tone zëri i popullit nuk është aspak i vlefshëm e i rëndësishëm për politikanët sepse këta janë të bindur se i tillë është dhe duhet të jetë vetëmse zëri i tyre. Është bërë praktikë që qytetarët tërë kohës bombardohen me propaganda dhe me fushata të kota të politikanëve të stilit se po punojnë dhe po bëjnë shumë punë të mira e të qëlluara,nga të cilat askush nuk është anashkaluar por dhe se të gjithë duhet të jenë shumë të lumtur dhe të kënaqur nga angazhimi dhe punët e bëra prej tyre. Politikanët me këtë rast nuk kanë të ndalur duke thënë me lavd e krenari po citoj: Dëgjoni o njerëz ju duhet të jeni shumë të lumtur dhe të gëzuar se ne na keni në kierarkine më të lartë të politikës shtetrore, përndryshe po të mos ishim ne ju të gjithë punët do ti kishit katastrofë. E citova një lavd të përditshëm të politikanëve të sotëm të cilët edhe kur nuk bëjnë aq sa duhet për të miren, në levërdinë dhe në intetresin e qytetarëve të njëjtët gojën e kane plot me të bëra dhe me të arritura të shumta. Veprimtaria gojore është me e lehtë se ajo e bërjes dhe zbatimit të punëve dhe aktiviteteve konkrete në praktikën politike. Ata që bëjnë shumë punë dhe aktivitete të nevojshme dhe të leverdishme për të gjithë pjestarët e shoqerisë të njëjtët nuk kanë edhe aq shumë kohë të lirë për të folur apo për tu lëvdruar, këtë privilegj e kanë vetëmse politikanët përtac e politikanë të tillë sot ka me bollëk ndersa ata që mungojnë tani janë politikanët që punojnë dhe angazhohen shumë në politikë. Ndërsa po të bëhej dicka e duhur e nevojshme dhe e qëlluar në politike atëher të teperta do të ishin fjalët sepse për to do te flisnin vetë punët. Një fjali popullore thotē Një gjë që shihet kallauz nuk do. Prandaj politikan tē nderuar me shumë punoni e më pak flitni e levdrohuni sepse qytetarët kanë nevojë më shumë për punë dhe aktivitete konkrete e jo për fjalë e premime të kota.