Ramazan Bekteshi, pse asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në RVM-së?

Opinione

Ramazan Bekteshi, pse asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në RVM-së?

Nga: Skënder Karaçica Më: 14 shtator 2022 Në ora: 11:19
Skënder Karaçica

E lexova me kujdes shkrimin e veprimtarit shqiptar në Amerikë,Ramazan Bekteshi,,Fjalët rrënqethëse...,,për vizitën e tij në Kosovë dhe,tashti kthimi matan detit(term i De Radës,-v.j.).

Në shkrimin e tij R.Bekteshi,me emocione flet për Kosovën,që,sipas tij e paskësh lënë në duart e sigurta,por Shqipërinë si në kohën e Zogut(sic!).Tutje,veprimtari i lindur në Kërçovë e përmend Maqedoninë e Veriut,por nuk e thotë asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike,kur e kur,ende ka mbetur në amrgjinat e politikës së ditës(sic!).Mbase veprimtari ynë nga Amerika e di fare mirë se populli shqiptar,sipas aktit më të lartë juridik të Kushtetutës ka mbetur veçse pakicë kombëtare me shenjën e ,,barazisë,,(sic!)me pakicat tjera dhe,gjuha shqipe si shenjë dalluese e identitetit kombëtar (ende)nuk është bër zyrtare(sic!).

Ka ardhur koha,që bota e supërstrukturës së dijes intelektuale (shqiptare)kur shkruajnë dhe flasin,duhen të jenë më të hapur për çështjen shqiptare,sidomos nga hapësira entike në RVM-së që,ka mbetur në amrgjinat politike të klasës politike shqiptare,ndonëse shteti i Bullgarisë pakicën bullgare e bëri pjesë të Kushtetutës

(lexo:shtetformues,-v.j.)ndërsa shqiptarët mbetën veçse pakicë kombëtare qysh nga vitet 1945 e deri më sot(sic!).

Ramazan Bekteshi,e parapelqeva shkrimin me motive të mërgimit dhe brenda tij Kosova,Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut,kësaj të fundit është dashtë ,,lapsi poetik,,të jetë më i fortë,ndonëse të takon në krye të herës më zërin e arsyes:Çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në RMV-së.

Fjalët rrënqethëse...Ramazan Bekteshi për atdheun dhe,siç thotë fjala e popullit:me qajtë për atdheun dhe kombin nuk është turp(!).Mërgimtarët në Amerikë për një shekull ishin një zë u fuqishëm për lirinë e Kosovës dhe për ndryshimet demokratike në Shqipërinë tonë!

Fjalët rrënqethëse...e lanë një porosi për atdheun...!

Prishtinë,më 14 shtator 2022

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat