I tmerrshëm fakti se Ibrahim Rugova u përgjua për 20 vjet nga sigurimit i shtetit në Shqipëri

Opinione

I tmerrshëm fakti se Ibrahim Rugova u përgjua për 20 vjet nga sigurimit i shtetit në Shqipëri

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 shtator 2022 Në ora: 19:22
Autori Faton Mehmeti

Ibrahim Rugova, arkitekti i pavarësisë së Kosovës ishte shndërruar halë në sy për Serbinë dhe shërbëtorët e saj. Fatkeqësisht edhe në Shqipëri kishte njerëz që punonin për Serbinë, rrjedhimisht të tillët bënin çdo gjë që të pengonin Rugovën në misionin e tij për liri dhe pavarësi.

Në veçanti e majta shqiptare ka qenë flirtuese ndaj Beogradit, për të cilën gjë Rugova i mbante larg. E mjafta përmes sigurimit të shtetit kishte tentuar të mbante nën vëzhgim Rugovën, për të mësuar hapat e tij politikë, rrjedhimisht për ta penguar. Së fundi edhe u bë publike gjetja e dosjes së sigurimit të shtetit shqiptar në të cilën tregohet se si është përgjuar Ibrahim Rugova për 20 vjet.

Madje ishte përgjuar edhe përgjatë dy vizitave të tij që kishte realizuar në Shqipëri. Pra, Rugova i bie të jetë përgjuar që nga fillimet e karrierës së tij, e pastaj kur erdhi në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, e mbase edhe deri në përfundim të luftës.

Sigurimi i shtetit shqiptar ka qenë me punonjës të sistemit komunist, partisë së themeluar nga Beogradi, në ndjekje të përhershme të atdhetarëve shqiptarë në të dy anët e kufirit. As vet Serbia nuk e donte të vdekur Rugovën më shumë se komunistët shqiptarë, me sigurimin e shtetit të përdorur si instrument për të ndjekur Rugovën.

Jam i bindur se jo vetëm Rugova, edhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të afërt të jenë përgjuar dhe këdo që punonte në interes të Kosovës.

Edhe Adem Jashari mund të jetë përgjuar, jo rastësisht ranë në prit gjatë rrugës për Kosovës pas stërvitjeve në Shqipëri në fillim të vitit 1990-1991. Gjetjet për spiunim të Rugovës, jo si individ, por si president i Kosovës, është skandaloze dhe e turpshme për sigurimin e shtetit shqiptar, në krye të të cilis qëndronin njerëz të Partisë Punës e më vonë të Partisë Socialiste.

Sigurisht Fatos Klosi duhet të ketë më shumë informacione, edhe për ngjarje të tjera për Kosovën e që lidhen edhe me shumë vrasje të njerëzve të FARK-ut. Po ashtu edhe Fatosi tjetër, ish kryeministri Nano ka informacione, e të dy bashkë duhet të merren në pyetje për të treguar për shumë ngjarje enigmatike, si dhe zbërthimi i enigmës tjetër: pse u spiunua Ibrahim Rugova?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat