Kosova me ndarje në dy pjesë, të Mitrovicës.
Kosova me hajni, nga HAJNAT.
Kosova me mashtrime, nga mashtruesit!
Kosova me institucione të mbushura me mësimdhënës analfabet të ardhur, nga fshatrat n‘sheher.
Kosova me nepotizëm, nga të punësuarit familjar dhe grupe të interesit.
Kosova me fëmijë të dhunuar.
Kosova me fëmijë të droguar.
Kosova me arsim, qëllimisht të shkatërruar.
Kosova me shëndetësi ku detyrimisht, pacientët duhet me tregu dhe jo me u shëru.
Kosova me drejtësi, vetëm për pareli.
Kosova me ikje, thuajse të përditshme.
Kosova me vrasje të pazbuluara.
Kosova me fshehje të veprave penale në institucionet gjegjëse, të shkaktuara nga kriminelët.
Kosova me interesgji dhe shitje - blerje të votave, nga të paskrupullit.
Kosova me koalicione të subjekteve politike, vetëm për ndarje dhe përfitim nga buxheti i shtetit.
Kosova me ligjvënës, adoleshent dhe me budallallëqe të shpërfaqur në Parlament.
Kosova në përkrahje të budallaçkave dhe budallenjve.
Kosova me hajna, mashtrues, budallenj të votuar.
Kosova me nëpunës, lëre që s’dinë kompjuterin me e përdor, mirëpo bëjnë një orë, derisa një dokument e ofrojnë - lëshojnë.
Kosova me spiun të shitur e të stërshitur.
Kosova me komunikacion Kaos.
Kosova e gjakosur!
Kosova e dërrmuar shpirtërisht!
Kosova e mjerë!
Kjo është Kosova jonë e dashur, tash e 22 vjet dhe ky është një realitet.