Kryeministri Rama dëmton Kosovën edhe në Këshillin e Europës

Opinione

Kryeministri Rama dëmton Kosovën edhe në Këshillin e Europës

Nga: Zija Lleshi Më: 13 tetor 2022 Në ora: 17:26
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk mbeti pa na zhgënjyer përsëri kur flet për Kosovën. Në Këshillin Parlamentar të Europës, para tri dite, ku nga të tjerët dëgjohenin zëra në favor të Kosovës, Kryeministri Rama flet në kundërshtim me të vërtetën dhe kundër interesit të Kosovës kur i krahason nismat Procesi i Berlinit (PB) dhe Ballkani i Hapur (BH).“Ballkani i Hapur dhe procesi i Berlinit nuk e përjashtojnë njëri tjetrin. Ballkani I Hapur nuk do të ekzistonte pa procesin e Berlinit, dhe e kundërta. Dhe sa për ta ditur, në këtë pikë, kam të njëjtin mendim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic dhe nuk kam të njëjtin mendim mekryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Kështu funksionon ka të bëjë me bindjen dhe të vërtetën jo me ngjyrat dhe skuadrat.”, shprehet Rama.

Sipas Ramës, pra, këto dy nisma “nuk përjashtojnë njëra tjetrën”. Ndërkaq dihet se Ballkani i hapur në postulatin e parë të vedit e parashef Kosovën si pjesë integrale të Serbisë. Ndërkaq Procesi i Berlinit  e konsideron Kosovën si shtet të pavarur dhe suveren. Përjashtimi i këtyre proceseve në këtë segment, pra,kuptohet nuk ka si të duket më i kundërt dhe më i dukshëm. Dihet poashtu fakti se sipas vlerësimeve të ndërkombëtarëve BH e minon PB, kurse Rama shtirrët se nuk dallon ngjyrën e zezë nga ngjyra e bardhë.

Kryeministri Rama në vazhdim deklaron se Ballkani I Hapur nuk do të ekzistonte pa procesin e Berlinit, dhe e kundërta”. Shiquar hronologjikisht, Procesi i Berlinit është më i herëshëm dhe ai ka ekzistuar para nismës tjetër, para BH, dhe kur kjoe dyta akoma nuk ka ekzistuar. Prandaj këtu Rama gabon thellësisht në lidhjën e domosdoshme ekzistenciale të tyre sepse kur njëra ka ekzistuar tjetra nuk ka ekzistuar fare. Por, kuptohet se,  kryeministri Rama ka plotësisht të drejtë kur thot se “Ballkani I Hapur nuk do të ekzistonte pa procesin e Berlinit” sepse BH,si alternativë e re dhe substituent i PB, është përgjigje dhe revidim i PB i cili i ka paraprijë dhe BH me nguti ka për qellim t ´i kundërvihet Procesit Berlinit, ta revidojë atë në atë pikë,  dhe ta sistemojë Kosovën si pjesë integrale të Serbisë,që është për Serbinë pika qendrore, kryetema dhe kryecështja e të gjitha cështjeve në ato dy nisma.

Kryeministri Rama në bindjën dhe në në daltonizmin e tij nuk dallon fare atë kontrast ”ngjyrash”  të Kosovës së pavarur dhe suverene në PB në njërën anë, dhe në anën tjetër pretendimin e BH për Kosovën si pjesë integrale të Serbisë. Dhe, lidhur me këtë dhe që të mos ketë fare dilema, Rama na vë në dijeni theksueshëm dhe në mënyrë të prerë e eksplicite pikën e vecuar të tij për të cilën ka“të njëjtin mendim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic dhe nuk kam të njëjtin mendim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”.

Kryeministri Rama jo vetëm që nuk e kundërshton atë mohim të pavarësisë së Kosovës në nismëm BH  (si obligim ligjor e kryeministror i shtetit Shqipërisë e cila e ka pranuar pavarësinë e Kosovës) por edhe e aprovon dhe madje-madje e propagandon fuqishëm BH.

Kështu keqtrajtohet thelbi i problemit dhe poashtu Serbia frymëzohet  dhe inkurajohet kurse botës i dërgohen mesazhe për cnjohje të reja.Propaganda e Serbisëashtu do të vazhdojë kundër pavarësisë së Kosovës dhe në përkrahje nga Edi Rama.

Edi Rama në vazhdimësi e fton dhe e sfidon Albinin që të vetëdëmtohet, të  vetshëmtohet e të daltonizohet në mënyrë që fare mos të dallojë ato “ngjyra”, e për tëia bërë qejfin Vuciqit sakrifikon interesine Kosovës.Albin Kurti, qoftë dikur herët si i burgosur e i torturuar politik, qoftë si student i shkëlqyer e më pastaj si inxhinjer i diplomuar, e mbi të gjitha sot si Kryeminstër i Kosovës , aii dallon dhe i nyanson shumë mirë ato ngjyra  e frekuenca të spektrit të valëve elektromanjetike gjegjëse në kontekstin politik,  që vijnë nga cilado “skuadër” , repart apo formacion politik, apo edhe nga vetë Rama.

Edhe kësaj here humbës janë edhe Kosova edhe Shqipëria por tërë përgjegjësinë për këtë, kuptohet, përgjithmonë e mbanë Rama dhe Shqipëria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat