Kush po tenton t’i bie “thikë pas shpine” LDK-së?

Opinione

Kush po tenton t’i bie “thikë pas shpine” LDK-së?

Hasan Qyqalla Nga Hasan Qyqalla Më 25 tetor 2022 Në ora: 13:52
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e parë pas rënjes së sistemit monist të asaj kohe. Nuk do të ndalem më gjatë, mbase rrjedhat kronologjike të LDK-së, gjer në ditët e sotme janë të njohura për opinionin e gjërë. Pas vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim RUGOVËS, pati batica e zbatica të theksuara, por që sfidoi çdo vështirësi në kohë. Shih për këtë, edhe këto ditë, pas zgjedhjes së Kryetarit të ri z. Lumir Abdixhiku, në formën më demokratike të mundshme (me vota të fshehta), filloi një riformatizim i ri me shtrirje të gjërë, duke eksploruar edhe përsonalitete nga bota e emigracionit shqiptar, spektër i veçantë i vizionit të Presidentit Rugova. Qasja institucionale dhe afria e komunikimi me mërgimtarët bëri bujë të madhe, veçanërisht tek gjeneratat e reja, ku u pritën në mënyrë madhështore strukturat udhëheqëse të LKD-së, në krye me kryetarin Abdixhiku. Kjo ringritje e dukshme për një kohë të shkurtë, bëri bujë të madhe, mbase parametrat e tregojnë një gjë të tillë. Bile pas zhgënjimit të thellë me “Qeverinë e shpresës” aktualisht, të vetmen “dritë në fund të tunelit”, popullata po e sheh me vizionin Rugovian, filozofinë pragmatike (programore) të klasës elitare akademike të LDK-së. Brenda saj, reflekton kohezioni demokratik duke e kultivuar e trasuar ate në drejtim akoma më të avansuar properëndimor. Fundja, ajo ishte dhe mbeti platforma filozofike e shtetndërtimit të Presidentit Dr. Rugovës, pra miqësia e përhershme me SHBA-të, integrimi në BE dhe integrimet Euro-Atlantike perëndimore. Atëherë shtrohet pyetja vetëvetiu:

-Kush po tenton t’i bie “thikë pas shpine” LDK-së?! Përse gjithë ky agravim, kundër LDK-së dhe strukturave udhëheqëse të saj!?

Për fat të keq del ndonjë që e mbushë gojën me “karamele Rugoviane”, ndërkaq kush ia mbushë mendjen apo xhepin, këtë nuk dij kush e stimulon. Për më keq e degradon veten dhe begraundin që bartë mbi supet e veta gjithnjë në favor e nën ombrellën e LDK-së. Bile shkon edhe më largë, duke konstatuar se “pentagrami” politik nuk është i akorduar me “nota” hierarkie por rezulton si një “kor bretkocash”, që lenë të nënkuptohet si “orkestër pa dirigjues”! Konstatim i “paparë” aaa...?!

Ndërkaq, vlerësimin e nxjerrë sipas ekuacioneve me metodat e “PAN-it” por me teoremë prej “demokrati” të klanit “Pronto”! Shih për këtë, “Rugovisti i betuar” vihet në siklet, ose nga ethet e pritjes për ndonjë post të lartë ose nga mosarritje e zbërthimit të definicionit mes shprehjeve “Qeveri” dhe “Qeverisje”. Andaj, (edhe pse nuk jam zëdhënës i LDK-së, as këshilltar politik a mediatik i Kryetarit Abdixhiku), ju sqaroj se Kryetari Abdixhiku dhe strukturat e larta partiake të LDK-së, kurrë nuk e zënë në gojë “Qeverinë Kurti” as që merren me te fare. Ata si opozitë konstruktive që janë, përcjellin, vezhgojnë dhe vlerësojnë “Qeverisjen e Kabinetit Kurti”, e që kurrë s’kemi pasë qeverisje më të dobët që nga paslufta e Kosovës. Shih për këtë, LDK-ja e as organet udhëheqëse, kurrë s’i ka ndaluar anëtarët e vet të dalin në intervista, debate apo pronocime mediatike. Konstatim nga përvoja përsonale kur isha edhe njëri nga kandidatët në zgjedhjet e fundit Parlamentare.

Demokracia zhvillohet nga brenda, përvojë kjo e mjaftueshme në kohë dhe shtrirje në taborrin e LDK-së. Ndaj, edhe opinionet, vlerësimet apo konstatimet e fundit të Liderit Abdixhiku, z. Lutfi Haziri, z. Hikmete Bajrami, z. Rrezarta Krasniqi, z. Avdulla Hoti, z. Arben Gashi, z. Shala apo z.Zemaj, qoftë për grevat në arsim, bisedimet me qeverine serbe apo qeverisjen në përgjithësi, tregojnë se kultivohet demokracia përkatësisht qasja ndryshe. Secili mbanë përgjegjësi individuale për opinionin e shprehur. “Mania apo defekti” i LDK-së është që nuk përdorë politika ndëshkuese e as përjashtuese deri sa individi nuk bie ndesh me platformën e programit, normativin apo statutin e së djathtës, pra LDK-së! Kursehuni me leksionet majtiste, mos e lodhni veten për ta kontaminuar fushën e blertë të LDK-së, me ideologji utopike. Ajo s’ka të ndalur tani më, siç thot edhe “barometri” i vullnetit të popullatës së gjërë. Nuk arrini dot të ngritni nivelin e “analfabetëve funksional”! Arritjet e Lidhjes Demokratike me në krye z. Lumir Abdixhiku, janë vetëm nismat e para të një reforme produktive kombëtare e shtetërore.

Krejt për fund një gjë dij të them, se simbolet e LDK-së e as Presidentin Rugova askush s’mund t’i palos si faculetë në xhep apo t’i përvetësoj. Lidhja Demokratike e Kosovës identifikohet me vet lirinë e shtetit të Kosovës, simbolet e LDK-së qëndrojnë në kalanë rugoviane, deri sa të intensifikohen, zyrtarizohen e të jetësohen si shtetërore, si p.sh.: himni, flamuri dhe FARK-u. Të diturit thonë: “I mençuri mëson nga gabimet e huaja (tjetrit), ndërkaq budallai mëson nga gabimet e veta”... Zgjedh e merr, më të mirën për kombin shtetin dhe LDK-në, si pjesë e saj (që të njohim) e që deklarohesh në opinon edhe vetë, e në anën tjetër i fut “thikë pas shpine”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat