Plagjiatorët nuk e kanë vendin në Universitet

Opinione

Plagjiatorët nuk e kanë vendin në Universitet

Nga: Adem Bytyçi Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 12:37
Adem Bytyçi

Një universitet i cili mban në gjirin e vet profesor plagjiatorë, i vënë në dyshim edhe diplomatë e stdutentëve të cilët dijen e fitojnë me meritë.

Madje është fyrje për atë elektoratë, deputetët e të cilit të akuzuar për plagjiaturë i përfaqësojnë në Parlament.

Plagjiatorët jo vetëm që duhet të largohen nga univerisiteti, por kërkohet edhe të dënohen për vjedhje të diturisë!

Mirëpo për nivelin e vetëdijes kombëtare dhe politike shembujt e tillë destruktiv në vendin tonë janë shndërruar në një konstante shih për këtë: Rektorët më të aftë të cilët kërkojnë cilësi në studime, por nuk janë të dëgjushëm të politikës, politika i shkarkon, rast eklatant është shkarkkmi i rektorit aktual dhe dikur të z.Zejnullahu.

Përderisa politika influencon në autonomin e universitetit dhe në institucionet e arsimit në Kosovë, kurrë nuk do të kemi dije shkencore të parametrave Evropian dhe botëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat