Në Romën e lashtë përmes kësaj fjale «Abrakadabra» sikur janë shëruar njrëzit me disa sëmundje, apo dhimbje e ethe, prandaj edhe kryeministri Albin Kurti, dhe qeveria e shtetit të Kosovës, po kërkon që disa sëmundje të vjetra që ekzitojnë që nga koha e Millosheviqit, duhet në një mënyrë të kurohen, sepse simptomat e tyre paraqesin gjithmonë indikacione shqetësusese dhe janë të rrezikshme për shëndetin e kësaj shoqërie njerëzore.
Dhe në kuptimin e kësaj fjale - shteti dhe qeveria e Kosovës, po bëJnë përpjekje që t’i afrohemi gjithnjë e më tepër një gjendje në të cilën marrëdhëniet politike e shoqërore ndërfqinjësore të acaruara deri më tani me Serbinë, do duhej të marrin kuptimin e ndërtimit të paqës, duke marrë parasysh se asnjë grup apo etni e veçantë njerëzore nuk mund të ketë një begati të vërtetë dhe të qëndrueshme nëse gjendja e përgjithshme nuk është e qetë e paqësore.
Imazhi i qeverisë së Kosovës, në këtë përmbajtje të tillë po keqkuptohet, jo vetëm nga pala serbe, por edhe nga pala e ndërkombëtareve edhe pse qeveria e Kosovës, po i kryen vetëm obligimet e veta ligjore me implentimin e marrëveshjeve të saj me palën serbe të nënshkruara në Bruksel, elementet e sëcilës po i vënë në praktikë dhe nën zotërimin e vet, si shtet sovran e demokratik.
Ndërsa Serbia dhe pala serbe, tani çështjen e targave e trajton si diçka absurde, thua se për një çështje të tillë nuk është negociuar fare deri më tani, duke i konsideruar targat e falsifikuara serbe, si të ligjshme dhe të pa prekshme, kur dihet se ato tagra janë të një periudhe të kaluar të Millosheviqit, që shteti serb i lëshon nga Serbia, në mënyrë të paligjshme edhe sot, përdorimi i të cilave nuk është i drejtë dhe i lejuar për asnjë qytetar në Kosovë.
Këto konceptime të Serbisë dhe Vuçiqit, janë shumë shqetësuese, duke e ngritë në këmbë tërë Bashkësinë Ndërkombëtare, për një çështje të cilën edhe vetë e ka nënshkruar qeveria e Serbisë, në Bruksel, dhe tani e lë fajtore qeverinë dhe shtetin e Kosovës, si një ngjarje e cila po përsëritet në mënyrë të vazhdueshme dhe që gjason me diçka që nuk përplotësohet në mes këtyre dy poleve edhe pse në këto marrëveshjeve si ndërmjetësuese në mes palëve është BE-ja.
Në një mënyrë Kosova dhe shteti i saj, i merr mbi vete përgjegjësitë që i takojnë, e cila në asnjë formë nuk është e drejtuar kundër një etnie të caktuar në shtetin e vet, por edhe as kundër etnisë serbe, që janë qytetarë të Kosovës, të cilët po udhëzohen nga Beogradi dhe Vuçiqi, që mos ti zbatojnë dhe përfillin ligjet e shtetit dhe Kushtetutës së Kosovës, si edhe në këtë rast, duke e kundërshtuar konveritmin e targave reale në RKS.
Kritikat dhe vërejtjet janë nga anë të ndryshme në drejtim të kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij, si edhe nga SHBA-të, të cilët duhet ti marrim në konsideratë si këshilla miqësore, mirëpo sikur nuk po llogaritet se këtu bëhët fjalë për dredhitë e politikës djallëzore serbe, pastaj më pas këto kamuflohen dhe marrin jehonë e njëkohësisht me plot rrjedhoja e pasoja, të cilat po i vuan pa të drejtë popullata shqiptare kosovare dhe shteti i Kosovës, i cili po vonohet në një mënyrë në proceset tjera më të rëndësishme, duke u marrë me disa elemente që janë jo edhe aq qenësore, sikur është edhe çështja e konvertimit të tagrave në këto momente.
A i merr parasysh bota demokratike edhe veprimet e Vuçiqit, i cili po e alarmon tërë Bashkësinë Ndërkombëtare, sa herë që ka të bëjë me përmbushjen e obligimeve të marrëveshjeve me Kosovën, sikur në këtë rast, tagrat e falsifkuarame të qytetarëve serb të konvertohen në tagra reale, apo në RKS, dhe anasjelltas, një gjë të tillë, të cilën edhe ai vetë nuk do e kishte lejuar në shtetin e vet serb, për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
A e merr parasysh bota demokratike, në këtë rast edhe Bashkësia Ndërkombëtare, se sa herë ka tensione, që i referohen mos-marrëveshjeve në mes palës serbe dhe shqiptare, Vuçiqi, organizon dhe jap urdhëra ushtrisë serbe, të lëvizin me forcat e tyre përgjatë kufirit me Kosovën, sikur edhe këto ditë përshkak të tensioneve për tagra, me tanke luftarake dhe me Mig 29, ekspozon forcat e veta, në shenjë kërcënimi ndaj shtetit të Kosovës.
Qeveria Kurti, por edhe qeveritë e mëhershme kurrnjëherë nuk janë në kundështim me këshillat dhe sugjerimet e Bashkësisë Ndërkombëtare, në veçanti me SHBA-të, si dhe aleatët e saj, sikur që janë, Gjermania, Britania e Madhe dhe të tjera, por të mirren parasysh edhe të drejtat e arsyeshme të popullit të Kosovës, të cilët po ballafaqohen edhe sot e kësaj dite për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e vet ligjor të lirë dhe demokratik, dhe duke i pranuar këto fakte, dukuria e këtij shteti do e merr edhe peshën e vet të merituar si shtet i vërtetë dhe paqësor.