Dy fjalë në veten e parë!

Opinione

Dy fjalë në veten e parë!

Nga: Florim Zeqa Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 07:27
Florim Zeqa

Punën time prej analisti dhe gazetari e bëjë me dashuri dhe pasion, pa asnjë lloj interesi apo kompensimi material. Shkrimet nuk i bëjë për klikime dhe as për përfitime materiale, nuk i bëjë as për anim apo linçim politik të askujt. Thjesht janë shkrime që kanë për qëllim sensibilizimin e qytetarëve (bashkatdhetarëve) për arritjen e ndryshimeve pozitive.

Më pëlqejnë sfidat dhe krikikat e argumentuara

Nuk është aspak punë e lehtë të godasësh cakun nga largësia, por “shigjetari” i mirë këtë e do, i do sfidat dhe surprizat edhe atëherë kur nuk e shijon gjahun e tij!

Ashtu siq e ceka në fillim të këtij shkrimi, synim imi nuk është përfitimi material, por është satisfaksioni moral që për çdo ditë më vjen nga lexuesit e rregullt. Satisfaksioni moral nuk vjen vetëm nga vlerësimet pozitive, por edhe kritikat e shëndosha dhe qëllimira të lexuesve.

Dëshprimi (nëse mund ta quaj ashtu) më i madh më vjen nga ata që komentojnë vetëm nga titulli pa e lexuar fare shkrimin. Në momentin që i sugjerojë që ta lexojnë shkrimin në tërësi, pason kërkimfalja nga lexuesi.

Këtë aspekt mjaft të rëndësishëm e ceka për faktin se pas ndaljes së gazetave të shkruara dhe me zhvillimin e hovshëm teknologjik, dinamika e ngjarjeve në rrjetet sociale dhe internet në përgjithësi është aq e madhe saqë njerëzit mundohen që në një minutë të informohen për çdo gjë dhe për gjithçka!

Lexuesit janë shpirti, janë motivi dhe inspirimi im

Sikur të ishin shkrimet cak i përfitimit, do ta përdorja më shumë fantazinë sesa realitetin, por në shkrimet mundohem të jemë sa më afër reales dhe të vërtetës në trajtimin e ngjarjeve dhe zhvillimeve politike në vend.

Prandaj, asnjëherë titulli nuk e ka për qëllim tërheqjen e lexuesit, por e paraqet përmbajtjen dhe esencën e shkrimit. Në secilin shkrim mundohem t’i bëjë të qartë lexuesit, që ai më lehtë ta bëjë dallimin mes zhvillimit të ngjarjes dhe interpretimit tim.

Mundohem të bëhen forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i i ndryshimeve të pëgjithshme shoqërore, e jo të mbetëm zë i pakicës, por të shëndrrohem në zë plural duke i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im!

Lexuesit janë shpirti, janë motivi dhe inspirimi, janë qëllimi dhe caku final, janë shpërblimi dhe satisfaksioni më i madh i punës time publicistike.

Sikurse në fillim të krijimtarisë time, edhe tani pas mijëra shkrimeve dhe gjasht librave të botuar nuk i kam vu cak vetes. Do të vazhdojë të shkruaj derisa të më punon mendja dhe zemra për kombin dhe vendin tim të shenjt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat