Jemi në fillim të javës së tretë të vendosjes së barrikadave në veri të vendit nga huliganët serb. Në shenjë proteste për arrestimin e një serbi, ish polic i akuzuar për sulm ndaj zyrtarëve të KQZ-së dhe policisë së Kosovës. Është e papranueshme vazhdimi i kësaj gjendje surreale, nga disa banditë të dorëzohet komplet KFOR-i, pa qenë më gjendje t'i largojë.
Në vend të reagimit të forcës nga KFOR-i pretendojnë në zgjidhjen e saj me dialog. Në kundërshtim me vlerat e saj, të shteteve që përbëjnë forcat ndërkombëtare në Kosovë me parimin " nuk negociojmë me terroristë", në vendet e tyre nuk negociokan me terroristë e në Kosovë po, standard i dyfishtë. Nuk negociohet me terroristë askund në botë, me ata që bllokojnë rrugët në pengim të zbatimit në ligjit vetëm forca kryen punë.
Nëse KFOR-i mendon të arrijë marrëveshje me banditët serb, vetëm sa do i trimërojë duke i bërë faktorë banditët, e papranueshme. Sa më shumë të zgjat kontrollimi i veriut nga bandat aq më shumë do të trimërohen, shtohen e për rrjedhojë edhe do të minimizojnë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj. KFOR s’duhet të lejojë asgjë, vetëm forca i detyron serbët të zmbrapsen.
Faktori ndërkombëtarë në krye me SHBA besoj të kenë kuptuar përdorimi i barrikadave nga Vuçiqi për presion për formimin e asociacionit. Kështu që, ligji në veri të funksionojë bashkë me forcën. Tani është koha për t'i dhënë goditje të fortë lojërave të Vuçiqit dhe banditëve të tij në veri, ndryshe mision i NATO-s dhe KFOR-it për të siguruar sovranitetin në të gjithë vendit dështon.
Institucionet e Kosovës në anën tjetër të jenë më të zëshëm ndaj gjendjes në veri, të paralajmërojnë se do të ndërhyjë për të larguar barrikadat nëse KFOR-i nuk e bën një gjë të tillë, dikush duhet t'u tregojë banditëve se s’mund të veprojnë si të duan. Mos të humbet kohë...tani është koha, banditët s'mund të bëjnë ligjin.