17 ditë qysh së strukturat kriminale serbe po qëndrojnë në barrikadat e tyre në veri te vendit. Ata po kërkojë lirimin e tre kriminelëve të arrestuar serbë. Këto struktura kriminale duke e pa që KFOR dh EULEX , ende nuk janë vu në veprim për heqjen e barrikadave të ndarjes së veriut nga jugu, po i shtojnë kërkesat e tyre. Kane kërkuar të tërhiqen forcat tona speciale, dhe të hiqet gjoja lista e formuar për burgosje të serbeve. Paralelisht me këto kërkesa të cilat janë të pa pranueshme për Kosovën, ata kanë shtënë me armë zjarri afër strukturës të KFOR-it në Zubin Potok.
Kësaj valleje të krimineleve serbe të grumbulluar në barrikada po iu prin, Goran Rakiq. Ne anën tjetër Vuçiqi dhe Bernabiqi më kreun ushtarak gjeneral, Milan Moisilloviq , po dërgojnë porosi lufte me koncentrimin e forcave ushtarake përgjatë vijës kufitare më Kosovën. Dhe, për çudi nuk kemi reagime nga BE-ja, për zhvillimet më të fundit atje. Është pritur reagim shumë më i hershem dhe me i fortë i KFOR-it dhe EULEX-it, për dalje nga një situatë e tillë lufte, por kjo ende nuk po ndodhë.
Provokimet e tilla të strukturave kriminale dhe të paramilitarëve rus, të ndihmuar nga pushtetet e Beogradit dhe të Moskës, tashmë kanë arritur kulmin. Nëse vazhdohet të tolerohet gjendja as e luftës dhe as e paqes ne veri, Serbia do të yshtet edhe më shumë duke provokuar për ndërhyrje direkte ushtarake, çka është synim i kamotshëm , për të grabitur pasurinë më të madhe nëntokësore që gjendet në Kosovë.
Heshtja e ndërkombëtarëve nuk është paralajmërim i mirë…! Por, që Kosova nuk guxon të heshtë në pafundësi karshi provokimeve të rënda me barrikada dhe incidenteve të rrezikshme me armë të zjarrit të kriminelëve serb.