Pasardhësit e kriminelit Milosevic: Vuçiq, Daçiq, Bërnabiç – ka, Vulin etj. po qesin tym e flakë nga goja, por edhe nga të gjitha pjesët.
Qeveria e Kosovës me mos intervenimin e saj për largimin e barrikadave, nuk po jep shkas për konflikt.
As KFOR – i nuk po ndërmerr asgjë. Ne kemi hyrë në barrikada dhe kemi mbetur në to. Me hyrë kemi hyrë, jemi ngulur në to, por tash si të dalim prej tyre.
Rusia dhe Putini po na bëjnë presion që të hyjmë në konflikt me NATON, por a na e mbanë. Me hyrë, hynë lehtë, po si del pastaj.
Ambasadori i Rusisë në Beograd zoti Grenell, po ashtu po flet dhe po e akuzon Kurtin për sulm ndaj serbëve të veriut, por po e quajnë gënjeshtar.
Barrikadat vetëm po vijnë duke u shtuar. Rreziku është se ne nuk po ia arrijmë qëllimit tonë, për ndarjen e Kosovës. Po na demaskojnë gjithnjë e më shumë se qëllimin e kishim, për kundërshtimin e planit franko – gjerman.
Ditët po kalojnë dhe shenjat nuk po duken të mira. Ushtrinë e dërguam afër kufirit. Tytat e topave i drejtuam drejt Kosovës, po a guxojmë t´i shkrepim? Kjo është pyetje e vështirë, që do të na shtyjë në vetëvrasje.
SHBA, EU dhe perëndimi po heshtin. Asnjë iniciativë nuk po rrjedh nga askush. Ne si gjithherë e bëmë mut, po si ta hamë tash atë që vetë e bëmë. Nuk paska më keq.
Ne llogaritëm që Kurti me rrëmbim do të tentonte t´i largonte barrikadat dhe do të ngulej në to, po ai nuk veproi ashtu.
Këtë barrë si duket ia ka ngarkuar KFOR – it. Bota tash i ka drejtuar sytë në ne, se kur do të fillojmë me sulmin. Mediat tash kanë filluar të raportojnë drejtpërdrejtë nga barrikadat. Por çka më detyroi mua të deklarohem, më mirë të më vrasin mua, se ta tradhtoi popullin.
Tash as nuk jam i zoti të jap urdhër për sulmin, e as të nisem në vijën e parë. Ç´më shtyri të thosha diçka të tillë, kur të gjithë do të më kuptojnë se po ia futi kot.
Ta urdhëroi Vulin – in që t´ia mësyj Kosovës, ndoshta në fund atë dhe Daçiqin do t´i kërkonte Haga, e unë do të shpëtoja, po s´ka siguri.
Edhe Miloseviçi deklaronte se nuk është përgjegjës, po nuk e pyeste kush. Ekziston frika se Haga do të më kërkonte vetëm mua si president, duke ma ngarkuar të tërë barrën e përgjegjësisë.
Këto gjëra po më zmbrapsin. Çdo do të ndodhte me mua, po të më fusnin në të njëjtën vetmi ku kishte qenë edhe Miloseviçi. Kjo nuk durohet. Apo të jem afër të akuzuarëve nga Kosova. Fatkeqësi më të madhe për mua nuk mund të kishte.
Nuk kam shumë kohë. Duhet të mendoi se si të dal nga kjo gjendje, në të cilën e kam futur vetveten, përndryshe Haga do të më organizonte pritje me ceremoni.