Në një vjetorin e shkuarjes në amshim të Hysni Sylës

Opinione

Në një vjetorin e shkuarjes në amshim të Hysni Sylës

Nga: Halit Barani Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:07
Halit Barani, Fetah Bahtiri

Sot, më 5 janar 2023, në një vjetorin e shkuarjes në amshim të mikut tonë, Hysni Syla, mësimdhënës i dalluar, njëri ndër gazetarët më të mirë, veprimtar në fushën e kulturës, autor monografish dhe qindra e mijëra shkrimeve të tjera, nëpunës shumëvjeçar në Kuvendin Komunal në Mitrovicë, drejtor në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, zëdhënës komunal etj.

Më prof. Fetah Bahtirin në shenjë kujtimi u ulem në një tavolin ku jo rrallë jemi ulur me të ndjerin, mbushëm tri gota... dhe njërën e lam pranë karrigës ku zakonisht ulej Hysniu, por, sot edhe pse nuk ishte fizikisht në mesin tonë, ai jeton shpirtërisht me ne, me veprat dhe miqësin tonë...

Krenar qe patëm fatin të ndajmë së bashku periudha të rëndësishme të jetës. I përjetshëm do të jetë kujtimi për mikun tonë !

Hysni Syla ka qenë gazetar shumë vjeçar i gazetes Bota Sot.

Image
Hysni Syla
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat