Vuçiqi, Putinit: Anonymous – at i kam në shpinë!

Opinione

Vuçiqi, Putinit: Anonymous – at i kam në shpinë!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:35
Autori Sherif Ramabaja

Këtë se kisha menduar kurrë. Unë luftoja për të drejtat e popullit tim në Veri të Kosovës, kurse një grup fantazmash nga gjithësia, më akuzojnë si kukull e Putinit. Unë i përkraha barrikadat si protestë legjitime. Me mua u solidarizuan që të gjithë duke filluar nga opozita e Kosovës, EU, perëndimi e për çudi edhe përfaqësuesit e SHBA zoti Grenell për të cilin nuk dyshoja, por dhe zoti Hill për të cilin mbeta i befasuar.

Unë me një taktikë të zhdërvjelltë i dërgova milicinë, ushtrinë, paraushtarakët, por më akuzuan se i dërgova nacionalistët që ishin të gatshëm të pinin gjak shqiptari, pastaj grupet terroriste Wagner dhe Ujqit e Natës nga Rusia por shkuan edhe më larg: doja të rekrutoja serb nga Kroacia, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi si dhe ti liroja kriminelët nga burgjet që ti dërgoja për të luftuar në Kosovë etj.

 Të gjitha këto janë vetëm përralla të cilat mi mveshin shqiptarët, po unë nuk e kisha plan të ndezja luftë. Kjo doktrinë përdoret për ta frikësuar kundërshtarin dhe nuk përjashtohen në asnjë rast. Pra gjithçka që veproja, ishte e lejuar dhe kishte një domethënie.

Unë kam premtuar se do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur popullin tim. Tash nuk po mund t´i kuptoj disa gjëra. Pa prit e pa kujtuar mu shfaq një grup fantazmë që veten po e quante Anonymous, të cilët duan të më shpallin luftë.

Unë kam deklaruar se jam për paqe dhe nuk dua luftë, kurse ata më akuzojnë dhe më kanë emëruar si kukull e Putinit. Pse ? Nuk i kuptoi as unë. Unë të gjithëve ua kam sqaruar se ne kemi lidhje kulturore e shpirtërore me popullin rus. Pra ne jemi vëllezër dhe të vëllazëruar. Rusia është shteti më këmbëngulës dhe me të gjitha forcat na ndihmon, që të luftojmë deri në fund për Kosovën.

Të më quajnë kukull vetëm pse nuk i vura sanksione Rusisë, besoj nuk ka arsye t´ua shpjegoi edhe njëherë këtë, kur disa herë dhe rregullisht miku im Rama këtë ua ka sqaruar.

Unë këtij grupi fantazmë kur mu kërcënuan herën e parë ua postova një foto me dy qenë të bardhë dhe të bukur, si shenjë që jam humanist dhe i dua kafshët, që kjo respektohet në perëndim, por ata vazhduan prapë të më akuzojnë si luftënxitës.

Tash nga kush të kërkoi ndihmë unë për këtë luftë të pa shpallur nga ta. Ma sulmuan faqen e ushtrisë që të mi nxjerrin sekretet ushtarake, pastaj më pas edhe faqen time zyrtare duke më lënë edhe mesazh, nëse donë luftë ne jemi të gatshëm. Dhe për kënd, për Kosovën. Unë Albin Kurtin e quajta terrorist, po unë nuk besoja se Kurti është i lidhur edhe me grupe fantazma nga gjithësia.

Unë që nga fillimi e kam akuzuar Kurtin, po askush nuk mi merrte seriozisht dëshmitë. Tash ku janë EU, SHBA, NATO, perëndimi, Borrell dhe Lajçak.

Tash nuk mund të thonë që Kurti nuk është i lidhur edhe me këtë grup fantazmë nga gjithësia. Kurti mund ta quaj këtë: se foli edhe vetë zoti, po me këtë duhet të merret bashkësia ndërkombëtare.

Unë për këtë do t´i ankohem edhe Putinit, po si është ai duke pësuar në luftë, ku me qindra ushtarë po i vdesin nëpër kazerma ushtarake pa shkrep plumb, nuk pres shumë.

Ai më kishte bindur për Rend të Ri Botëror dhe po ashtu ma kishte premtuar Ballkanin, po siç janë duke i shkuar punët, do t´i shkapërderdhet edhe Rusia, e jo të okupoi shtete të tjera.

 

Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat