A ka vlerë jeta e njeriut në Kosovë dhe Shqipëri, dhe kush mbanë përgjegjësi për vdekjet tragjike nëpër rrugët e dy shteteve tona..!?

Opinione

A ka vlerë jeta e njeriut në Kosovë dhe Shqipëri, dhe kush mbanë përgjegjësi për vdekjet tragjike nëpër rrugët e dy shteteve tona..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 5 janar 2023 Në ora: 15:34
Arbnor Ademi, viktima e aksidentit

Është absurde të mendohet, lere më të thuhet, se anëtarësimi i Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin e Evropian (BE) mund të ndodhë një ditë me infrastrukturënrrugore qëaktualisht e kanë këto dy shtete shqiptare, meqenëse çështja i sigurisë dhe e mbrojtjes së jetës së njeriut në rrugë, në sheshe, zona këmbësore, rrugë rajonale dhe autostrada, por dhe në rrjetet tjera të komunikacionitsiç janëtrenat, tramvajat, autobusët, trolejbusët, aeroplanët, etj.,është ndër faktorët më kyç në ndërtimin e sistemit të mbrojtjes dhe sigurisë së jetës së njeriut në rrugë dhe kudo në vendet publike, meqë njeriu është vlera më sublime e çdo shoqërie të zhvilluar dhe të emancipuar.

 

Në Gjermani p.sh. dhe gjitha vendet e zhvilluara në Evropën perëndimore, e cila ka numrin më të madh të banorëve prej afër 85 milion, të gjitha rrugët në nivel lokal dhe federal si dhe e gjithë infrastruktura e tyre përcjellëse, zënë vendinmë të rëndësishëmnë sistemin e mbrojtës së qytetarëve, ngase qëllim kryesorë është ruajtja e jetës së njeriut, kështu që ndërtimit të rrugëve dhe autostradave sa më të mira dhe më të sigurta i kanë dhënë çdo përparësi, qoftë për nga kualiteti, siguria e lëvizjes, vendosja e shenjavetë sinjalizimit (me miliona sosh), ngritja e mbrojtjeve anësore nga betoni dhe metalet e forta, pastaj ndriçimi i tyre i plotë në zonat e banuara, pastrimi i tyre gjatë sezonit dimëror, etj., e gjithë kjo vetëm e vetëm që mos të rrezikohet jeta e njeriut, si pjesëmarrës aktiv në komunikacion.

 

Në Gjermani, sipas mediave në 5 ditët e para të vitit 2023 nuk është shënuar asnjë aksident me pasoja fatale në njerëz, ndërsa në Kosovë dhe Shqipëri, me numër të banorëve diku afër 5-6 milion (150 herë më pak se në Gjermani), vetëm brenda këtyre dy-tri ditëve ndodhën mbi 10 aksidente, kuhumbën jetën tragjikisht 5-6 qytetarë, për shkakun e vetëm dhe kryesorë, sepse rrugët dhe infrastruktura e tyre mbështetëse janë në gjendje të mjerueshme dhe nën çdo standard evropian, duke mos e përjashtuar këtu fajin e mos-kujdesisë së vozitësve, e që krahasuar me përgjegjësinë e aparatit të shtetit është minimal.

 

Pra, rrugët e dobëta dhe shumë të pasigurta në Kosovë dhe Shqipëri, siç është mungesa e sinjaleve, e shenjave të qarta udhëzuese dhe të domosdoshme për t’u vendosur në çdo cep të rrugëve, mungesa e ndriçimit në vendet e banuara, gropat dhe dëmtimet e rënda të asfaltit, mos kontrolli dhe kufizimi i duhur i shpejtësisë në të gjitha rrugët, kontrollet e rralla policore dhe krejtësisht të dobëta profesionalisht, mos prezenca e tyre në nyjet dhe udhëkryqete mëdha rrugore, dënimet e ulëta dhe korrupsioni për heqjen e dënimeve, afërsia familjare dhe miqësitë me policët, etj., janë pa asnjë dyshim, shkaktarët kryesorë për aksidente fatale në Kosovë dhe Shqipëri, për të cilat përgjegjësia kryesore bie mbi organet e rendit dhe ministrive përkatëse për zbatimin e ligjit në komunikacion..!?

 

Shihni shënimet më poshtë për numrine të vdekurve në komunikacion në Kosovë në dy vitet e fundit, dhe, sikur ky numër i vdekjeve të ndodhte në Gjermani, ju siguroj se do binte çdo qeveri dhe atë pa asnjë revokim!

 

  • Në vitin 2020 për 11 muaj në Kosovë vdiqën 98 persona në aksidente trafiku, ndërsa 60 aksidente trafiku në Kosovë kanë ndodhur vetëm në 24 orët e fundit (Raporti policor; Prishtinë, 07 qershor 2021).

 

  • Në Kosovë, sipas policisë në vitin 2021 gjithsej janë shënuar 13 mijë e 360 aksidente për nëntë muaj,prej tyre 85 ishin me fatalitet me gjithsej 96 viktima.

 

  • Kurse për gjashtë muaj në vitin 2022 në Kosovë kanë vdekur 56 persona në aksidente trafiku(Kronika; korrik 09, 2022).
    Image

Nuk ka dhimbje më të madhe për një familje, një shoqëri dhe një shtet, kur qytetarët e tyre vdesin kaq tragjikisht nëpër rrugët e shtetit të tyre, siç ishin këto dy rastet e fundit, në Çagllavicë ku humbi jetën një djalë në moshë të re, dhe ai në rrugën e Arbërit në Shqipëri, ku tmerrësisht humbën jetën vëllezërit dhe motrat tona, të cilët e deshën jetën po aq sa e duam edhe ne tjerët.

Vdiqën jo se e patën “exhelin”, por për shkak se shtetet e tyre nuk u kanë ofruar dhe ndërtuar rrugë të sigurta, rrugë të nivelit evropian, rrugë të shënjuara me vijatë bardha dhe kufizuese mbi asfalt, as shenja të kufizimit të shpejtësive, vdekja e të cilëve është për ne të gjallët, më e rënd se dheu i Kosovës dhe ai i Shqipërisë..!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat