Masakra në Skenderaj brenda natës të 6 e 7 janar 1945

Opinione

Masakra në Skenderaj brenda natës të 6 e 7 janar 1945

Nga: Halit Barani Më: 7 janar 2023 Në ora: 17:04
Ilustrim

Këtu e 78 vite më parë, saktësisht natën në mes të 6 dhe 7 janarit 1945 në qytetin e Skenderajt, përkatësisht në afërsi të ish- tregut të bagëtive ku ishte një kafene, e cila kishte dhe një bodrum ku kryhej masakra mbi popullatën shqiptare nga kriminelë çetnikë serb, të cilët kishin për bashkëpuntorë disa romë, përmendeshin me emër Metë e Elez Maxhupi. Në atë kafene, përkatësisht objekt, lart kishte muzikë ku vallëzohej e çka jo tjetër ndërsa poshtë në bodrum vriteshin shqiptarë, përkatësisht paria e shqiptarëve me armë të ftohta (si çekanë, qyskija, dalta, shufra metali, terfurçë metali, thika, bajoneta etj.

Kështu në mesin e rreth 48 shqiptarëve të vrarë në mënyrën ma mizore gjatë natës në mes të 6 e 7 janarit 1945 ishin: Halil (Adem) Geci Bajraktari, Isuf Myrtë Geci nga Llausha, Bahtir Muja nga Gradica e Drenasit, Ilaz Hakaj nga Klina e epërme – Skenderaj, Maliq Qirezi nga Skenderaj, Brahim Hylena nga Tërrnavci i Skenderajit etj. Këta pasi i kanë mbytur në mënyrën më mizore ashtu siç din vetëm çetnikët me ndihmën e disa romëve, mënyra e njëjtë e masakrës ndodhi edhe në luftën e UÇK – së 1998/99 ku çetnikët kriminel serbë dhe disa romë vranë e pushkatuan shumë civilë shqiptarë, plaçkitën shumë shtëpi të shqiptarëve, të cilat më pas i digjnin. Vlen të përmendet se natën në mes 6 e 7 janarit 1945 në Skenderaj pasi i masakruan civilët shqiptar, të cilët i zgjidhinin personalitete që kishin autoritet dhe ndikim në popullin e Drenicës, disa edhe me gjerë në Kosovë siç ishte Halil Geci - Bajraktari, Halil Ternavci etj. ndërsa përmes hafijeve (shqiptarohiqëve) kanë vrarë, Sadri e Hysen Baranin s'bashku me Sadri Tërrnavcin dhe kanë plagosur Shaqir Baranin, të cilin brenda ditës ashtu të plagosur e vrasin.

Duhet të përmendet se të gjithë të masakruarëve me armë të ftohëta dhe të pushkatuarëve me armë zjarri, ua kishin lidhur duart pas shpine me tela dhe ashtu të lidhur i kanë hedhur në lumin Klina, lum ky që kalon përmes Skenderajt. Kjo pra është masakra e janarit 1945 në Skenderaj - Drenicë, e cila pjesërisht është kryer nga disa romë e kriminelë çetnikë serbë dhe hafije…

Për ngjarjen e 6 dhe 7 janarit 1945 është dëshmitar, Bislim (Dibran) Haziraj 92 vjeçar, Llaushë-Skenderaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat