Të premten, bëri bujë sulmi ndaj dy qytetarëve serbë në Shtërpcë, konkretisht afër fshatit Drekoc. Plagosja e tyre dhe arrestimi i një ushtari të FSK-së, si i dyshuar për rastin ka mjaftuar që propaganda serbe të turret me të gjitha forcat për të konvertuar këtë rast në interesa të tyre në rolin e viktimës.
Vuçiqi me klanin e tij u mundua të paraqes këtë ngjarje "sulm etnik", ndonëse realiteti e demanton. Hiç më larg se nëna e njërit nga të plagosurit, Zirica, demantoi Vuçiqin me të vërtetën.
“Faleminderit zotit, si ka mundësi, janë mirë, as unë nuk e di se çfarë ka ndodhur, më kanë thënë vetëm se është plagosur, nuk dija si, çfarë… Rruga ishte e bllokuar, mezi dolëm.. Tashmë plaga është riparuar. Siç kam dëgjuar, fëmijët po bënin fotografi, të veshur me pemën e Krishtlindjes për natën e Krishtlindjes, ai burrë erdhi dhe qëlloi në asfalt rrugës, dhe plumbi ra me rikoshet në fëmiun tim”, tha Zorica.
Pra, kjo ngjan më tepër në vetëmbrojtje se ndonjë sulm i planifikuar, po të ishte kështu sigurisht se ngjarja s’do të përfundonte vetëm me plagosje. I habitshëm është edhe reagimi i disave nga Kosova, të cilët në vend se të mundoheshin të demantonin propagandën e Serbisë u hodhën në sulm ndaj qeverisë.
Kërkesa për dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes ishte skandaloze, vetëm Serbia mund të bënte sulme të tilla. Me kërkesë të tillë i bie të merret përgjegjësia e një akti të tillë, i cili duket se s’ka pasur të bënte asgjë me sulm etnik. E habitshme se çdo herë opozita është në sinkron me narracionin e Vuçiqit, përballë Serbisë çdo herë duhet mbështetur qeveria, Kosova si shtëpia jonë e përbashkët.
Rasti në Shtërpcë po përdoret nga Serbia për t'i paraqitur serbët e Kosovës si viktima, krejtësisht e pavërtetë. Si askund tjetër në botë, serbët si pakicë kanë privilegje aq të shumta sa nuk i ka asnjë pakicë diku tjetër, me u mundu me paraqit një indicent me motive etnike është e papranueshme nga Serbia dhe neveritëse nga opozita me tendencë për ta goditur qeverinë.