kuadër të masave antikrizë dhe rrjedhojave nga lufta e Ukrainës qeveria federale e Gjermanisë, me kancelar Olaf Scholz, ka hartuar dhe miratuar të ashtuquajturën “Paketa e lehtësimeve për qytetarët ne Gjermani”. Kjo paketë prej 95 miliardë € ka filluar të zbatohet nga 1 janari 2023. Paralelisht është një mburojë financiare me vlerë 200 miliardë € për kostot e energjisë. Për ta njohur sa më shumë e më saktë edhe masivisht në Shqipëri, natyrisht edhe për të bindur “të pabindurit 78 vjeçarë” se çfarë demagogjie e paskrupullt, me ca rritje apo shpërblime qesharake, bëhet nga Rama-qeveria tek ne e me ne si dhe në Kosovë, dhe Maqedoninë e Veriut, po detajoj disa nga masat kryesore që përmban kjo paketë, duke iu referuar origjinalit në gjermanisht. Informacioni për këtë pakete gjendet në internet, duke kërkuar në google, në faqen e qeverisë federale të Gjermanisë, me fjalën Entlastungspakete... 1-Çmime tavan për korrentin elektrik, gazin dhe ngrohjen qendrore deri në 80% të shumës së vitit të kaluar (2022). Ideja është që konsumatorët të kursejnë te paktën 20% (ka raste ekstreme, ku p.sh. dikush kursen shumë më tepër, deri 45% dhe falë kësaj ndihme nuk paguan asgjë = 0€) -Energjia elektrike n[ vitin 2023 do të ketë çmim tavan 40 cent për kWh -Gazi, gjithnjë sipas kësaj pakete dhe nivelit të çmimit tavan, do të ketë çmimin 12 cent për kWh - Ngrohja qendrore, në ato pallate dhe komplekse pallatesh që e kanë të instaluar, 9.5 cent për kWh ( dhjetor shteti gjerman mori përsipër pagesën mujore të gazit dhe ngrohjes qendrore: 2- Ulje e TVSH për gazin nga 19% në 7% (nga 01 tetor 2022 deri 31 mars 2024). 3- Dyfishim i ndihmës sociale për banim. Duke u rritur shuma minimale mujore e jetesës, rritet edhe numri i familjeve/personave që kanë të drejtë për ndihmë sociale për banim. Nga 660 mije që ishte më 2022 do të rritet ne 2 milion në vitin 2023. Ndihma sociale më shumë se dyfishohet..Nga mesatarisht 180€ në muaj që ishte më 2022 do të rritet në mesatarisht 370€ (+190€) në 2023. verë 2022 si dhe nga nëntori 2022 pati pagesa të veçanta si ndihmë sociale për këto 660 mijë familje si dhe për shumë student që kanë kredi shtetërore (vetëm shtetas evropian). 4- Një pagesë fikse në 300€ si ndihmë për rritjen e kostos së energjisë elektrike apo të gazit. Kjo pagesë taksohet sipas të ardhurave mujore e vjetore, pra mbeten afërsisht 210€ neto për person. - 01 shtator 2022: E përfituan individualisht dhe familjarisht të gjithë punëtorët privat dhe shtetërorë - 01 dhjetor 2022: E përfituan ligjërisht dhe konkretisht, pa vonesë dhe zvarritje, të gjithë pensionistët, - Më 2023 (pa datë konkrete) do të ketë bonus për të gjithë studentët, por vetëm në shumën 200€. 5- Ndihma sociale për të papunët e legalizuar rregullisht në komunat përkatëse, nga 1 janari i vitit 2023 për çdo person të rritur, nga 449 euro që ishte në vitin 2022, do të jetë 502 euro, pra do të ketë një rritje mujore në shumën 53 euro... 6- Pagesa mujore për çdo fëmijë, nga 1-18 vjeç, nga 1 janari 2023 rritet me 31 euro në muaj. Domethënë bëhet në 250€, nga 219€, sa ishte deri në dhjetor të vitit 2022. Pra, në këtë vend, një fëmijë, qysh nga muaji i parë i jetës, deri sa mbush 18 vjeç, merr çdo muaj rreth 27.0000 lekë, sa është edhe sot e kësaj dite, një pagë minimale apo një pension mesatar në Shqipëri, edhe me 35-45 vite pune vjetërsi..!!!???) - Për fëmijët në familje të varfra ( me papunësi të zgjatur, me rroga të ulëta) ka një shtesë 20€, duke u bërë shuma mujore 270€. korrik 2022 u dhanë 100€ ndihmë për çdo fëmijë. 7- Biletë mujore 49€, e vlefshme për gjithë Gjermaninë ( për udhëtime me trena dhe autobusë) 8- Ndryshime të shumta, me ulje të ndjeshme, tek taksat për punëtorët privat, duke u përcaktuar edhe nga niveli i pagave të tyre.
ishte përmbledhurazi e në shqip “Paketa e lehtësimeve për qytetarët ne Gjermani”, për vitin 2023! Nga turma e enveristo-edramisto-patronazhistëve...,mund të dalin vullnetarisht, si gjelat në majë të plehrave, avoketër mbrojtës, që krahas mosbesimit, kapur edhe tek kufizimet teorike apo slogani i lirisë së pakufizuar të “ekonomisë së tregut të lirë”, ta justifikojnë partinë dhe qeverinë e tyre të zemrës se Shqipëria nuk është Gjermani, Amerikë, Zvicër, Danimarkë, Finlandë, Suedi, Norvegji...! Por, këta militantë fanatikë, përveç se nuk “kujtojnë” të mendojnë, reflektojnë dhe reagojnë si qytetarë, që preken drejtpërdrejtë në xhepa, kuleta, frigoriferë, tavolina ngrënie nga rrjedhojat e krizës dhe spektatorllëku i Rama-qeverisë ndaj tyre, “harrojnë” të mendojnë e të bëjnë trimërisht edhe 2 pyetje: 1- Përse nuk u bë Shqipëria si këto vende, kur ZOTI i ka falur pasuri mbi dhe nëntokësore më tepër se shumicës së këtyre vendeve e rreth 275 ditë me diell, me temperatura për plazh në dy detet? 2- Kush apo cilët e penguan të bëhej me nivel zhvillimi dhe mirëqenieje si këta vende??? Merret me mend se këta “të majtë të përjetshëm” i shmangen pranimit të së vërtetës se arsyeja apo shkaku kryesor se përse Shqipëria mbeti Shqipëri e nuk u bë si këta vende, gjendet lehtë tek sistemi gjasme komunisto-socialist, tek mbretërimi prej 78(65 vjetësh) i PKSH-PPSH-PSSH-së tyre të zemrës dhe votës. Këta nostalgjikë dhe mbështetës vetëm të gjasme të majtës e dinë shumë mirë, por nuk duan ta pranojnë me gojët dhe zërat e tyre se ndryshe nga sa ka ndodhur në Shqipëri, në Gjermani, SHBA, Kanada e në vendet e tjera kapitaliste të Europës Perendimore, partitë komuniste nuk kanë qenë në pushtet 78 sekonda e jo më 78 vjet apo një jetë...!!! Edhe më për keq e për dreq, tek ne nuk ka pasur nga 29 nëntori 1944 deri më 22 mars 1992 socializëm të vërtetë si dhe pas 1990-tës, as demokraci dhe kapitalizëm të vërtetë, por kopjime të këqia dhe deformime esenciale e të qëllimshme të origjinaleve! Që epërsia e padiskutueshme dhe shumë drejtimëshe e vendeve të Perendimit Kapitalist është fryt i sistemit dëshmohet edhe nga fakti që emigracioni masiv, shumëmilionësh, ka drejtimin nga vendet e Lindjes komunisto- socialiste drejt atyre të Europës Perendimore, SHBA-së, Kanadasë e vendeve të Lindjes së Largët, si Zelanda e Re, Malajzia, Singapori, Australia, Tajvani, Japonia, Korea e Jugut. Njëkohësisht paketa ekonomike e qeverisë gjermane shpreh se një qeveri që ka parësor mbrojtjen dhe mbështetjen e qytetarëve, gjen hapësirë, mënyra, forma...për të frenuar revanin e çmendur rritës të çmimeve si dhe ambicjet çnjerëzore të tregtarëve për përfitime sa më të mëdha, jashtë logjikës ekononike, në periudha krizash! Ndërsa tek ne qeveria bën më shumë spektatorin indiferent, sepse shumë prej zyrtarëve më të lartë të saj janë ortakë me oligarkët e kompanive prodhuese dhe tregtare. Për më keq, mbrohen edhe nga "populli i majtë", që i mbështet dhe voton masivisht, edhe për fitore të pista. Pra, që mendon vetëm si partiak e jo si qytetar, duke mos i vënë me shpatulla për muri me kritika dhe kërkesa njerëzore për rritjen e çmendur të çmimeve, të kostos së jetesës, korrupsionit, varfërisë, emigracionit, kriminalitetit...në Shqipëri, sidomos në këto mbi 9 vjet të Rama- qeverisjes! Deri kur do të vazhdojë ky militantizëm fanatik "majtas",kjo "harresë" dhe nëpërkëmbje e vullnetshme e interesave jetike qytetare prej "popullit të majtë", që di vetëm t'u puthë duart, faqet, kokën..., Edi Ramës, Linda Ballukut, Ogerta Manastirliut, Elisa Spiropalit, Frida Krifcës, Taulant Ballës., Erion Veliajt.."??? Pra, e keqja jonë 78 vjeçare është tek sistemi dhe gjendet tek gjasme e majta, e paaftë dhe bllokuese e ndërgjegjshme për të bërë shetet ligjor e social funksional; demokraci të vërtetë dhe vepruese; mirëqenie të lartë e të përjetueshme; zgjedhje të lira e të ndershme, rotacion qeverisës, rrjedhojë e votës së ndershme. Nuk mund të mendohet dhe besohet se është krejt e rastësishme që këto “paaftësi” apo “mosrealizime” të qeverisjeve “të majta” përputhen apo janë në sinkron me dëshirat e çmendura dhe objektivat e moçëm, pa kursim investuar prej rreth 145 vitesh nga Beogradi dhe Athina..., deri në 20-30 milionë dollarë apo euro në vit, sipas burimeve të tyre zyrtare, parlamentare e mediatike, për të blerë, paguar, mirëmbajtur politikanë, pushtetarë, media...në Shqipëri!!!???
PS: “Mosbesuesit” nga “e majta”, për” ideal”, për besnikëri të përjetshme partiake, për ta mbajtur Shqipërinë peng të “së majtës” edhe 78 vjet të tjerë, po i ndihmoj të binden se ky informacion me bollëk të dhënash për politikën sociale në Gjermani, më 2022-2023, gjendet në këtë adresë: (Internet: Wir entlasten Deutschland | Bundesregierung).Ata enveristo-edramistë veteranë, që nuk dinë vetë gjermanisht, le t’u luten për ndihmë edhe bijve dhe bijave, nipërve dhe mbesave, që jetojnë e punojnë prej 32 apo më pak viteve në Gjermani, që i gëzojnë për ditë këto të mira të bollshme të këtij vendi. Pas këtij ballafaqimi apo krahasimi, logjikisht, sidomos nga ne shqiptarët, mund të shtrohet pyetja: Cili është në në vërtetë SHTET SOCIAL, që mendon dhe punon me vepra të prekshme e të përjetueshme për shumicën e popullit, ai i vërtetë gjerman apo ky gjasme shqiptar në Shqipëri, Kosovë, MV...?
Është ca e rëndë, por kontrasti oqeanik mes dy sistemeve dhe botëve dhe të shprehurit figurativ, lejojnë edhe të thuhet: në vendet e Perendimit Kapitalist, përgjithësisht ka shtete njerëzorë e socialë, ndërsa në ato të Lindjes ish apo akoma komunisto-socialiste ka shtete çnjerëzorë e “kanibalë”!