Me ju bisedon një qytetar i sinqertë, që s`është i involvuar, i robëruar dhe i varur nga partitë politike, prandaj merr guximin të dialogojë me ju, zotërinj udhëheqës të partive politike shqiptare të Shqipërisë e RMV-së. Nuk do bisedojmë politikisht me ju, pasi nuk jemi politikan, le të flasin me ju konkurrentët e juaj politikë! Po hallall ju qoftë, si duket edhe me konkurrentët opozitarë, po e luani mirë lojën politike duke nëpërkëmbur sa më rëndë, e më thellë.
Po e nis dialogun tim të sinqertë me ju!? Shumë të fshehtë e të mistershëm jeni dhe atë tepër. Pse, do pyesni? Po sa gjëra të fshehta keni bërë me Marrëveshjen e Tiranës së disa viteve më parëë, sa e fshehtë dhe e mistershme për Shqipërinë, ka mbetur marrëveshja serbe e Ballkanit të Hapur, sa e mistershme dhe e pakuptuar ishte lufta e 2001, marrëveshja e Ohrid, Shkupi 2014, enciklopedia e maqedonasve, sa të mistershme mbetën vrasjet, sa i mistershëm mbeti shteti juaj (jonë) për emrin e Maqedonisë, sa i mistershëm mbeti gjuha maqedonase, por dhe gjuha shqipe në RMV Ju pyesim zotërinj a e dini çështë politika? Fjala POLITIKË ka kuptimin;
POLI-SHUMË dhe TICKS- RIQ-( INSEKT QË THITHË GJAK ), mos dhashtë Zoti që ju, të bëheni Riqa për të thithur gjakun e qytetarëve tuaj. Po, POLITIKËS i thonë edhe KURVË, OROSPIJE. Kujdes se kurvat me vete kanë detin më të thellë në botë. A e dini se shumica e politikanëve janë mbytur në këtë det të femrave dhe parave. Po, a e kuptoni se me çfarë është i mbushur ky det? Me gënjeshtra e korrupcione.
Po, ju zotërinj, a e kuptoni fjalën udhëheqës politik? Po si jo, si nuk e kuptoni, të keni pushtet apsolut jo vetëm ndaj popullit tuaj, po ndaj çdo gjëje . T`i duani, ata intelektualë që heshtin për ca poste të imëta, për ca tituj shkencore të rrejshëm, që të përkulen, të bëni çfarë të doni me ata që ju kundërshtojnë. Të luani me popullin si maca me miun. Po, prej se jeni gjallëruar kaq shumë, prej kujt e morët këtë forcë? Zotërinj, çdo udhëheqës politik gjallërohet prej votës së popullit. Po populli prej kujt gjallërohet, a nuk gjallërohet prej shtetit tuaj? Jo zotëri, populli gjallërohet prej statuave dhe Idhujve të vendosura në Shkup, të cilët:
”Thjesht kanë trup e shtat,
Kanë kraha, kanë duar,
Kanë kokë-po nuk kanë,
Tru e mënd për të menduar"
(Lasgush Poradeci)
Pse nuk bëheni të mirë, të drejtë, të autoritetshëm! A e dini, zotërinj udhëheqës, se, vetëm arsyeja, është udhëheqëse e autoritetit të mbretërisë suaj, kurse zëvendëse e së mirës është drejtësia ndaj kësaj mbretërie, ndërsa prefektura e kësaj mbretërie duhet të jetë kujdesi i njëllojtë sikurse i maqedonasve ashtu dhe i shqiptarëve. Udhëheqës partiak sipas jush do të thotë kallje korruptive. Origjina e udhëheqësve shqiptarë me mentalitet kalljeje serbe të Ballkanit të Hapur janë ata që luajnë me zjarrin, origjina e tyre rrjedh prej djegies e shkatërrimit.
Po, ju pyesim, zotërinj, se, a e dini nga e ka origjinën djalli? Nga zjarri. Mos u bëni dhe ju të kësaj origjine, Udhëheqësit e tillë ditë e natë janë të ndezur e të kallur, për të djegur vetëveten, partinë dhe popullin e vetë. Çdo udhëheqës që e kërkon djegien dhe zjarrin nesër apo në të ardhmen do të jetë i dënuar prej ndëshkimeve të llojllojshme: politike, shoqërore, sociale, nacionale, popullore e historike shtetërore.