Në Norvegji është traditë e maturantëve, të festojnë për javë të tëra. Përgaditjet fillojnë në fillim të vitit dhe festa vazhdon një deri në dy muaj para përfundimit të maturës.
Ata organizohen në grupe dhe udhëtojnë me minibus të përmbushur me logo të ndryshme të përzgjedhura nga vetë ardhmëria e vendit.
Rajone të tëra matuarantësh, udhëhiqen nga grupet e punës dhe bashkarisht caktojnë një vend tubim të përbashkët ku edhe festojnë bashkarisht!
Një rast u bë qështje e shumë polemikave rreth një autobusi të maturantëve me logon "Donau 2023" Konsvinger, Norvegji!
Ishte një diskutim për logon në fjalë nga shoqëritë e besimeve të ndryshme, me bindjen se ky emër i logos tallte viktimat norvegjeze të holokaustit.
Porosia ishte keqkuptuar edhe pse logoja e autobusit maturant "Donau 2023" nuk tallte viktimat e dëbimeve hebreje, por madhëronte norvegjezët të cilët e patën guximin të sabotojnë anijen”Donau”!
Kështu menduan edhe ish-kritikët.
Unë isha pak i shpejtë në reagim, por kam ndryshuar mendje, sepse në momentin e deklaratës sime, nuk e kisha parë ende logon.
Është e qartë se nuk është një qëllim për të tallur viktimat, thotë Ervin Kohn, kreu i Shoqërisë së Besimeve Mosaike për gazetën Dagbladet.
Në një artikull të kësaj jave, shpërndarë gjerësisht në revistën Subjekt, Kohn e gjykoj logon si diçka "pa shije dhe pa histori" përzgjedhjen e emrit në autobusin e maturantëve"Donau 2023" nga të rinjët e qytetit, Kongsvinger.
Tani ai ka ndërrua mendje pas polemikave të mirëfillta kur filluan s’qarimet rreth anijes detare gjermane DS "Donau" e cila mbahet mend në historinë norvegjeze, si anija që në nëntor 1942 transportoj 532 hebrenj, drejt kampit të shfarosjes,Aushvic-Birkenau.
Vetëm 9 prej tyre u kthyen të gjallë!
Anija transportoj gjithashtu edhe studentë norvegjezë në kampin e përqendrimit Buchenwald në vitin 1944, si dhe të burgosur të luftës që u përdorën në punën e skllevërve nga fuqia pushtuese gjermane.
Autobusi nga Kongsvingeri ka një logo të vizatuar me ngjyra ku shkruan"Danubi" dhe një datë 16.01.1945.
Një burrë me një çantë shpine, flamur norvegjez dhe shishe birre feston në plan të parë.
Pra anija “Donau”u hodh në erë nga lëvizja norvegjeze e rezistencës!
Pikërisht në këtë datë, me këtë anije ishin duke dalë nga Oslofjod afër 1500 ushtarë gjermanë!
Këto forca të lëvizjes norvegjeze, muarën pjesë në betejat përfundimtare për çlirimin e atdheut, andaj sabotimi ishte për ta parandaluar këtë anije të përmbushur me rob të luftës!
Aksioni është përshkruar në filmin "Max Manus" (2008).
Anëtarët e autobusit kanë mbrojtur emrin, duke kërkuar "respekt masiv për historinë" dhe duke thënë se qëllimi është të nderohet lëvizja e rezistencës, sepse disa nga stërgjyshërit kishin pas marrë pjesë atë sabotim!
Ervin Kohn tani po i kërkon me forcë që ky Autobus i maturantëve të mos ndryshojë emrin!
Jo, kjo do të ishte krejtësisht e gabuar, sepse ata kanë fituar vëmendjen rreth autobusit, andaj duhet t’a përdorin për atë që ia vlen.
Tani ata duhet të lexojnë historinë dhe të bëjnë diçka pozitive për maturantët thotë ai dhe shtjellon:
Mësuam se Max Manus dhe banda e tij fundosën "Danubin" në vitin 1945 - por nuk është e sigurt që të gjithë kanë dëgjuar për të. Prandaj, ata më mirë duhet të shpenzojnë burime për t'u mësuar të tjerëve për të sesa të ndryshojnë emrin e autobusit.
Danubi/Donau është një nga lumenjtë më të rëndësishëm të Evropës dhe sot marina gjermane ka një anije me të njëjtin emër, e cila vizitoj Norvegjinë disa vite më parë.
Anëtarët e grupit të maturantëve, ndihen të lehtësuar dhe të lumtur që Ervin Kohn tani e ka kthyer çështjen nga e mbara!
Ne, kem iimagjinuar se emri "Donau 2023 “mund të keqkuptohet, sepse është një emër mjaft i pazakontë për një autobus maturantësh?
Si erdhët me këtë ide?
Ajo erdhi nga një maturant i cili n’a tha se një nga familja e tij kishte qenë anëtar i lëvizjes për rezistencë dhe luftë!
Pas saj fshihet ky mendim për “Donau” logon!
Sapo kemi lënë pas 80-vjetorin e udhëtimit të anijes "Donau" me përplotë hebrenjë!