A është kjo ana tjetër e kryeministrit Albin Kurti!?

Opinione

A është kjo ana tjetër e kryeministrit Albin Kurti!?

Milazim Maraj Nga Milazim Maraj Më 17 janar 2023 Në ora: 00:46
Albin Kurti

Ky është kryeministri i dytë në Kosovë që përkujton Oliver Ivanoviqin. Politikanin serb që ishte akuzuar dhe gjykohej për krime ndaj shqiptarëve. Për vrasje dhe shpërnguljen me detyrim te shqiptarëve nga trojet e veta në Mitrovicë. Kryeministri i parë që e bëri këtë nam ishte Ramush Haradinaj i cili më Qeverinë e tij mbajti një minutë heshtje për vdekjen e njeriut të akuzuar për vrasje të shqiptarëve.

Oliver Ivanoviq u vra në Mitrovicë nga grupet kriminale serbe. Kjo vrasje ishte qërim hesapesh në mes të këtyre grupeve kriminale serbe në Mitrovicë. Prapa këtij grupi vrasës qëndron Aleksander Vuçiq i cili nuk i dorëzon kriminelet. Sot ta përkujtosh një kriminel që ka vrarë shqiptarë në Mitrovicë vetëm pse është kundërshtar i Vuçiqit dhe partive serbe në pushtet është më shumë se servilizëm është mjerim. Këtë nuk do të duhej ta bënte as Ministri i juaj Rashiqi.

Si nuk keni pak turp dhe nuk i vije mëkat nga familjet shqiptare të cilëve ju vranë familjarët nga ky dhe grupi i tij kriminal. Kënd e përfaqësoni o burr? Si mund të lavdëroni Oliver Ivaniqin Kryeministër?! Ju Kryeministri i shtetit viktimë me dhjetëra mija të vrarë, me rreth 1500 fëmijë të vrarë, më mbi 450 masakra ndaj shqiptarëve, më mbi njëzetmijë femra të dhunuara përkujtuat kriminelin serb ditën e vrasjes së tij. Pse nuk i përkujtuat kurrë ata që ky i vrau? Mendimet dhe ngushëllimet tuaja qenkan jo vetëm me familjen por edhe më miqtë e tij. I njihni ju miqtë e ti? Oliver Ivaniviqi sipas jush paska qenë i përkushtuar për të luftuar për interesa e komunitetit të tij.

Po na thuaji Kryeministër kush i paska shkel këto interesa që i paska mbrojt Oliver Ivanoviqi. Të drejtat që i kanë serbet në Kosovë nuk i ka asnjë minoritet në botë. Oliver Ivanoviqi paska qenë i hapur dhe i sinqertë, gjithmonë sipas jush. Viktimat që ai i shkaktoj në Mitrovicë a ishin të sinqertë apo të pa sinqerta që jetonin në shtëpitë e tyre ishin kthyer në shtëpitë e tyre të djegura dhe plaçkitura nga ky i sinqerti i juaj dhe miqtë e tij. Kurë dëgjuat ju për këtë sinqeritet të tij, kurë doli ky njeri për të kërkuar falje, për të kundërshtuar shtetin serb për krime të luftës dhe të pas luftës? Ky ishte vet aktor i vrasjeve. Ky paska punuar për një Kosovë shumë etnike?!. Ky ishte edhe në foto duke përzënë shqiptarët nga Veriu i Mitrovicës, pse shtrembëroni faktet kundër popullit tuaj. Si e paska dashtë ky Kosovën e qëndrueshme dhe shumë etnike kur i ka shpërngul shqiptarët nga veriu i Mitrovicës. Ju doni që kujtimi i tij të mbetët gjallë. Po, pa dyshim që kujtimin e tij nuk do ta harrojnë shqiptarët kurrë. Uroj që ta mbajnë mend brez pas brezi! Do ta kujtojnë për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve. Nga të erdhi ky motiv i turpshëm?. Nuk ishit kaq të dhimbshëm ndaj policisë shqiptare të Kosovës kur i sulmonit me Mollotov.

Tani duket që keni marr shembull nga Abazoviqi. Ju nuk morët mundimin të përkujtoni asnjë nga të rënët e pas luftës. Do të duhej të ndërtonit një përmendore për viktimat shqiptare në veri të Mitrovicës, aty ku ata jetonin dhe ku u sakrifikuan në tokën dhe pasurinë e tyre. Ju do të duhej të përkujtoni ata shqiptarë të vrarë në Mitrovicë nga Oliver Ivanviqi dhe kriminelet si ai. Ky është zhgënjimi i radhës për shqiptarët. Ky miklim i juaj që na përfaqësoni vret shpresën tonë kjo dhimbje nuk është shumë më e vogël se dhimbjet që na krijuan ata që ju i kritikonit.

17.01.2023-Vrellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat