17 janari i dhimbjes krenare për shqiptarët!

Opinione

17 janari i dhimbjes krenare për shqiptarët!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 17 janar 2023 Në ora: 14:34
Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka; foto ilustrim nga "Bota sot"

Data e 17 Janarit, është data e ngritjes dhe ngjitjes n'Panteon të Kryeheroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, njëherit mbrojtës i qytetërimit euro-perëndimor nga hordhitë e sulltanëve osmanlinj.

Ushtarit të atdheut, Jusuf Gërvalla dhe bashkëudhëtarëve të tij - dëshmorëve të kauzës sonë nacionale për liri, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka.

Si dhe dita e atenatit ndaj atdhetarit & luftëtarit të lirisë, heroit të Kosovës, z. Smajl Hajdaraj!

Kastrioti dhe sindromi "Hamzai" nder shekuj tek shqiptarët:

Kastrioti vdiq natyrshëm, edhe pse ishte përballur fort dhe fuqishëm me shpatë & penë, me armikun osmanlinj, si dhe tradhtinë e Hamza Kastriotit.

Jusufi, Bardhi e Kadriu, e luftuan armikun shekullor serbosllav me penë, pa e prek ëndrrën që t'luftojnë edhe me pushkë për lirinë e atdheut, ngase këtë ëndërr u'a ndaloi armiku, por me ndihmën e "Hamzait", pra të shqipfolëse plot gojën patritizëm e punët për armiqtë!

Smajli e luftoi armikun serbosllav, me pushkë dhe me penë, preku edhe ëndrrën e çlirimit dhe t'lirisë së Dardanisë Antike-Kosovës, por nuk e mbërriti pavarësinë e saj, ngase kësaj radhe, për dallim prej tjerëve, Smajli u vra nga "Hamzai", i cili ishte dhe është n'shërbim të armikut shekullor, serbo-sllav!

Data e rënies së Jusufit, Bardhoshit, Kadriut dhe Smajlit, është datë e Janarit të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, Presidentit historik Rugovës, deshmorëvetë lirisë: Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahit, Kolonel Tahir Zemaj dhe Komandantit & Deputetit Smajl Hjadaraj!

Kjo datë e shqiptarëve t'mëdhenj: Kastrioti, Gërvalla dhe Hajdaraj është datë në Janarin mynxyrë të shqiptarëve, në janarin e përgjakur nga armiqtë tanë, t'përflakur nga rezistenca dhe t'gjakuar nga rëniet heroike n'alltarin e lirisë për t'mos vdekur kurrë.

Bashkë me humbjet dhe dhimbjet, janari i kobshëm për ne, mbarsë në vete; ideale dhe vepra për lirinë e kombit dhe t'atdheut të përcjellë nder vite e breza deri n'thellësinë shekujve.

17 Janari është ditë dhe datë devotshmerie, kushtrimi dhe heroizmi për t'mos u dorëzuar dhe nënshtruar kurr si komb dhe atdhe në luftë me pushtuesit shekullor, për kauzën e shënjtë dhe aspiratën nacionale.

Ata që me 17 janar atentatuan Jusufin, Bardhin, Kadriun dhe Smajlin, nuk i'a dolen dot t'ua vrasin namin dhe lavdinë, përkundrazi, heronjët jetojnë dhe mbijetojnë shekujt, derisa vrasësit janë dhe mbesin vdekatar n'sherbim të armikut.

Lavdi Kastriotit, vëllëzërve Gërvalla dhe Kadri Zekës,

Lavdi Heroit të pushkes dhe penës, Deputetit Smajl Hajdaraj,

Lavdi e përmotshme, përbotshme dhe e përjetëshme për t'gjithë të rënët e kombit n'alltarin e lirisë ndër shekuj!

Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat