Sikur nga ka humbur fija...

Opinione

Sikur nga ka humbur fija...

Nga: Dedë Preqi Më: 17 janar 2023 Në ora: 17:55
Dedë Preqi

Thotë një fjalë e urtë, kur shprehjet marrin tërthur, ato nuk nuk e gjejnë stilin e vet, sepse nuk e kryejnë funksionin në mënyrë të natyrshme, dhe kur nuk dëshiron të bëhën imanencë e stilit, ato duken të atilla apo të improvizuara, që pastaj dëshiron t’i zhveshësh nga imagjinata, por një herë e ke lejuar gojën të bjerë në nivelin e kronikës, e cila nuk ka të ndalur…

Edhe Albini, çalojë këtë herë, duke shprehë një lloj keqardhje për qytetarin e Kosovës, Oliver Ivanoviq, të cilin e vranë kundërshtarët e tij serb dhe kërkush tjetër, dhe në shenjë të përkujtimit të kësaj vrasje, kryeministri Kurti, e përkujtoj si një qytetar të vendit, duke aluduar në bandat serbe, të cilët për interesa të tyre politike nuk u intereson a është serb apo shqiptarë, por nëse e shikojmë në fund të fundit, të gjitha planet dhe të bëmat serbe gjatë luftës ishin të kurdisura kundër një populli të vetëm shqiptarë në Kosovë.

E, siq dihet, kush ishte Oliver Ivanoviq, njëri ndër organizatorët kryesor të «rojeve të Urës» të cilët përmes rojeve dhe blokadave mbi urën e lumt Iber, vendosën kufirin në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe me keq kur vet Oliveri, gjatë luftës së fundit në Mitrovicën e veriut, ishte i akuzuar për vrasjen e shumë shqiptarëve në këtë pjesë të Kosovës.

Ndërkaq, Oliverin e vranë vetë terroristat serb të porositur nga politika e Beogradit, përshkak se kohën e fundit ky njeri u bë një përson kyq, i cili i kundërshtoi dhe u bëri ballë politikave të tyre, duke i kundërshtuar në një mënyrë dhe duke ua marrë edhe një pjesë të anëtarëve serb në partinë e vet.

Bie pyetja, pse liderët politik shqiptar të Kosovës, po bëjnë gjeste të tilla, edhe më herët gjerë sa ishte kryetar i shtetit Hashim Thaçi, bëri një përkulje para të rënëve serb, që në kuptimin human do të ishte një gjest i pa mohueshëm, por rrallë do të gjenim një të rënë nga populli serb, që nuk i ka zhlyer duart me gjakun e shqiptarëve edhe pse do të varrosej në këtë tokë së bashku me shqiptarë.

Poashtu edhe kryeministri Ramush Haradinaj, për t’u nominuar si kryeministër i vendit, do të priste me orë të tëra për deri sa do të jepte pëlqimin Beogradi, që Lista serbe, përmes deputetëve të saj do ti plotësonte numrat për t’u nominuar si kryeministër i Kosovës.

Tani e kemi edhe kryeministrin Kurti, i cili në shenjë «respekti» përkujton Oliver Ivanoviqin, i cili u vra nga terroristat e Beogradit dhe Vuçiqit, të cilët po bëjnë çmos, që këtë vrasje t’ua ngarkojnë shqiptarëve, por për fat disa pjesëmarrës të këtij atentati gjinden në burg, dhe dihet se kush janë organizatorët e kësaj vrasje.

Dhe, çka po bëhët me këtë pjesën tonë të politikës, apo sikur na ka humbë fija dhe nuk po e kuptojmë akoma se kush janë gjakpirësat dhe kriminelët e këtij populli, të cilëve nuk mbetët gjë tjetër, vetëm të ua ngrisim edhe nga një përmendore në shenjë kujtimi dhe respekti për të gjitha ato çmenduri të dhunës dhe masakrave që qojnë deri në gjenocid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat