Protesta e fëmijët të veteranëve të UÇK-së, këto ditë e organizuar në Prishtinë, kundër dekleratave të kryeministrit Kurti, i cili në një fjalim të tij e përkujton vrasjen e Oliver Ivanoviqit, si një qytetar i Kosovës, të cilin e vranë porositësit e Vuçiqit, dhe në një mënyrë kryeministri i vendit, deshi të thotë se politika e Vuçiqit, nuk njeh as qytetarët serb, për të arritë qëllimet e veta politike, strategjike dhe autokratike.
Fëmijët nuk munden me ditë se çka janë protestat e në veçanti ato protesta që janë me ngjyrime politike, të cilat u organizuan me moton kundër kryeministrit Kurti, duke iu drejtuar në një mënyrë shumë të ndieshme, sikur ato që janë, « mos na shkelni në gjak ! pastaj « stop devijimit të historisë » e tjera, të cilat si parolla të tilla janë shkruar vetëm në kohën e okopimit serb.
Pse fëmijët po i fusim në këto skena të pa lakmueshme dhe lojra të ndyta politike, të cilat e rëndojnë dhe e preukupojnë jetën e tyre, dhe fëmijët shkollor, nëse kanë nevojë me protestuar, munden të reflektojnë me protestat e tyre shkollore, të cilëve u janë humbur me qindra e mijëra orë mësimore nga udhëheqja e Sindikatave të Arsimit në Kosovë, për arsye politike të tyre.
Nuk është logjike dhe as fisnike që të futën fëmijët në lojra të tilla, të cilat atyre nuk u takojnë, por organizatorët e këtyre lojrave duhet të shrfytëzojnë metoda dhe forma të tjera, që të ia arrijnë qëllimit për të përfituar trofeun që e kanë në plan dhe program, i cili dihet botërisht dhe po mësojmë përditë nga opozita politike e Kosovës, rrëzimin e qeverisë Kurti.
Nëse këtu dikush përmes organizimeve të protestave me fëmijët e veteranëve të UÇK-së, kërkon të përfitojë apo të gjejë zgjidhje përmes kësaj forme, duke i përdorë fëmijët në protesta, dhe aq më keq fëmijët e veteraneve, që të ia arrijë qëllimeve të tyre, apo diçka tjetër, duke i dhënë kryeministrit Kurti, jo vetëm kritika, por edhe duke ia dhënë epitetin e një njeriu që nuk e don dhe po e tradhëton këtë popull, që në realitet kryeministri Kurti, është njeriu më serioz dhe më i vërtetë ndër kryeministrat e këtij vendi, që po mundohet ta ndryshojë këtë vend për të mirë.