Situata politike në anë të ndryshme të globit është thuaja se në vlim dhe shpërthim të konflikteve! Për këtë edhe duhet të kemi frikë se politika Amerikane në këto vitet e fundit, ka filluar të i kthehet vetëvetes!
Në këtë aspekt gjërat duken të tendosura në raportet ShBA-ve dhe Kinës.
“Ne duhet të kuptojmë se është e mundëshme që problemet e Europës të spostohen në periferi të prioriteteve amerikane e thotë studiuesi i mbrojtjes Norvegjeze, Øystein Tunsjø.
Në këtë aspekt, dominon një frikë se SHBA-ja nuk do mirret fare me problemet e Europës, nëse pas përfundimit të luftës në Ukrainë, do kemi një luftë tjetër këtu në Europën e Bashkuar”
Është e vërtetë se mugesa e ndihmës për ukrainasit nga SHBA-të, do kishte me qenë fatale për Ukrainën, dhe një kafshatë tepër e lehtë për Rusinë, edhe pse këtu nuk duhet të anashkalojmë ndihmën e BE!
Ukraina, ndoshta edhe do të ishte e okupuar nga Rusia!
Të shpresojmë që pas Ukrainës, t’mos kemi ndonjë luftë në Europë, sepse është pikëpyetje e madhe që të llogarisim në SHBA-të si mbrojtjëse e Europës, mendon studiuesi i mbrojtjes Øystein Tunsjø.
- BE bën shumë, në fusha të rëndësishme, por pa ato që bën SHBA-ja, Europa do të dukej ndryshe.
- Unë frigohem se do të ketë përsëri luftë në Evropë, dhe atëherë do të jemi krejt të vetëm, sepse ndihmesa e Amerikës mbetet barrë për Europën e Bashkuar.
Një konflikt në ngushticën e Tajvanit, është i mjaftueshëm që të harrohet Europa dhe Ukraina, sepse rivaliteti midis superfuqive, SHBA-ve dhe Kinës është intensifikuar në këtë vitin që shkoj, mendojnë studiuesit mbrojtjes luftarake!
- Kina është bërë aq e fuqishme, për një kohë të shkurtër, dhe se kjo nuk kalon pa u vënë re në mesin e politikanëve dhe personelit të mbrojtjes Amerikane.
-Në strategjinë e mbrojtjes kombëtare, Amerika është shprehë mjaftë qartë për prioritetet e tyre ndaj Kinës, ky është pretendimi kryesor i tyre!
Strategjia e sigurisë kombëtare të SHBA-ve, domosdo do të zhvendoset në Azinë Lindore, mendojnë studiuesit e strategjisë luftarake.
- Edhe pse SHBA-të, tani për tani janë fokusuar në Europë, duket tërrthorazi se ata janë në rrugën e tyre të kthimit kah Kina si sfiduesi kryesor.