Joe Biden, Presidenti i SHBA-ve po hesht, ndërsa Kosova pro SHBA-ve, pro BE-se dhe pro NATO-s, shpreson dhe pret që Joe Biden të deklarohet për t’i larguar qasjet e gabuara dhe tradhtuese ndaj Kosovës, që kanë për qëllim themelimin e Asociacionit të komunave serbe, që është projekt serbo-rus për shkatërrimin e Kosovës.
SHBA-të, BE-ja dhe NATO, për një Serbi agresore gjenocidale, dhe për një grusht serbësh mbeturinë e hordhive të egra serbe ardhacake nga Kaukazi në Kosovë, janë duke ia vënë me pa të drejtë këmbën në fyt Kosovës, për ta joshur, ledhatuar dhe për t’ia plotësuar kërkesat hegjemoniste Serbisë kriminale, për ta penguar zhvillimin demokratik të Kosovës bazuar në Kushtetutë me të drejta të barabarta për tërë banorët e saj pa marrë parasysh etninë e tyre.
Është për të ardhur keq që opozita mjerane në Kosovë dhe disa eksponentë të saj i janë vërsulur kryeministrit Akbin Kurti, qoftë duke e kritikuar qëndrimin e tij kundër Asociacionit, qoftë duke e kritikuar qëndrimin e tij kundër synimeve armiqësore të Gabriel Escobarit në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë.
Opozita mjerane në Kosovë e mashtron veten nëse mendon se duke e rrëzuar Albin Kurtin, do të mund t’i shpëtojë nga dënimi Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerët që ndodhen në Gjykatën në Hagë, ose që pritet të vendosen prapa grilave në Hagë, ose se me rrëzimin e Albin Kurtit do të mund të shpëtojë nga keqqeverisja 20 vjeçare me korrupsion, hajni dhe pasurim të jashtëligjshëm të pas luftës.
Albin Kurti duke e mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, dinjitetin e Kosovës dhe çdo centimetër të territorit të Kosovës, e ka popullin me vete dhe është më i fuqishëm se të gjithë armiq nga brenda dhe nga jashtë që me tradhti i janë vërsulur Kosovës.
Nëse eventualisht vjen puna që në Kosovë të mbahen zgjedhje të reja, Albin Kurti e Vjosa Osmani do të arrijnë fitore super plebuishitare, sepse janë mbrojtës të pavarësisë dhe të sovranitetit të Kosovës.
Tradhtarët ë Kosovës do ta pësojnë kokës
Këtë e dëshmojnë sjelljet pro serbe e putiniane të Gabriel Escobarit - të dërguarit special të SHBA-vë per Ballkanin Perëendimor, sjelljet pro serbe putiniane të Christopher Hillit - ambasador i SHBA-ve në Beograd dhe sjelljet pro serbe putiniane të Jeffrey Hanovier - ambassador i SHBA-ve në Prishtinë, të cilët kanë marrë turrin dhe po i bëjnë presion të madh Qeverisë së Kosovës, që t’ia plotësojë kërkesën Serbisë hegjemoniste për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është një presedan anti demokratik dhe i dëmshëm për shtetin e Kosovës.
Ky asociacion bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës. Themelimi i këtij Asociacioni e rrezikon funksionimin e shtetit të Kosovës, sepse pakica serbe në Kosovë e cilla llogaritet ne 50 mijë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.
Në Luginën e Preshevës që është nën Serbi shqiptarët e atjeshëm autoktonë që janë më shumë se 120 mijë, nuk i gëzojnë as për së afërmi të drejtat dhe liritë që i gëzojnë serbët në Kosovë, por përkundrazi i janë nënshtruar një disksiminimi dhe detyrimi që të largohen nga vatrat e tyre autoktone shekullore.
Kosovës me sa duket edhe kësaj radhe po i përsëritet historia e hidhur shekullore nga Serbia, por tani Kosova është shtet i pavarur, e ka ushtrinë dhe policinë e vet, i ka edhe Qeverinë, Presidencën dhe institucionet e veta shtetërore.
Secili që sot është vënë kundër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, është tradhtar i Kosovës dhe i mbarë shqiptarëve.
Fjala e urtë popullore thotë se, “Një katund që shihet nuk do kallauz”, që do të thotë se padrejtësia që po i bëhet sot Kosovës vërehet qartë nga secili shqiptar besnik dhe atdhetar.
Kosovën nëse e tradhtojnë tradhtarët do ta mbrojë Zoti
Shqiptarët e Kosovës edhe pse janë në të drejtën dhe të vërtetën e tyre, janë braktisur nga të gjithë, dhe shpresën për realizimin e të drejtës së tyre e kanë mbështetur vetëm te Zoti i Madhërisëm, i cili e mbron të drejtën dhe të vërtetën. Zoti i Madhërishëm padyshim është ai që vendos më së miri, duke ua përmbysur të gjithëve planet tradhtare e ogurzeza.
SHBA, BE dhe NATO, nëse e tradhtojnë Kosovënviktimë karshi Serbisë gjenocidale, duke e konsideruar më të dobët ekonomisht dhe ushtarakisht, do të binden se kjo do t’u dështojë, dhe se edhe Kosovës do të gjendet dikush pë t’i ndihmuar.
SHBA-të, BE-ja dhe NATO, duhet ta dijnë se në Ballkan jetojnë 12 milionë shqiptarë, duke i llogaritur edhe shqiptarët e dëbuar nga Serbia në Turqi, të cilët asnjëherë nuk i kanë humbur lidhjet me vendlindjen, dhe se edhe shqiptarët e kanë vijën e kuqe të durimit.
SHBA, BE dhe NATO, dduhet ta dine se Serbisë po t’ia heqish hungarezët e Vijvodinës, po t’ia heqish shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut, po t’ia heqish shqiptarët e Luginës së Preshëvës dhe po t’ia heqish romët, mbesin shumë pak serbë që e konsiderojnë veten serbë të pastër.
SHBA. BE dhe NATO, duhet ta dijnë se tashmë 20 vite Serbia kriminale po ballafaqohet me natalitetin e ulët, dhe se për ta rritur natalitetin është duke ble vajza shqiptare duke paguar nga 2-3 mijë euro për secilën për dhëndurët serbë, dhe se qindra e qindra vajza shqiptare nga Shqipëria tashmë po lindin fëmijë surogatë në Serbi.
Albin Kurti dhe Vjoa Osmani janë kundër Asociacionit dhe në mbrojtje të Kosovës
Me rëndësi është fakti që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të palëkundur në mbrojtje të së drejtës dhe të vërtetës së Kosovës, duke mos pranuar asgjë që është në dëm të pavarësisië dhe të sovranitetit të shtëtit të Kosovës, pa marrë parasysh presionet qoftë të SHBA-ve, qoftë të BE-së.
Profesori amerikan Daniel Server- njohësi i shkëlqyer zhvillimeve në Ballkan, më 27 janar 2023, deklaroi se, “Sipas gazetës austriake “ Del Standard” Asociacioni nuk ishte në draftin e parë të planit franko- gjerman dhe se Beogradi e kërkon Asociacionin për të ushtruar kontroll ndaj Kosovës. Asociacioni është shtuar kohëve të fundit në tekst përmes një koncesioni që shtetet e QUINT-it ia bënë Qeverisë së Serbisë.
Ky propozim nuk i referohet Kushtetutës së Kosovës si bazë. Nuk parasheh Asociacion të komunave shqiptare brenda Serbisë në Luinën e Preshëvës.
Në këtë tekst pesë shtetet vazhdojnë të mos e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Kosova është shtet që s’ka zgjidhje tjetër përpos rrugës evropiane dhe NATO-s, prandaj presioni është i lehtë.
Prof. Daniel Server nuk e sheh mundësinë që Kosovës t’i hapet rrugë në anëtarësimin në OKB, ndryshe nga zgjidhja gjermano- gjermane e vitit 1972. Presioni ndaj Serbisë është pak e më pak. Aleksandër Vuçiq e ka luajtur suksesshëm duke balancuar me Kinën dhe Rusinë dhe BE-në e SHBA-në. Kjo lojë do të duhej të kishte marrë fund”, thotë Server.
Ta mbrojmë Kosovën duke mbrojtur dinjitetin e viktimave në agresionin gjenocidal të Serbisë
Ne jemi gjenerata që e përjetuam në shpirtin dhe shpinën tonë gjenocidin e fundit që Serbia kriminale e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.
Në një territor të vogël sa është Kosova, ndodhen vrasjet dhe masakrimet tmerruese të 15 mijë shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe të 1500 fëmijëve, në mesin e tyre edhe të fëmijë duke pi qumsht në gjoksin e nënës. A ka gjë më mizore se kjo?!
Mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar të të gjitha moshave e gjinive të vrarë e të masakruar në Kosovë, Serbia kriminale i transportoi dhe i varrosi në vareza masive në Serbi për t’i fshehur Serbia krimet e luftës, dhe sot e kësaj ditë Serbia kriminale nuk po e tregon vendndodhjen e këtyre varrezave masive ku janë varrosur kufomat e shqiptarëve. A ka gjë më mizore se kjo?!
Serbi kriminale në këtë agresion gjenocidal dhunoi shtazërisht 20 mijë femra të pafajshme autoktone shqiptare, duke ua shkelur dinjitetin dhe duke ua ndërprerë gëzimin e jetës. A ka gjë më mizore se kjo?!
Serbia kriminale në këtë agresion gjenocidal e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit për të shpëtuar nga vdekja. A ka gjë më mizore se kjo?!
Serbia kriminale në këtë agresion gjenocidal, i grabiti të gjitha artefaktet kulturore, arkivore dhe dokumentacionet kadastrale dhe i dërgoi në Beograd. A ka gjë më mizore se kjo ?!
Pas të gjitha këtyre krimeve që Serbia gjenocidale i kreu në Kosovë nëpërmjet ushtarëve, paramilitarëve dhe policëve serbë, të cilat i shikoi edhe mbarë bota demokratike nëpërmjet ekraneve televizive dhe nëpërmjet shkrimeve të shtypit mbarë botëror, Serbia kriminale me arrogancën e saj të një shpirti shtazarak i mohon të gjitha këto krime. A ka gjë më mizore se kjo?!
Pas të gjitha këtyre krimeve që Serbia gjenocidale i kreu në Kosovë, SHBA dhe BE tashmë 23 vite kanë lejuar që kriminelët serbë te jetojnë lirshëm nëpër Serbi, në vend që të gjenden prapa grilave dhe të përgjigjën për krimet e kryera ndaj shqiptarëve autoktonë dhe të pafajshëm në Kosovë. A ka gjë më mizore se kjo?!
Serbia agresore gjenocidale pas të gjitha këtyre krimeve që i kreu në Kosovë, sot para syve të SHBA-ve dhe të BE-së lejohet të udhëhiqet nga kriminelët Alkesandër Vuiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq. A ka gjë më mizore se kjo?!
Krimineli Aleksandër Vuçiq - asokohe ministër për Informacion i Sllobodan Milloshgeviqit, gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale deklaronte publikisht, që për një ushtar serb të vrarë të vritën 100 civilë të pafajshëm. A ka gjë më mizore se kjo?!
Krimineli Ivica Daçiq- asokohe zëdhënës i Sllobodan Millosheviqit, gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale raportonte rejshëm dhe propagonte rrejshëm. A ka gjë më mizore se kjo?!
Ivica Daçiq në vitin 2020, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë kriminale i këercënoi publikisht serbët dhe para syve të SHBAve dhe BE-së, që të mos e tregojnë vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarëqt e vrarë e të masakruar në Kosovë e të transportuar neë Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e luftës. A ka gjë më mizore se kjo?!
SHBA dhe BE pas të gjitha këtyre argumenteve janë treguar tejet të paafta për t’i arrestuar kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, të cilët i dinë në hollësi skenarët dhe planet e kriminelit Sllobodan Millosheviq për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Koova. A ka gjë më mizore për demokracinë botërore se kjo?!
Në dialogun Kosovë-Serbi, BE-ja armiqësore ndërsa SHBA-të spektatore
Evropa edhe në të kaluarën historike ka qenë hileqare ndaj shqiptarëve dhe ndaj tërë trojeve shqiptare dhe në krah të Serbisë agresore gjenocidale shekullore.
Këtë e dëshmon Kongresi i Berlinit 1878, Konferenca e ambasadorëve në Londër 1913 dhe Konferenca e Paqes në Paris 1920, në të cilat Evropa për t’ia plotësuar qëllimet ekspansioniste Serbisë kriminale, i la më shumë se gjysnën e trojeve dhe të popullit shqiptar jashta Shqipërisë amë dhe sot Shqipëria e ka pamjen e një molle të kafshuar nga të gjitha anët, duke e përfshirë edhe jugun e Shqipërisë më madhësi sa Kosova që e okupoi Greqia duke bërë spastrimn etnik të popullatës shqiptare Çame.
Dialogu Kosovë-Serbi që filloi para 11 viteve i dëshmon qartë hilet e BE-së ndaj Kosovës dhe në favor të Serbisë kriminale.
Ish emisarët e BE-së Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn dhe aktualisht Joseph Borell- Shef për politikë të jashtëme të BE-së, dhe Miroslav Lajçak- emisar në dialogun Kosovë-Serbi, në takimet e deritashme të këtij dialogu e kanë dëshmuar anën që po ia mbajnë Serbisë kriminale karshi kosovës viktinë.
Joseph Borell edhe Miroslav Lajçak nuk kanë kredibilitet dhe pastërti morale të jenë pjesëmarrës në këtë dialog, e para, sepse vijnë nga dy shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe, e dyta, favorizimi që po ia bëjnë Sëerbisë kriminale, janë argumente se ndaj këtyre të dyve duhet Parlamenti i Evropës të hapë hetime të ngjashme si ndaj Oliver Varhelyit- komisionerit për zgjerim në BE, që domosdo edhe Josep Borell edhe Miroslav lajçak të zëvendësohen nga dy persona tjerë dinjitozë e të ndershëm.
SHBA-të që llogariten si partner strategjik të Kosvës dhe të mbarë shqiptarëve, është dashur që në 23 vitet e kaluara të angazhohen më shumë në realizimin ne të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën.
Caktimi i Mahheë Palmerit- pro serbir dhe dhëndër i Beogradit si i dërguar special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, dhe caktimi i pro serbit Richard Grenell- si emiar i SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi në kohën e administrates së Donald Trumpit-ish presidentit të SHBA-ve, deshmoi me fakte që këta të dy ishin pjesë e planit për copëtimin e Kosovës në favor të Serbisë kriminale.
Prof Dr. Enver Bytyqi i nderuar, më datë 20.10.2o21, botoi në “Bota Sot” opinionin e tij me titull, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet”.
Sabina Çudiq-politikania nga Bosnja e Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 për ndarjen e Kosovës.
Mathew Palmer- emisar i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, në prill të vitit 2019, i kishte thënë Sabina Çudiqit se, “Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e bardhe si ngjarje historike”.
Vlora Çitaku asokohe i ka thënë boshnjakes Sabina Çudiq, “Pse po ndërhyn në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë?”
Sabina Çudiq i përgjigjet, “ Sepse ndikimet për Bosnjë e Hercegovinën do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkanin”, shkruan veç tjerash Prof. Dr. Enver Bytyqi.
Vlora Çitaku- ish ambasadore e Kosovës në SHBA, për ta faktorizuar veten çdo ditë shet pallavra duke e kritikuar Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, por sot e kësaj dite nuk po i tregon opinionit mbarë shqiptar për tradhtinë që ia bëri Kosovës ne bashkëpunim me Hashim Thaçin, Edi Ramën, Aleksandër Vuçiqin, dhe në bashkërendim me John Boltonin, Matheë Palmerin dhe Riçard Grenelin.
Takimi i ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë për Asociacionin duhet bojkotuar
Jeffrey Hanovier- ambasadori i SHBA-vë në Prishtinë më datë 21 janar 2023 ka caktuar në ambientet e ambaadës takim me opozitën e Kosovës, me OJQ-të, politikanë për të diskutuar lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Në këtë takim nuk është ftua Kryeministri Albin Kurti, por e ftuar Presidentja Vjosa Osmani, e cila sipas njoftimeve nga Presidenca do të dërgojë një pëfaqësues.
Ky takim është rezultat i arrogancës diplomatike të Gabriel Escobarit me synim që në Kosovbë të themelohet Asosciacioni i komunave serbe.
Ky takim duhet bojkotuar tërësisht si i papranueshëm, sepse ky ambasador nuk e pa të arsyeshme të organizojë një takim kësi soji për shuarjen e strukturave paralele serbë në Veri të Kosovës, për shuarjen e bandave të armatodura kriminale serbe, për shuarjen e agjntëve serbë dhe rusë dhe për shuarjen e mercenarëve “Wagner” në Veri të Kosovës që vendosnin barikada në rrugët në Veri të Kosovës, që e sulmonin me armë policinë e Kosovës, gazëtarët, KFOR-in, EULEX-in, dhe që i sulmoniin, ua digjnin pasurite dhe i kidnaponin qytetarët serbë të cilët nuk e prkrahin politikën e Aleksandër Vuçiqit.
Ky takim duhet bojkotuar tërësisht si i papranueshëm, sepse ky ambasador i SHBA-ve por edhe as paraardhësit e tij, nuk organizuan asnjëherë takime të këtilla për ta kritikuar kolonizimnin që po e bën Serbia kriminale me ndërtimin e kolonive serbe në Veri të Kosovës në trojet shqiptare, duke vendosur në shhtëpi të reja dhe të mobiluara serbë të cilët kurrë më parë nuk kanë banuar në Kosovë.
Ndërkohë që Serbia kriminale pas përfundimit të luftës me vrasje dhe dhunë i dëboi nga Veriu i Kosovës 14 mijë shqiptarë autoktonë, të cilët edhe sot e kësaj ditë nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe ptonat e tyre.