Ndër opinionistet e shumtë qe ka “Bota Sot”, të rrallë janë ata, sipas meje, që shkruajnë duke analizuar aq thukët dhe në thelb mbi Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe vlerësuar ato ashtu siç i parasheh e Drejta Ndërkombëtare.
Prej kohësh qe është në rend ditë nënshkrimi i Asociacionit të komunave me pakicë serbe, për vërejtjet dhjet drejtat e zbatimit të tij me të drejta ekzekutive, shumë analistë dhe banalistë kanë shprehur mendimet e tyre pro dhe kundër zbatimit të tij. Edhe nga ata profesorë qe e kanë kryer dhe merren më të drejtën ndërkombëtare, shpeshherë mendimet e tyre kanë qenë kontradiktore e lë më ato të analistëve dhe banalistëve mediatik të paguar si eksponentë të shërbimeve të huaja. kohësh opinioni ynë ka mbetur me sy dhe gojëhapur se si do të zgjidhet çështja e tij pa e dëmtuar integritetin dhe sovranitetin e vendit edhe pse kushtetuesja jonë i nxori jashtë përdorimit të drejtat ekzekutive të Asociacionit, pasi gjeti në 23 nene që nuk përkasin me të drejtën tonë kushtetuese.
Vendimi i Kushtetutës sonë i tërbojë armiqtë tanë anë e kënd Evropës e sidomos serbët dhe ruset. Kur u ndaluan mbështetjet e Amerikës dhe shteteve kryesore të Europës se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, apo faljen e Mitrovicës Veriore nga Rama dhe Hashimi pa farë kompensimi, por vetëm me njohje të Republikës së Kosovës nga Serbia dhe ia mësynë Shtepisë së Bardhë në Uashington me e nënshkruar këtë vepër kriminale dhe tradhtare, rrugës për Amerikë, në Vjenë, kryeprokurori amerikan Smith i Gjykatës Speciale në Hagë i ndali në Vjenë dhe ua ndërpreu udhëtimi i tyre.
Në këtë udhëtim Hashimi e pati ftuar edhe Albin Kurtin, kryeministër të shkojë me ta për ta nënshkruar marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ta heqin Serbinë qafe. Albin burri dhe patrioti nuk pranoi ta tradhtoi shtetin e tij, siç është deklaruar shumë herë se Kosova nuk ka tokë për të falë dhe se Albini nuk falë tokë të Kosovës.
Tani po i kthehem titullit dhe shkrimit të artikullshkruesit - Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …! e z. Shqiprim Pula, i datës 25 Janar 2023.
Pasi qe shkrimi me ka pëlqyer shumë. Po i kërkoj falje se do përpiqem t`i bëjë disa komente dhe ti citoj disa pasuese të shkrimit si vijon:
Çka përmbajtësish e bën të dalloj në marrëveshje ndër-shtetërore me atë ndërkombëtare?
Marrëveshjet ndër-shtetërore në përgjithësi janë çdo dakordancë apo pajtueshmëri kontraktuale për të adresuar tema të caktuara me interes të veçantë e të përbashkët, ndërmjet shteteve por edhe etnive juridike.
Marrëveshjet ndërkombëtare në përgjithësi janë gatishmëri politike formale për t`a konsideruar një institucion, traktat apo konventë, nga shtetet si palë nënshkruese, dhe si subjekte të së drejtës ndërkombëtare, e të cilat janë burim kryesor i së drejtës për rregullimin e marrëdhënieve të caktuara, apo edhe bazë për zgjidhjen e kontesteve të caktuara në marrëdhëniet konkrete ndërkombëtare.
Po shtoj se tani po hymë në thelbin e marrëveshjes, të shkruar nga autori: SH. Pula
Eksperimenti i quajtur Asociacioni/Bashkësia e Komunave me shumicë serbe sipas dokumentit të nënshkruar në Bruksel nuk na paraqitet si «marrëveshje» ndër-shtetërore, sepse Serbia nuk e ka njohur shtetin e Kosovës! POR, eksperimenti i quajtur Asociacion/Bashkësia… nuk rezulton të jetë ndërkombëtare!?, sepse Kosova duke mos qenë shtet anëtar i OKB-së dhe si e tillë «marrëveshjen» nuk e ka regjistruar pranë sekretariatit të OKB-së siç kërkohet me nenin 21) të Ligjit Nr. O4/ L-052për Marrëveshjet Ndërkombëtare poashtu edhe sipas nenit 102) të Kartës së Kombeve të Bashkuar, ku, traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, duhet të regjistrohen dhe publikohen, për t`i venë në fuqi. Serbia, nuk ka bërë një miratim në Kvendin e vet e as nuk e ka regjistruar pranë sekretariatit të OKB-së, sepse ashtu do ta njihte shtetin e Kosovës. Kështu që, politikisht e proceduralisht, kemi pasur veprime të njëanshme institucionale.
Doktrina juridike ndërkombëtare, nuk njeh praktika që marrëveshjet ndërkombëtare, të miratohen me kusht!, siç, ka ndodhur në rasti tonë; me kusht, ishte lënë mundësia qe Gjukata ta vlerësojë kushtetutshmërinë e saj. Prandaj të merren përgjegjësi mbi themelimin dhe funksionalizimin e Asociacionit/Bashkësisë.
…
Si e tillë , «marrëveshja» mbeti juridikisht e pa qëndrueshme, e pa të drejtë në kuptimin e rregullimit shtetëror unitar të Kosovës, e dëmshme politikisht si dhe kundër frymës kushtetuese duke cenuar paragrafin 1) të nenit 3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
…
Atëherë, Qeveria e Kosovës i ka para vetes, e para, mundet ta pranoj si të mirëqenë kërkesën për themelimin dhe funksionalizimin e Asociacionit duke e draftuar statutin apo, e dyta, pikat e « marrëveshjes» mbi Asociacionin t`i përcjell në Kuvend për shfuqizim me të njëjtat arsyetime siç i referoheshin dikur; « Zajednica» ka vdekur. Është obligim i yni që të mos e lejojmë ringjalljen e saj.
PS. Edhe një herë e falënderoj Z. Shqipërim Pula.
I lus lexuesit e mi qe sa më shumë ta shpërndajnë këtë shkrim ose ta gjeni komplet origjinalin e datës 25 Janar 2023 të artikullshkruesit të nderuar z. Shqiprim Pula, në Bota Sot – Opinione.
Nëse shkrimi i artikullshkruesit e gjen miratimin, unë do të propozoja të shpalleni hero!