Ju televizionet me programet që i servirni si “programe te famshme” si “emisione të famshme”, si emisionet me te “pëlqyera e ndjekura “, si persona VIP “të famshëm” me injorancë të famshme në fakt jini të tilla te “famshme”sepse “të famshëm” u bën juve dhe personazhet VIP tuaj promovimi i atyre veseve, antivlerave dhe të asaj antikulture që mjerisht ka jo pak njerëz që kënaqen, dëfrehen dhe i shikojnë, i “votojnë” dhe i duatrokasin ato, por që moralitetit, dinjitetit dhe intelektit normal njerëzor u shkaktojnë stres, neveri dhe vjellje shpirtërore pasi janë emisione e programe boshe që orientojnë mbrapsht dhe shtrembër.
Ju televizionet qe emetoni programe amorale, vulgare, të pështira, të paturpshme e të ndotura, fallco e mashtruese, coroditëse ,injorante e të korruptuara ku domnojnë argëtimi, papërgjegjshmëria dhe jeta bosh e pa parime morale jeni bërë pararojë që po i shërbeni degradimit të personalitetit, dinjitetit dhe moralitetit njerezor; ju po i shërbeni degjenerimit, prishjes dhe kalbëzimit të familjes, shoqërisë dhe brezit të ri.Ju dhe emisionet e programet tuaja promovoni antivlerat me qëllim për të shkatërruar vlerat; promovoni mashtrimet dhe falsitetet kundër moralit dhe dukjen mashtruese; promovoni pisllëkun kundër ndershmërisë e pastërtisë; promovoni edukimin dhe këndvështrimin e shtrembër kundër edukimit pozitiv, moral e fetar; ju promovoni dhe modeloni modelin e VIP-ave injorantë, banalë, hipokritë, mashtrues, të paskrupullt, antisocial a dehuman; emisione që fabrikoni paturpësinë dhe propagandoni një kulturë e sjellje negative, të zhveshur shpirtërisht, moralisht dhe me edukatën e lakuriqësisë nxisni tradhtinë bashkëshortore, bashkëjetesën dhe divorcin; emisione të pa vlerë, antikulturë dhe të antitrashëgimisë së vyer njerëzore e kombëtare.Ju apo me sakt disa prej jush me anë të propagandës dhe emisioneve që emëtoni qëllimisht injoroni dhe përjashtoni meritën, talentin, dhuntinë, profesionalizmin, ndërshmërinë, patriotizmin dhe kombëtarizmin e vërtetë dhe virtytin sepse në televizionet dhe programet tuaja militantojnë dhe delitantojnë injoranca, halabakëria, mashtrimi, arroganca, hipokrizia dhe sponsorët e bartësit e tyre që mbështesin, përcjellin e fjalojnë zhurmshëm dhe banalshëm me opinione, fjalë,këngë,humor me xheste e veprime skandaloze, imorale e banale.
Shpresoj që publiku i shëndëtshëm moralisht e kombëtarisht t’i bojkotojë dhe t’u kundërvihet këtyre televizioneve e programeve të tilla; uroj që publiku të mos ua mbushë sallat, të mos mashtrohet dhe as mos t’u dhurojë këtyre programeve e sharlatanëve duartrokitje, madhështi dhe as “statusin” e personazheve VIP.Ju ftoj në një pjesmarrje kolektive për të kufizuar dhe ndaluar përhapjen e këtyre të këqijave për ta ruajtur moralitetin njerzor.Shikoni se cfarë dëmesh publike e kombëtare të zor-riparueshme që që po i shkaktohen shoqërisë; shikoni dhe dëgjoni se si fëmijët dhe rinia e shkollave: në shkollë , në rrugë dhe nëpër ambjete familjare e sociale shikoni se si po imitojnë këta VIP-a “artistësish” banalë të televizioneve; shikoni se si vishen, se si dhe se cfarë fjalori banal përdorin; shikoni se ku po degradon respekti ndaj prindërve, ndaj familjes;shikoni se cfarë këta modele fallsoVIP-ash që prodhon televizioni , shikoni se cfarë ata të vetëkënaqur propagandojne si sjellje, si shije dhe si kulturë harbuti, korrupsioni dhe interesi të korruptuar; me fjalët e fjalorin, me dukjen dhe pamjen mashtruese të famës së bukurisë lakuriqe dhe artificiale. Këto jane disa televizione , por jo vetëm ata ,por te tilla ka edhe gazeta dhe kjo sepse të tilla janë edhe politika, pushteti dhe shteti i korrupsionit dhe i antidrejtësisë në shërbim të të ciëvë janë mediat si ortakë kundër publikut të shëndetshëm e patriotik, kundër interesave të tij, kundër ndershmërisë dhe drejtësisë, kundër etikës dhe moralit, kundër te drejtës dhe të vërtetës. Me kalimin e kohës mëkatarëve mediatikë do t’u kthjellohet e pishmanohet ndërgjegja se cfarë bëjnë, pasi pasojat e këtyre mëkateve ata do t’i pësojnë më shumë se kushdo tjetër.
”Triumfi” mediatik i kesi lloj fame do jetë shumë i shkurtër dhe fundi do jetë i pashmangshëm dhe shumë i shpejtë, ndërsa vepërmirët mbesin në kujtesë dhe përkujtohen në histori sepse shëmbulli i atyre që bëjnë sjellje e vepra të mira është vlerë, virtyt dhe dobi.E keqja është e lehtë dhe largohet.