Çfarë është ky eksperiment i perëndimit me Kosovën , ç’është kjo tradhti e pabesi moderne kundër shqiptarëve.
Bashkësi e Komunave Serbe në Kosovë do të thotë se në Kosovë kjo fillimisht e djallëzisht duket si bashkësi, por në realitet është një bashkim autonom i serbëve, përderisa edhe cilësori i kësaj bashkësie është serb, pra një si republikë serbe brenda Kosovës, e që më vonë do të kërkojë bashkimin me Serbinë.
De fakto, nëse kjo bashkësi formohet, kjo është në vazhdën e projektit serbo-rus për copëtimin e Kosovës.
Të gjithë ata politikanë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria që kanë qenë pro copëtimit të Kosovës, pro kësaj Bashkësie të Komunave Serbe, pro Demarkacionit me Malin e ZI dhe pro “Open Ballkanit” i kanë bërë dëmin dhe tradhtinë Kosovës.