Ndoshta tingëllon si diçka e pazakonshme, po Zogu pas Revolucionit të Qershorit me 1924, “shpëtimin” e kishte kërkuar në Serbi.
Enver Hoxha me ndihmën e kriminelëve serb, Mugosa dhe Miladin Popoviq, e kishte themeluar Partinë Komuniste Shqiptare dhe kishte ardhur në pushtet, duke e sakrifikuar Kosovën. Fatos Nano një personalitet kontrovers, me qëndrimin dhe sjelljet e tij fuqishëm dyshohet se ishte në shërbim të Serbisë.
Sot kryeministri i kaosit, piktori, gazetari, basketbollisti, autori i Kurbanit, rrënuesi i teatrit, rrënuesi i godinave të mediave të pavarura, kryetari i PS, themeluesi i patronazhistëve, rrënuesi i institucioneve shtetërore, shkatërruesi i opozitës, uzurpuesi i shtetit - zoti Rama, ndodhet në një situatë delikate hamletiane: të jesh, apo mos të jesh.
Edhe më parë i ishin numëruar të gjitha të zezat që ia kishte sjellur Shqipërisë, po ai as që e lodhte veten. Përgjigjen me batuta e kishte të gatshme: qentë lehin, po karvani ecë tutje. Ose opozitës dhe rivalëve u kërcënohej: shihemi në zgjedhje. Në zgjedhje ishte i sigurte, sepse aty e kishte komisionin zgjedhor, patronazhistët dhe blerësit e votave. Batutat ishin me vend.
Tash kur u zbulua afera McGonigal, ku përpos korrupsionit si cak ishte edhe shkatërrimi i opozitës nga Rama, gota e mbushur përplot, tashmë filloi të derdhej.
Berisha e Meta edhe pse të dytë të komprometuar, kanë fituar fuqi dhe siç duket, do ta shfrytëzojnë pakënaqësinë e popullit dhe do të nisen në përmbysjen e tij.
Kësaj radhe kryeministri i kaosit do t´i ketë punët pisk dhe ndoshta shpëtimi i vetëm për te do të ishte, t´ia mbath te shpëtimtari i tij, te presidenti i Serbisë Vuçiqi.
Serbia me siguri do ta pres duar hapur, po nuk mund t´i premtoi se do ta kthej sërish në pushtet. Një kohë e tillë duhet të jetë e përfunduar, megjithëse Serbia ka investuar dhe investon rregullisht për të pasur struktura minuese në Shqipëri.
Revolucioni i Berishës dhe Metës me 11.02.2023 pritet të jetë fillimi i fundit i kryeministrit të kaosit, po pastaj si do zhvillohen ngjarjet do të jetë vështirë të prognozohet.
Insistimet e Berishës dhe Metës që t´i korrin rezultatet e Revolucionit, do të ishin shumë të rrezikshme, sepse që të dy janë të hargjuar, që të dy janë të komprometuar, që të dy janë përgjegjës për dështimet e një pas njëshme të Shqipërisë dhe përgjegjësia e që të dyve, nuk është aspak më e vogël se e Ramës.
Shpëtimtarët e Shqipërisë, (nëse shpëton nga Revolucioni shkatërrimtar), do të duhej të ishin personalitete të reja me kualifikime adekuate dhe ekspert të fushave të ndryshme. Nga ta duhet të shpresohet në shpëtimin e atdheut, duke shpejtuar me reforma të thella në institucionet shtetërore.
Paralel duhet të veprohet edhe në goditjen e strukturave kriminale, të instaluara nga kryeministri i kaosit.
Vetëm kështu do të rimëkëmbej shteti amë që pastaj së bashku me Kosovën do të ishin në gjendje të përkujdeseshin edhe për Kosovën Lindore (Luginën), Maqedoninë Perëndimore, Sanxhakun, Çamërinë, shqiptarët e Malit të Zi dhe Diasporën.
Në të kundërtën, shpopullimi në njërën anë dhe kriminaliteti i organizuar do ta gëlltitnin qenien shqiptare deri në shthurje. Këtë me çdo çmim duhet penguar.