Janë bërë bashkë në garën se kush po gjuan më shumë në drejtim të "mëkatarit" Albin. Ndonëse mori mbi 52 % të votave të qytetarëve të Kosovës, Albin Kurti duket se i ka të gjithë kundër.
Pa përjashtim të gjithë partitë politike në vend, si dhe pjesa më e madhe e atyre që dalin në studio televizive, por edhe vet pronarët e televizioneve dhe portaleve (me pak përjashtime) janë kundër Albin Kurtit.
Mezi presin një gjë fare të vogël për të shfryrë gjithë dufin që kanë ndaj kryeministrit Kurti, thua se Albini është në pushtet që 23 vjet dhe se ai i ka bërë të gjithë gjëmën e madhe vendit.Harrojnë se janë vet ata që kanë qeverisur aq keq sa ska ku shkon më.
Roli i viktimës të mëkatarëve spo "dhez", me qytetarët në rolin e gjykatësit në ndarjën e "shapit nga sheqeri". Edhe pse ka dy vjet në pushtet Albin Kurti nuk njihet për asnjë skandal, kjo mbase po i dhemb më shumë opozitës që kërkon dorëheqjen e tij me akuzat nga më banalet.
Asociacionin ia kërkojnë Kurtit ata që vet e nënshkruan, sa qesharake. Këta që shiten çdo gjë që munden, këta që u bënë milionerë, kërkojnë dorëheqjen e njeriut mbi të cilën s’mund të gjejnë asnjë njollë të vetme, ah, e vetmja e “metë” e Albinit është se nuk është hajn, është më i zgjuar se ata, dhe mbi të gjitha, më i ndershëm.
Është kjo opozitë skandaloze, me ata njerëz që kanë qenë në pushet që nga pas lufta që s’të lë asnjë mundësi të shkruash për gabimet e Albinit, e të cilat mund të shihen me mikroskop krahasuar me një mal me skandale që kanë pasur ata që sot e kritikojnë.
Opozita, duhet ta shoh veten pasqyrë, të reformohet dhe mos të flasë e kritikojë për ato që vet i ka bërë. Vetëm kështu janë të denjë për të folur për qeverinë aktuale si dhe për të fituar të drejtën për të kritikuar, ndryshe po e forcojnë edhe më shumë Albinin.
Qasja e opozitës është e gabuar, zgjedhjet po afrohen me rezultatin tanimë të marr me mend. Me pak fjalë, opozita duhet të marrë përgjegjësit për veprimet e saja në të shkuarën, e sigurt se Albini nuk është engjull, por asesi jo mëkatari.