Në qarqet e ngushta të udhëheqjes ruse, që nga lufta me Ukrainën, është diskutuar paralelisht edhe për sigurinë jetësore të Putinit.
Janë evidentuar rreziqet e mundshme ndaj carit rus, si dhe janë dhënë propozime konkrete për mbrojtjen e tij.
Ish kuzhinieri i ti Prigoshin derisa kujdesej për ushqimin e shefit të tij, nuk frikësohej askush se do të helmohej nga dikush, por ai tashmë ka marr rol tjetër, duke i udhëhequr paramilitarët e famshëm, terroristët Wagner.
Rreziku tjetër mund të paraqitet nga qarqet e ndryshme perëndimore, të cilat mund të përgatisin atentat ndaj Putin.
Shërbimet e fshehta të huaja, po ashtu kanë interesa strategjike për likuidimin e carit rus, të cilat thonë se po e rrezikon paqen globale.
Një tjetër rrezik është edhe nga grusht shteti i brendshëm i forcave të sigurisë, të cilat paraqesin pakënaqësi me rrjedhën e luftës, por edhe forca e fshehta të cilat po ashtu janë kundër luftës.
Rrezik në vete janë po ashtu edhe organizimi i protestave të brendshme, për rrëzimin e Putinit. Pra nga të gjitha këto rreziqe dhe skenarë që zakonisht përgatiten në kuzhinat e EU, SHBA dhe NATOS duhet të jemi të përgatitur, thanë qarqet mbrojtëse të presidentit dhe carit rus.
Si mbrojtësi më besnik i Putinit paraqitet pa dyshim myslimani i Çeçenisë, dora e djathtë e tij dhe personi që është më rusë se vetë rusët zoti Kadyrow, i cili për meritat e tij luftarake, për shfarosjen e jo rusëve, ka marr edhe gradën ushtarake Gjeneral Armate.
Ky hero në luftë i ka dërguar edhe tre djemtë e tij ende adoleshentë, për ta dëshmuar besnikërinë e tij ndaj carit rus Putinit. Në Çeçeni Gjenerali Kadyrow, me bekimin e Putinit është zot mbi zotët. Ai aty prenë e grinë, si ia do shpirti.
Është besuar se në rast se i ndodh ndonjë e papritur carit Putin, ta zëvendësoi Kadyrow, po ai si i çmuar i duhet frontit dhe Çeçenisë, prandaj si alternativë më reale është vendosur që personi më adekuat për ta zëvendësuar Putinin, do të ishte Vuçiqi i Serbisë.
Meritat e Vuçiqit janë të pamohueshme. U tha se katër lufta i ka udhëhequr me Miloseviçin, Daçiqin, Vulin, Dodik, sheshelin, Mladiqin, Karaxhiqin etj.
Pas përfundimit të luftërave qe 20 vite për hunde po i tërheq, EU, SHBA dhe perëndimin.
Qe 20 vite po zhvillon bisedime për Kosovën dhe po i sjell në gisht që të gjithë.
Qe 20 vite të gjithëve u thotë jam me ju, e gjithmonë neve na ka mbetur besnik.
Qe 20 vite çmos ka shpikur në takimet e OKB për Kosovën e shqiptarët, e askush s´ka mund t´i bëjë asgjë.
Qe 20 vite herë e shpik Ballkanin e Hapur me Ramën, e herë Takimin e Berlinit, e herë u thotë dua të bëhem anëtar të EU.
Qe 20 vite me Thaçin loznin koqe për ndarjen e Kosovës, e në fund i trullosi të gjithë për aprovimin e Asociacionit.
Qe 20 vite e ka bllokuar Bosnjën dhe me Dodikun, herë u thotë se po bashkohemi me Serbinë, e herë u thotë, po e krijoj ushtrinë.
Qe 20 vite po armatoset herë nga perëndimi, herë nga ne, e herë nga Kina.
Qe 20 vite e kërcënon Kosovën, herë me barrikada, herë me ushtri, e herë me milici.
Qe 20 vite na e ka lejuar bazën tonë në Nish. Qe 20 vite nuk na ka vënë sanksione dhe thotë se, ne jemi vëllezër me rusët.
Këto janë vetëm disa merita të tij, sepse numri i tyre është i pafund. Prandaj cili e meriton më shumë se ai, që ta udhëheqë popullin rus dhe serb në Rendin e Ri Botëror, kuptohet nëse carit tonë i ndodh gjë.
I lavdëruar qoftë Vuçiqi, të cilit fatin e popullit rus dhe kishës ruse, jemi në gjendje që t´ia dorëzojmë, deri në fitoren përfundimtare./ Mars – Rover (Satirë)