Ajo tani më po ndryshon dita ditës, dhe po bëhet edhe më aktuale më dinamike, pavarësisht luftës në Ukrainë dhe interesave të tjera të faktorit ndërkombëtar e sidomos të Amerikës si mikja më e madhe e popullit shqiptar.
Karshi gjithë kësaj ne jemi dëshmitar, se muajt e fundit, e ditët e shpeshta janë duke e faktorizua çështjen tonë “gjoja të pa zgjidhur” të statutit të Kosovës edhe pse ajo u çlirua nga pushtuesi dhe gjenocidi serb më 1999, nga ndërkombëtarët, natyrisht se në skenë ishte edhe UÇK-ja që nga vitet e 90-ta, edhe pse në fillim quhej organizatë terroriste edhe nga vetë Amerikanët, por që më vonë krahas tyre dhe në koordinim me ta u dëbua e gjithë aparatura shtetërore e Serbisë, me një kapitullim të saj si rezultat i nënshtrimit të marrëveshjes së Kumanovës në mes të NATO-së dhe ushtrisë së -ish Jugosllavisë, gjegjësisht Serbisë e Malit të Zi.
Pas kësaj marrëveshje, që në fakt populli i Kosovës nuk ishte nënshkrues as vëzhgues i saj, në thelb ajo ishte marrëveshje teknike, me forma e kushte se si do të tërhiqeshin të gjitha forcat militare, paramilitare, ushtarake e policore të Serbisë nga territori i Kosovës në kufijtë e vitit 1974 dhe kushtetutës së saj që atëherë kur ishte Krahinë Autonome, që kishte një lloj autonomie karshi republikave tjera konstituive të -ish Jugosllavisë së atëhershme, ku vetë politika represive dhe shfarosëse Millosheviqiane, ja patë marrë atë autonomi që në fund të viteve të 80-ta, për ta aneksua si tokë dhe territor të vetin prej edhe nga më 1998 edhe filloj intensitetin e vet, të spastrimit etnik sipas formulës së Çubrilloviqit, dhe kishës ortodokse serbe, bile edhe të Akademisë së Shkencave të Serbisë për ta s’pastrua popullatën nga trojet e veta.
Bombardimet për 78 ditë të NATO-s dhe pas lufta në Kosovë,
Bombardimet e pozicioneve serbe dhe largimit të forcave serbe nga Kosova në qershor të vitit 1999, erdhën pas 78 ditë të bombardimeve dhe shkatërrimit të makinerisë së ushtrisë dhe forcave policore, gjegjësisht konferencës së Rambujes, dhe nënshkrimit të palës Kosovare, si kundërpërgjigje e ndalimit të gjenocidit të popullit të Kosovës, NATO-ja, që më 24 mars filluan bombardimet e para, deri më 8 qershor kur edhe kapitullon Serbia dhe largohet definitivit nga Kosova. Pas nënshkrimit të palës Kosovare në konferencën e Rambujes për të ardhur UNMIK-u, si protektorat e kompromis i OKB-ës me rezolutën 1244, si pjesë juridike e Republikës Federale të Jugosllavisë atë botë, që në fakt ajo u shpërbë që në vitin 1992, si dhe një sistem mbikëqyrës të forcave të NATO-ës, e cila u bë faktor i vetëm i sigurisë në këtë pjesë përmes KFOR-it, dhe në anën tjetër UNMIK-u, si pjesë e qeverisjes së përkohshme në bashkëpunim edhe me faktorin politik të Kosovës të asaj kohe me partitë që ishin, por edhe ato që po krijoheshin, me një here pas luftës, si vazhdimësi e UÇK-ës, duke i lënë shumë çështje të pa kryera, edhe pse “kishin një afat prej tre muajsh” në emër të demilitarizimit dhe dorëzimit të armëve, do të thotë kishin kohë të mjaftueshme ti kryenin edhe ato pak punë që do duhej ti kryenin, kuptohet ti largonin të gjithë ata kriminel që i kishin duart me gjak shqiptari dhe të pastrohej tereni në tërë territorin e kufijve të sotëm, përfshirë këtu edhe veriun dhe Mitrovicën, edhe pse atje enkas ishin pozicionua forcat franceze të KFOR-it, me një dyshim tejet sekret që sot po e shohim edhe çmimin e atij pozicionimi, gjithsesi UÇK-ja kishte mundësi dhe kohë të kryente punën dhe misionin e vetë, por për fat të keq nuk ndodhi ashtu, ata i lanë istikamet, malet dhe u futen nëpër qytete duke fillua në një farë mënyre “uzurpimet” e institucioneve dhe infrastrukturën që serbët i kishin lënë të rrënuara disa nga ato e të plaçkitura shumica prej tyre.
UNMIK-u, si gjithnjë duke e përfshirë këtu edhe BE, gjegjësisht, Eulex-in si staf civil i policisë, prokurorisë e gjyqësisë, e thënë sinqerisht gjatë asaj kohe ndodhen edhe shumë vrasje politike që as sot nuk janë zbardhur, edhe pse po ashtu as sot e asaj dite shumë prova dhe kallëzime të krimit dhe gjenocidit serb në Kosovë u deponuan pikërisht te këto institucione të BE-ës që sot asnjëra nga ato nuk është zbardhur, dhe që me mijëra fakte e materiale janë “zhdukur” në forma të ndryshme, kuptohet edhe përmes qarqeve të spiunazheve e investimeve të vet Serbisë për ti zhduk sa më shumë gjurmët e krimit dhe gjenocidit, për çka edhe sot e asaj dite kanë mbet edhe mbi 1600 të zhdukur e viktima që nuk ju dihen as eshtrat dhe fati i tyre.
Eksperimentet dhe qeverisjet në Kosovë,
Goxha eksperimente u provuan, duke marrë shumë mostra e ligje të shteteve të ndryshme për ti implementuar në Kosovë, krejt kjo në frymën e demokratizimit të jetës politike të Kosovës që tash më ishin krijua ma se paku 50 parti, dy-tri nga to të dala direkt nga UÇK-ja, si PDK-ja, AAK-ja dhe disa parti të vogla me disa figura të ndryshme të luftës së fundit, natyrisht edhe të atyre që veç se ishin si; LDK-ja, LDD-ja, PD-ja, PR, që më pastaj krijohet edhe Lëvizja Vetëvendosje, në fillim si lëvizje qytetare, e më pas edhe si parti, e shumë e shumë parti tjera që tani shumë nga ato veç se janë shua dhe s`po i përmendim fare, me të cilat OSBE-ja filloj edhe trajnimet e veta me modelet se si duhet të ishin ato funksionale në protektoratin e BE-së dhe BN.
Atëbotë fillojnë edhe bisedimet e Vjenës, që zgjasin thuaja se dy vite, dhe përgatitjet për krijimin e qeverisë dhe parlamentit eksperimental, nënë mbikëqyrjen e BE-ës, deri sa presidenti dhe diplomati Finlandez Marti Ahtisari, ngarkohet të krijoj një paket kushtetuese dhe të përgatitet Kosova për pavarësinë e saj e cila do të kurorëzohet më 17 shkurt 2008 në Kuvendin e Kosovës, ku deklaratën e pavarësisë e pat lexua Hashim Thaçi.
Me aprovimin e pakos së Ahtisarit, që në fakt kishte edhe shumë të meta në, në bazë të së cilës edhe u krijua Kushtetuta, ku serbëve ju jepeshin të drejta të dyfishta si dhe vende të rezervuara për ta pavarësisht pjesëmarrjen në zgjedhje apo jo. Andaj që atëherë LVV-ja e pat kundërshtua edhe me protesta bile të përgjakshme pakon e Ahtisarit, që në te përfshihej edhe krijimi i një asociacioni të komunave me shumicë serbe, dhe që sot është bërë temë kryesore e faktorit ndërkombëtar, bile kohëve të fundit edhe si kusht, dhe që opozita në një farë mënyre edhe po lajthitet me politikat e saja karshi qeverisë dhe pozitës apo qeverisë Kurti.
Gjithsesi pasi që Serbia nuk e nënshkroi pakon e Ahtisarit, ajo ishte në një farë mënyre për te, krijimi i shtetësisë së Kosovës, dhe kushtetutës së saj si bazë e pakos së tij, që më vonë krijohet Kushtetuta e Kosovës dhe më 17 shkurt shpallet edhe Pavarësia e shtetit më të ri, dhe njihet deri më tani nga 117 shtete të botës së paku.
Pas pavarësisë së Kosovës, Serbia e dërgoj në GJND-ën, ankesën e pavarësisë së “një anshme” të Kosovës, prej nga GJND-ja, konkludon se deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare dhe nuk përmban ndalesë në zbatueshmërinë së saj si shtet, prej nga Kosova në një farë mënyre edhe fiton një kartë të fortë të shtetësisë së saj, nga kjo gjykatë.
Pas pavarësisë së Kosovës filluan qeveritë e koalicioneve
Me ardhjen e PDK-ës, LDK-ën e AAK-ës, dhe Listës Serbe dhe disa partive të vogla politike në pushtet pas zgjedhjeve nacionale, fillojnë edhe konstituimet e institucioneve shtetërore me një eufori dhe pak a shumë edhe me shumë lëshime, sidomos të vazhdimit të negociatave në Bruksel, që nga bisedimet teknike kaluan në ato politike, prej nga u nënshkruan shumë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, mes tyre edhe Asociacionin e komunave serbe nisur më 2011 dhe nënshkruar më 2013 nga Hashim Thaçi dhe Ivica Daqiqi, dhe më 2015 varianti i radhës i po këtij asociacioni, që në fakt pas miratimit dhe ratifikimit në kuvendin e Kosovës me shumicë votash më 2015, prej nga -ish Presidentja Jahjaga e dërgoj në Gjykatën Kushtetuese, prej nga asociacioni i komunave serbe, përshkruhet si i pa pranueshëm, duke u bazuar në nenet, se ndeshet me 23 raste me Kushtetutën e Kosovës, dhe që nga atëherë ajo ka mbet e pa realizueshme deri në ditët e sotme, kur edhe tash ka marrë përmasa dhe flitet vetëm për te, duke marrë për bazë edhe involvimin e BN, sidomos të Amerikës dhe BE, të cilët e kanë aktualizua këto dita, dhe po thonë se Kosova ka obligim ndërkombëtar, sepse u nënshkrua dhe u ratifikua në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilën gjë Serbia nuk e ka bërë, bile as që e ka ratifikuar në parlamentin e saj, dhe ja këtu konfuziteti që duhet studiuar sa i përket asociacionit të komunave serbe.
“Zajednica” e Albin Kurtit si opozitar dhe Asociacioni i komunave serbe si kryeministër!
Se është bërë vërtetë temë dhe kusht i Qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës, që po mundohet ta kundërshtoj me çdo kusht, po duket se interesat strategjike të BN, sidomos të Amerikës dhe BE, në veçanti pas intervenimit të Rusisë në Ukrainë, prej nga mobilizimi indirekt i perëndimit ka ndërruar strategjitë dhe ka vu në synim vet Serbinë, që ta kthej kah perëndimi pa varësisht çmimit dhe dëmtimit të Kosovës, sepse thënë, shkurt ai që të çliron dhe investon në formimin e shtetit tuaj, ai edhe të ve kushte për interesat që i cekëm më lart, krejt duke provuar që Serbinë mashtruese ta kthej nga perëndimi, duke e ditur se ajo e ka vetëm deri sa ta marrin asociacionin e premtuar nga ndërkombëtarët, për të vazhdua më pas me të vjetrën. Këtë duhet ta dijë edhe Amerika edhe Evropa, se shkëputje definitive e Serbisë nga Rusia nuk do të ndodhë asnjëherë. Por me që Kosova nuk ka fuqi dhe kapacitet ta kundërshtoj këtë “kancer” të Kosovës, e që dihet shumë mirë synimi i Serbisë, që përmes Asociacionit dal nga dal edhe të shkëputet nga Kosova, duke i përfshirë edhe pasurit nëntokësorë, dhe liqenin e Ujmanit në kushtetutën e atij asociacioni, edhe pse ajo si tërsi edhe më tutje është në kushtetutën e saj bile edhe emërtimin; “Kosovo i Metohia”, prej nga mund të themi lirisht se Serbisë nuk i interesojnë serbët lokal, por i intereson toka e Kosovës dhe ekstrateritoret rreth manastireve dhe kishave që i konsideron si të vetat, edhe pse ato asnjëherë nuk janë dhe nuk ishin serbe, si që është edhe bllokimi i shtetësisë së Kosovës, si do që të jetë dhe të mbetet sipas marrëveshjeve që po synohen të bëhen krejt në dëm të popullit dhe shtetësisë së Kosovës në përgjithësi.
Udhëkryqi i vendimeve politike, të qeverisë Kurti, dhe kërkesa decidive e faktorit ndërkombëtar sidomos e Amerikës!
Se Asociacioni duhet të formohet gjithsesi, sigurisht ka ndonjë garanci ose premtim nga Serbia, duke aluduar në shkëputjen “De jure” nga Rusia, por nuk besoj asnjëherë se; “De fakto” do të shkëputet nga ajo, duke e ditur lojën e politikës së Vuçiqit dhe serbëve në përgjithësi, sepse ata e kanë një formulë, se kush tradhton, e gjen fati i Gjingjiqit e shumë figurave tjera në Serbi. Kosova tani është para një dileme të madhe, sa i përket asociacionit, për deri sa Amerika dhe BE, po e kërkojnë formimin e saj ani pse Kushtetuesja e ka rrëzua si të tillë, lind konfuziteti i bashkësisë ndërkombëtare, se nuk do të ketë; “Republika Serbska” të dytë në Kosovë, se integriteti i Kosovës nuk do të cenohet, se asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, neve dhe vetë qeverisë së Kosovës, na qetë para një kontrasti të madh, sepse kështu Serbia nuk do ta pranoj në asnjë formë, dhe shtrohet pyetje pse faktori politik i Kosovës sidomos opozita, nuk po e bënë versionin e ri të këtij asociacioni sipas Kushtetutës dhe parimeve të shtetit të Kosovës, e pa kompetenca si po i kërkohet nga faktori ndërkombëtar, sepse në fakt ata janë edhe nënshkruesit e asaj marrëveshje dhe ratifikimin e saj në Kuvend.
Po thuhet se asociacioni është edhe obligim kushtetues sipas pakos së Ahtisarit dhe nga kjo nuk mund të ikim, edhe pse nuk është e radhës, duke i marrë për bazë shumë marrëveshje që Serbia nuk i ka zbatuar asnjëherë, kjo si do që të jetë ne duhet ta bëjmë në parimet tona, edhe pse e dimë se Serbia nuk do ta pranoj, por e jona është që të bëhet, për kundër shumë dilemave se kujt i takon ta bëjë një version të tillë dhe se a duhet që qeveria ta bëjnë apo jo?
Për shembull, pse opozita mos ta bëjë një asociacion shumë etnik në veri me kushte të mos ndryshimit të statutit të atij asociacioni pa miratimin e pakicës shqiptare atje si serbët që e kanë në ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, që pa 2/3 e serbëve në kuvend, nuk mund të ndryshohet asnjë nen në kushtetutën e Kosovës, ashtu të jetë edhe për asociacionin, kishin me pyet shumë qytetarë tanë të profileve të ndryshme për një mundësi të tillë?
Thënë sinqerisht, këto dita pati edhe një elaborim të një organizate gjermane të modelit të ri të asociacionit, me shumë të meta që faktori shqiptarë dhe analistët e kundërshtuan me të madhe, duke aludua se aty ka shumë kompetenca dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
“Zajednica nuk kalon” një slogan i LVV-ës!
Mund të jetë i kotë për Kosovës duke marrë për bazë se ky asociacion duhet të bëhet dhe pikë, s’ka alternativë tjetër nëse Amerika ka marrë ndonjë premten nga Serbia, duke e parë se kanë ndryshuaar raportet dhe interesat Amerikane, dhe nuk krejt e rastësishme që në Beograd është vu ambasadori amerikan me përvojë të madhe diplomatike z. Kristofer Hill, kurse në Uashington ambasadori serb Marko Gjuriqi me prejardhje hebreje. Nga kjo, synimi dhe strategjia amerikane ka ndryshuar dhe deshëm ne apo nuk deshëm, ata do ta bëjnë të veten, edhe pse kryeministri Kurti, veç se ka fillua ti zbus kriteret e veta dhe premtimet se nuk do ta bëjë “zajednicen”, dhe vërtet nuk po bëhet ajo “zajednic” që u protestuar e kundërshtuar deri më tani, bile e rrëzuar edhe nga Kushtetuesja, ai tani do duhej ta bëjnë një asociacion tjetër, një të ri ashtu si po i kërkohet nga ndërkombëtarët, posaçërisht nga Amerika, pa kompetenca, pa rrezikim të sovranitetit, pa “Republikën Serpska” dhe këtu s`kanë çka ti “hajn” premtimet e veta qeveria Kurti dhe LVV-ja, sepse nuk është kah kalon “zajednica”, por në pyetje është një asociacion tjetër, pse jo edhe me emërtim tjetër, me garantimin e vet Amerikës, nëse nuk na del si rasti i demarkacionit me Malin e Zi!
Ne nuk guxojmë të jemi kundërshtues klasik të angazhimeve të faktorit ndërkombëtar, pa e pasur një çmim të madh strategjik si shtet, por duhet të jemi pjesëmarrës në konsultime dhe faktorizime të realitetit tonë historik sidomos të së drejtës sonë aty ku mundemi, për ndryshe si që e cekem më lartë për ne vendosin të fortit përmes interesave strategjike të faktorit ndërkombëtar, si çdo here.
Slogani i LVV-ës tash e tutje do duhej të jetë “Asociacioni kalon”, për të zh`blloku rrjedhën e kushtëzimeve ndërkombëtare të cilat mund të jetë goxha në dëm të zhvillimeve, për të mos humbur më shumë apo më vonë!
Sot kryeministri Kurti, si duket nuk ka vullnet ta bëjë një version të ri të asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe po shpreson se këtë duhet ta bëjnë tjetër kush, prej nga diplomacia Amerikane e ka diktua këtë këmbëngulësi të Kurtit, andaj Eskobari po thotë se asociacionin do ta bëjmë edhe pa Kurtin, sepse ai nuk është asociacion i tij por është obligim i Kosovës, e nga ambasada Amerikane në Prishtinë, veç se kanë fillua takimet dhe bisedat me ata që e nënshkruan dhe shoqërinë civile, për të gjetur një model apo edhe formë më të modifikuar të këtij asociacioni të komunave serbe.
Reciprociteti dhe marrëveshjet tjera, që Serbia nuk i ka zbatua asnjëherë!
Ky në fakt është një lloj çelësi që po e përdor Kurti dhe qeveria se prioritet është njohja, e më pas asociacioni, por po ky asociacion, tani ka dalë në rend të parë dhe po i jepen prioritet dhe po kërkohet si i pari kusht për Kosovën dhe qeverinë e saj, karshi gjithë atyre marrëveshjeve që s’u zbatuan kurrë si; targat, letërnjoftimet, diplomat, pagesat e rrymës, vulat doganore dhe lëvizja e lirë, edhe për tregtinë.
Sa i përket reciprocitetit, qeveria dhe kryeministri Kurti, po bënë përpjekje që ta faktorizoj çështjen e të drejtave të minoriteteve tjera që jetojnë pikërisht në Serbi, si shqiptarët në Luginë, boshnjakët në Novi Pazar e Tutin, hungarezët në Suboticë, vllehët në Timok, rumunët në Gjerdap, bullgarët në Bosilegrad e shumë e shumë minoritete tjera, për tu balancuar me kërkesat e Serbisë për asociacionin e komunave serbe në Kosovë, prej nga bashkësia ndërkombëtare as që do të merret me këto tema, dhe në një farë forme Kurti po bënë të pa mundurën ti ik obligimit të asociacionit dhe themelimit të saj në Kosovë, edhe përkundër konfliktit në Ukrainë dhe vende tjera të botës që veç dita ditës, por ndryshojnë strategjitë globale me shumë të pa pritura.
Se a do ti dhez, Kurtit kjo kampanja me reciprocitet pritet të shohim, edhe pse thënë sinqerisht goxha ju ka nxjerrë punë ndërkombëtarëve me ide e shembuj të tillë, që nuk kemi patur asnjëherë nga kryeministrat e mëparshëm.
Sot qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti ka një dokument në tavolinë nga ndërkombëtarët që i thonë; “Mere ose leje”, kështu e tha edhe vetë.