14 shkurti i vitit 2021 shënon fundin e të keqes disa-vjeçare. Qytetarët mposhtën bindjet partiake në rreshtimin ndaj ndëshkimit të kancerit politik që po ua "merrte" jetën. Me largimin nga pushteti të atyre që në emër të luftës janë bërë milionerë, atyre të cilët kanë cenuar vlerat më të mëdha të kombit për përfitime të ulëta, vendi nisi të merrte frymë më lirë. Në fakt, 14 shkurti shpërfaqi atë që pritej, vijën e kuqe të qytetarëve të Kosovës ndaj atyre që vlerat e luftës i kanë përdorur si ambalazh për të vjedhur.
Komandantët e luftës s’kanë si mos fundosen, kur me veprimet e tyre kanë përligjur 100 për qind atë që është thënë nga koha; janë përfitues.
Në fakt, është dashur qysh moti të largohen nga pushteti vullnetarisht, meqenëse nuk e bën këtë, atëherë populli me votën e vet i largoi dhe ata pak që kanë mbetur do i largojë shumë shpejt, përfundimisht nga skena politike.
Dy vjetori i qeverisë Kurti përshkruhet me këto veprime: Rritja e pensioneve, shtesa për fëmijët dhe lehonat, heqja e pagesave për studentët, ndalimi i zgjedhjeve dhe referendumit të Serbisë në Kosovë, reciprociteti për dokumentet e udhëtimit, etj.
Modeli ndryshe që ka sjell qeveria Kurti, ka bërë që krahasimi me qeveritë e kaluara të jetë i pakrahasueshëm. Andaj, ish pushtetarët e të kaluarës, ende pandehin se mund të rikthehen në pushtet, me qëndrimin e tyre në opozitë kanë dëmtuar edhe rolin e saj.
Qeveria Kurti në vazhdën e veprimeve të saja së fundi miratoi Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Paligjshme çka përbën akt historik për vendin.
Me pak fjalë, rezultatet janë të dukshme, gjithsecili e gjykon sipas mënyrës së tij, qeveria Kurti e ka të sigurt edhe një mandat tjetër, derisa opozita të këndellët dhe reformohet.
14 Shkurti shënon fundin e hajnave.