Ku janë mendimtarët, filozofët e dijetarët, ku janë opinionistët e të mëncurit si dhe patriotët e mediatikët e paanshëm ? Pse heshtin e qëndrojnë të frikësuar por edhe djallëzisht indiferentë ,por edhe servilë e të shitur te politika e interesi i parasë. Ku janë edhe ata dy e shumëfytyrëshit që presin që të vertetat të vijnë e te vendosen nga SHBA , dhe pastaj këta të dalin e të thonë se ne ishim me SHBA, me ndryshimin, me Lulzim Bashën e Alibeajn dhe me Joridën e me Bardhin.
Koha vertetoi se sa sakt e ka përcaktuar Basha kohë më parë politikën e vjetër si Trekëndeshi i Bermudës, ku njëri kënd i tij është non grata, tjetri është ishspiuni regjimit komunist dhe tjetri është kryeministri i qeverisë së superkorruptuar,antikombetare dhe te superskandaleve të paimagjinueshme gjithfarëshe.
Këtë duhet ta thonë dhe ketë duhet ta mbështesin si kauzë politika e re, shoqëria civile dhe mediat dhe jo të rrinë e të dalin vetem disa zëra të rrallë por edhe shumica e prej tyre dalin dhe i thonë gjërat anash e anash dhe si gjysmagjëra të vërteta. Revolucioni demokratik paqësor ka si kauz Çmontimin politik të “Trekëndëshit të Bermudës”, kauzë kjo e Bashës dhe e Elitës së Re politike të Partisë Demokratike. Të vjetrës politike nuk i shkon velloja mashtruese për të bërë një revolucion të tillë,sepse është hipokrizi e spekulim sa për mashtrim publik të tyre.Kauza e foltores është antikauzë, sepse ëshhtë kundër SHBA, kundër Bashës dhe kundër shpalljes non grata per korrupsion të ishkryetarit të PD-së.
”Kauza” revolucionare e Foltores është kapja e PD-së dhe e vulës së saj dhe përdorimi i tyre për mbrojte dhe si avokati politike të interesave personale kunder SHBA dhe kundër drejtësisë
Nëse flitet dhe se do të duhet një revolucion demokratik , atëhere kauza e atij revolucioni është Cmontimi i ” Trekëndëshit të Bermudës”, që do të thotë largimi dhe clirimi i politikës, demokracisë, i partive shqiptare dhe të shoqërisë, ekonomisë dhe të të tërë sistemit nga kthetrat e politikës antipublike,korruptive, autokratike e të papërgjegjshme të politikës së këtyre 30 viteve tranzicion.
Cmontimi i Trekëndëshit të Bermudës- është revolucion demokratik i duhur paqësor e civil, dhe këtë e realizojnë demokracia me votë të lirë e demokratike.
Revolucioni të cilin e përmëndin foltoristët dhe lsi-istët është një rezistencë regresive e cila kërkon mbajtjen e mosndryshimit , që të mbrojë korrupsionin dhe sistemi kriminal të korrupsionit të montuar në këto 30 vite në aleancë me rilindasit e Partsë Socialiste.
Revolucioni foltorist anti-SHBA, antiBasha dhe anti“non grata” po shkon drejt vetëshuarjes, dhe cmontimi i “Trekëndëshit të Bermudës” ëhtë emergjencë kombëtare.
Mjaf është mjaf, boll më, nuk ka më kohë dhe as pritje , durimi është shterrur , duhet t’i jipet fund tranzicionit në Shqipëri, duhet të largohet e të karantinohet politika e vjetër.Kjo është ajo cfarë duhet dhe kjo është edhe emergjencë kombëtare.
Nga protesta në protestë shikohet se revolucionin e foltores po e braktisin revolucionarët ,dhe revolucioni po vetëshuhet dhe do mbetet mesa duket vetëm një çetë sa një grumbull njerëzish.
Revolucioni vazhdon , kjo është kauza e foltores. Revolucioni i foltores nisi dje me 11 Shkurt 2023 thonë bolshevikët e Foltores , por jo, revolucioni ka nisur që kur SHBA shpallën “non grata “ Berishën , Leninin e PD-së. Pra revolucioni nisi kunder “imperializmit” amerikan dhe kundër proamerikanizmit të Bashës, kunder shpalljes “non grata” të ishkryetarit të PD.
Pra ky revolucion është ashtu sikurse edhe 50 vite që vazhdoi revolucioni komunist antiamerikan i ishregjimit komunist në Shqipëri.
Sa më shumë që të zgjatet ky revolucion dhe sa më tepër qe ai dështon, braktiset dhe izolohet aq më shumë lartësohet imazhi i Lulzim Bashës si reformator dhe vizionar evolucionist dhe i ndryshimit dhe aq më shumë e fton koha Bashën që ai të vazhdojë misionin historik.
Ndoshta foltoristët mos e kanë ketë revolucion si vazhdimësi të revolucionit marksist-leninist kundër demokracisë dhe kundër rrezikut anglo-amerikan për Shqipërinë sic deklarohej regjimi, apo edhe mos e kanë si vazhdimësi edhe të tranzicionit paskomunisto-neokomunist e pseudodemokratik
Protestat e 11 dhe 13 Skurtit 2023 treguan se Foltorja nuk është më as bolshevike, (shumicë), por ishte reduktuar ne menshevike, (pakicë).
Kështu ka ndodhur me revolucionet marksist-leninste që nga shumicë përfunduan në dështim e në një pakicë mjerane, pasi revolucionet e tilla dështojnë sepse herojt e këtyre revolucioneve hanë edhe konsumojnë veten e tyre dhe vetëshpartallohen . Kështu po ndodh edhe me revolucionin foltorist, foltorja po degdiset si shoqata e vullnetarëve të Enverit.Revolucioni Foltorist do vazhdojë deri kur mos të ketë më grupe “kunderrevolucionare”brënda tij, deri kur të mos kete me grupe armiqsore dhe derisa të mbesë në foltore vetëm kryefoltoristi me ca mjerane rreth tij, dhe deri kur të mbeten vetëm nostalgjikët e tij.
Ky “revolucion” ka si kauzë antirevolucionin, ka antibashën, dhe antiamerikanizmin dhe synon vetëm rrëmbimin e vulës së PS-së, sepse pa vulën e saj këta foltoristë mbeten vulëhumbur.