15 vjetori i pavarësisë është momenti më historik për Kosovën dhe ndër më të rëndësishmit për shqiptarët kudo që janë. Shënimi i këtij përvjetori, pavarësiëht se qytetarët kanë një qeveri nga një parti që ka fituar shumicën, pra vullnetin e tyre, nuk ka atë gëzimin e duhur.
Kudo, secili shtet datën e pavarësisë e feston si festën më të rëndësishme, tek ne në këtë 15 vjetor entuziazmi ka rënë shumë. Edhe në shkolla ndjehet jo aq sa duhet emoecioni, me numrin e nxënësve që po pakësohen çdo ditë e më shumë.
Tek shkolla shihet e ardhmja e një populli, me dhimbejn e madhe tek ne me parametrat jo pozitive. Qytetarët nuk po largohen nga dëshpërimi me qeverinë, ata e dinë se duhet shumë kohë për t'u përmirësuar gjërat, andaj ikin që jeta mos t'u shkojë vetëm me shpresa.
Nuk mund të thuhet se s’janë arritur rezultate gjatë këtyre 15 viteve, dëmi në anën tjetër është më i madh krahasuar me ato pozitive. Ky përvjetor e gjen Kosovën në sfidën më të rëndësishme të saj që nga pavarësia, krijimi i Asociacionit.
E trashëguar që 10 vjet nga ish pushtetarët, qeveria aktuale dhe Kosova po përpiqen me të gjitha mjetet dhe mënyrat për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin e vendit, mes rrezikut të madh për krijimin e Serbisë së vogël brenda Kosovës.
Intergiteti i vendit si kurrë më parë është në rrezik, krahas luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Mes dëshpërimit dhe shpresës, qytetarët e Kosovës presin ditë më të mira, pavarësisht se duhet kohë e gjatë.
15 vjet shtet, po të ishte punuar me nder dhe për atdhe e jo interesa përsonale, sot do të ishim më mirë.