Kosova në Ditën e Pavarësisë, me besa-besë kundër tradhtisë

Opinione

Kosova në Ditën e Pavarësisë, me besa-besë kundër tradhtisë

Nga: Rexhep Torte Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 12:14
Autori Rexhep Torte

Kosova, Albin Kurti dhe Qeveia e tij në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, ndodhen para sfidave të rrezikshme të trashëguara nga qeveritë e derisotme, pa tejkalimin e të cilave Kosova nuk mund të ecën para.

Motra dhe vëllëzër shqiptarë në Kosovë, në Shqipëri, në diasporë dhe në mërgatën ton ë kudo që ndodhet.

Ju ftojmë publikisht që sot më 17 shkurt 2023 në 15 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të lidhim një besa- besë të fuqishme kombëtare shqiptare, e që nga sot Kosovës t’i ndihmojmë të gjithë e t’i themi stop tradhtisë dhe hajnisë.

Këtë besa-besë, e kërkojmë në emër të nderimit dhe të dinjitetit të më shumë se 2000 dëshmorëve luftëtarë trima të UÇK-së që e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

E kërkojmë në emër të respektit dhe dhembjes për afër 15 mijë shqiptarët autoktonë e të pafajshëm që u vranë dhe u masakruan nga Serbia kriminmale në agresionin gjenocidal të viteve 1998/99, në emër të nderimit dhe dinjitetit edhe të 1500 fëmijëve, në mesin e tyre edhe të foshnjave duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

E kërkojmë në emër të respektit dhe dhembjes për 20 mijë motrat tona autoktone e të pafajshme shqiptare, të cilat u dhunuan shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale.

E kërkojmë në emër të respektit dhe ankthit për 1643 shqiptarët autoktonë e të pafajshëm, që ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale i rrëmbyen nga shtëpitë dhe oborret shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Këtë besa-besë e kërkojmë edhe në emër të Kosovës që u bë shkrumb e hi nga Serbia kriminale dhe në emër të vuajtjeve që pësuan më shumë se 1 milionë shqiptarë utoktonë e të pafajshëm në eksodin që e shkaktoi Serbia kriminale me agresionin gjënocidal në Kosovë.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij ta godasin gjenocidin, tradhtinë dhe hajninë me forcën e ligjit

Në këtë besa- besë shembull praktik të parët duhet të jenë Albin Kurti dhe Qeveria e tij, duke e paditur sa më parë Serbinë kriminale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Duke i paditur kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorët e ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Duke i paditur përgjegjësit për fatin e Mr. Ukshin Hotit, fati i të cilit nuk është zbardhur edhe sot e kësj dite.

Duke i paditur urdhërdhënësit dhe vrasësit mizorë të paqedashësit dhe humanistit Akadenik Fehmi Agani.

Duke i paditur një për një të gjithë kriminelët e Serbisë që kryen krime në Kosovë dhe që njihen me emër e mbiemër.

Jemi më se të bindur se padia e ngritur ndaj kriminelëve serbë do t’i shqetësojë së tepërmi këta kriminelë dhe do t’i bëjë të treten si qiriri nga flaka, apo si qengji që e ndjen se e ka ujkun pas derës.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, pa humbur kohë e kanë për detyrë që të fillojë me punë Arkivi i Kosovës për grumbullimin dhe evidentimin digjital të vrasjeve, masakrave dhe të të gjitha dëshmive dhe arguumenteve lidhur me krimet e Serbisë kriminale në Kosovë.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, pa humbur kohë e kanë për detyrë të gjejnë mënyrën, qoftë edhe me pagesë, që t’i marrin në dorrëzim 2000 kasetat dhe CD-të dhe filmimet e tjera, ku Esat Shala me shokë i kanë inçizuar masakrat serbe të kryera në Kosovë.

Pa humbur kohë e kanë për detyrë të fillojnë me themelimin e Muzeut të Kosovës për krimet e luftës nga agresioni i Serbisë kriminale.

Pa humbur kohë e kanë për detyrë ta themelojnë një grup historianësh eminentë, i cili do të hartojë një projekt për botimin e librit “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve autoktonë”, si përgjigje të librit skandaloz përplot me gënjeshtra që Serbia kriminale e botoi në vitin 2020 me titul “ Ghenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të” në gjuhën angleze, e që e shpërndau nëpër botë.

Redaksia “Bota Sot” shembëlltyrë e informimit të drejtë dhe të shpejtë

“Bota Sot” mediumi më i fuqishëm i pavarur mbarë shqiptar, është duke kryer një mision fisnik mediatik kombëtar e njerëzor në kuptimin e mbështetjes së Kosovës karshi sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare, që janë duke e rrezikuar Kosovën tashmë shtet I pavarur e sovran.

Redaksia “Bota Sot” me ekipin e saj redaktorial dhe të gazetarëve, ka arritur në mënyrë të shkëlqyeshme ta bashkërendojë punën e vet dhe ta fitojë besimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm në hulumtimin, detektimin dhe demaskimin e dukurive negative në Kosovë, në Shqipëri, në diaporë dhe në mërgatën shqiptare në të mirë të kombit shqiptar.

Kjo ka ndikuar që të zbardhen dyfytyrësia dhe propaganda mashtruese e opozitës së sotme në Kosovë, PDK, LDK dhe AAK, e cila është vënë në shërbim dhe në mbrojtje të tradhtisë, krimit, hajnisë dhe korrupsionit, dhe po i shfrytëzon të gjitha mënyrat për tu rikthyer në pushtet.

Nëpërmjet “Bota Sot” shqiptarët arritën t’i kuptojnë tradhtitë dhe vëllavrasjet brenda shqiptare të kundërshtarëve politikë për pushtet, vrasjet gazetarëve për fjalën e vërtetë, pasurimin multi milionësh të ish komandantëve të UÇK-së me hajni dhe korrupsion.

Lexuesit e “Bota Sot” arritën t’i kuptojnë edhe tradhtitë e hilet e udhëheqësve të pas luftës në Kosovë në dialogun Kosovë-Serbi, që vazhdon tashmë 11 vite në dëm të Kosovës viktimë dhe në favor të Serbisë agresore gjenocidale.

Pasojat e kësaj tradhtie të ish udhëheqësve të Kosovës në 20 vitet e kaluara i shkaktuan dëme të pa riparueshme Kosovës në aspektin ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe politik, që rezultoi me emigrimin e qindra mijëra shqiptarëve nga pashpresa për të qëndruar në vendlindje.

Për të gjitha këto keqqeverisje të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, padrejtësisht akuzohen Albin Kurti dhe Qeveria e tij, që janë binomi më i sinqertë që sot po i dalin zot Kosovës në të drejtën dhe të vërtetën e saj.

Opozita e sotme në Kosovë ia vodhi paratë popullit të Kosovës, i keqpërdori edhe paratë që i dërgonte mërgata shqiptare për UÇK-në.

Opozita e sotme në Kosovë me fryerjen e listave të veteranëve të rrejshem dhe me milionat e eurove që i japin taksapaguesit e Kosovës për mbrojtjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve që gjenden në Gjykatën pë Krimet e Luftës në Hagë, e kanë shterur buxhetin e Kosovës.

Të gjitha këto lexuesit i mësuan nga shkrimet e “Bota Sot” dhe nga faqja e saj në internet.

Idriz Morina dhe gazetarët e tjerë të këtij mediumni më të fuqishëm të pavarur kombëtar shqiptar, si edhe bashkëpunëtorët Prof. Dr. Enver Bytyqi, Naim Miftari- ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, Prof. Sulejman Mehazi, Prof . Binak Maxharaj, Ramazan Bekteshi, Idriz Zeqiraj, gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Mararusha, Hafiz Shala, Halil Geci, e shumë analistë, studiues dhe njohës tjerë të çështjes shqiptare, me shkrimet e tyre analitike dhe argumentuese, çdo ditë po hedhin dritë se, këto parti të sotme opozitare në Kosovë, gjatë qeverisjes së tyre në 20 vitet e kaluara, në vend që të angazhohen për forcimin e shtetit të Kosovës, ato u dhanë pas vëllëvrasjeve për pushtet, vrasjeve të gazetarëve, pas korrupsionit, hajnisë dhe pasurimit milionësh të jashtëligjshëm.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij pa humbur kohë, duhet që në marrëveshje dhe në bashkëpunim me Redaksinë “Bota Sot”, të botojnë një buletin dy javor ose mujor, me punimet më të mira të gazetarëve, analistëve dhe studjuesve të çështjes kosovare e mbarë shqiptare, dhe ky buletin t’u dërgohet në mënyrë elektronike ambasadorëve në OKB, në Këshillin e Evropës, në Parlamentin e Evropës, si edhe Departamentit të SHBA-ve.

Kjo do të ishte mënyra më frytdhënëse që këto insitucione të rëndësishme vendimmarrëse ndërkombëtare, të informohen dhe të vetëdijësohen për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës dhe atë mbarë shqiptare.

Tradhtarët dhe të korrruptuarit i pret ballafaqimi me ligjin dhe drejtësinë

Është koha e fundit që tradhtarët, vëllavrasësit e kundërshtarëve politikë për pushtet, vrasësit e gazetarëve për fjalën e vërtetë, keqqeverisësit, hajnat, të korruptuarit dhe multi milionetët e pasluftës në Kosovë të dalin para ligjit.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, përkatësisht Ministria e Dejtësisë, pa humbur kohë ka për detyrë ta shpejtojë reformën në drejtësi, prokurori dhe gjyqësi, si edhe Vetingun, dhe të fillojë së vepruari edhe Byroja për konfikimin dhe verifilimin e pasurisë së jashtëligjshme.

Kjo do të mundësojë që edhe pse me vonesë, të fillojë ngritja e padisë mbi bazën e fakteve dhe të dëshmive për keqqeverisje, hajni e korrupsion dhe pasurim multi milionësh në para dhe pasuri të paluajtjshme, duke filluar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe të shumë e shumë figuravë tjera politike e udhëheqëse në Kosovës.

Ngritja e padisë edhe ndaj Vlora Çitakut, nënkryetares aktule të PDK-së, për përfshirjen e saj si ish ambasadore e Kosovës në SHBA, ku sëbashku me Hashim Thaçin, Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiqin, dhe në bashkëpunim me John Boltonin, Mathe ë Palmerin dhe Richard Grenelin e përgatitën planin për copëtimin e Kosovës.

Ngritja e padisë edhe ndaj Edita Tahirit- kryenegociatores në dialogun Kosovë-Serbi, e cila në mënyrë të papërgjegjshme e pranoi fusnotën për Kosovën në këtë dialog.

Ngritja e padisë edhe ndaj Hashim Thaçit, lidhur me të gjitha tradhtitë dhe dëmet që ia shkaktoi Kosovës si kryenegociator në dialogun Kosovë-Serbi.

Ngritja e padisë edhe ndaj Isa Mustafës- ish kryeministrit të Kosovës, i cili në dialogun Kosovë-Serbi e nënshkroi marrëveshjen e dëmshme për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, që eshtë marrëveshje shkatërruese për shtetin e Kosovës.

Ngritja e padisë edhe ndaj Avdullah Hotit- ish kryeminitrit të Kosovës, i cili u bë kukull e Donald Trumpit dhe e Richard Grenelit dhe nënshkruajti në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen Kosovë-Serbi të dëmshme për Kosovën, vetëm për t’i shërbyer Donald Trumpit në fushatën e tij zgjedhore.

Ngritja e padisë edhe ndaj Ramush Haradinajt, i cili në kohën kur ishte kryeministër ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës në Zhleb e Çakorr, si edhe për aferat e tjera korruptive.

Ngritja e padisë edhe ndaj Edi Ram ës- Kryeministrit të Shipërisë, pë tradhtitë që është duke ia bërë Kosovës qoftë ngA Tirana, Beogradi, por dhe në samitet ndërkombëtare.

Edi Rama është shkaktari dhe pengesa kryesore që derisot në Parlamentin e Shqipërisë, nuk është vendosur në rend dite Rezoluta që e dënon gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Motra dhe vëllezër shqiptarë kudo kudo që jetoni, ta realizojmë këtë besa-besëë që t’i ndihmojmë Kosovës në këto kohë të vështira ku armiqtë nga brenda dhe jashtë po mundohen ta zhbëjnë shtetin e Kosovës.

Po ndodhi kjo e keqe për Kosovën, do të na mallkojë Zoti dhe do të ma mallkojnë nënat tona fisnike shqiptare për qumështin dhe bukën dhe kujdesin me të cilat na rritën.

Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës e gëzofshim dhe e përjetofshim përjetësisht. Na priftë e mbara drejt prosperitetit dhe lumturisë. Zoti i bekoftë tërë shqiptarët e ndershëm e besnikë, të cilët në zemër e kanë atdhedashurinë. Zoti e bekoftë Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat