Saherë vjen ose të kujtohet 17 shkurti ....Lute Zotin (Hyjin) dhe bërë kryq në qiell!
Ndiçi gjurmët e gjakut dhe fisit tënd. Ndiçe zjarrin, ritmin, hapin dhe marshin epik dhe kalorsiak të Aleksandrit (Lekës) të Madh, Pirros dhe Imzot Gjergj Kastriotit.
Ndiçi hapat e Adem Jasharit, Hamzës, Luan Haradinajt, Shkëlzenit, Fehmi Lladrovcit, Xhevës, Elton Zherkës, Përmet Vulës, Agim Ramadanit, Sali Çekut, Pal Paluces, Gaspër Karaqit, Jusuf Gërvalles, Bardhoshit, Kadri Zekës, Adem Demaçit, Hysen Tërpezës, Demë Ali Pozharit, Isë Boletinit etj. Sepse prej tyre rrjedhë. Ndiçe zërin dhe kushtrimin e madh të kullave dhe atyre kështjellave të pamposhtura në Dukagjinë, Drenicë, Llap, Kaçanik dhe gjithandej, që kanë sy e vesh! Ndiçi damarët e ndezur të tokës së lashtë atërore dhe stërgjyshore, që nuk shuhen kurrë.Zërin e burrave...Atyre lisave të gjatë si të lindurit ose banorët e parë në ato Troje të panështueshme të Shqiponjave dhe Kastriotit!
Tuboj ose bëri bashkë urimet, deshirat dhe buzagazët (buzëqeshjet) e jetës dhe motmotit, dhe thuaj: E dashur Kosovsë, gëzuar dhe urime Ditën e Pavarësisë!
Ndiçe kushtrimin e malëve, sukave, bjeshkëve, kodrave dhe atyre kanjonëve të thella kumbuese e tufllanitëse që i marrin në prehër dhe përqafim shqiponjat dhe dallëndyshet që shkojnë e vijnë. Kujto Alpet e bardhe shqiptare ku thejnë qafën retë e zeza, murlanet, furtunat e ndryshme dhe stuhitë.
Kujto melodinë e tokës, orkestrën dhe simfoninë e lulëve më të bukura në kopshtin dhe fushën tonë. Lulëkuqëve të lirisë! Jepi kohës besë. Edhe hasmit ose armikut jepju (ipju) besë. Mos u ligë! Mos ngurro! Kujto Kanunin e Lek Dukagjnit dhe thuaj::Ani burrat e dheut e paçi besën e Zotit! Lidhu kryq me Besën si toka me qiellin. Ky është ligji.
Mos harro se...Kryetrimi dhe kryeheroi ynë legjendar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, tërë jetën dhe personalitetin e tij, ia kushtoi një qëllimi ose ideali të vetëm: T'iu ndihmonte kombit dhe atdheut, kur ata e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Gjergj Kastrioti, ishte tepër i veçantë dhe shumë i vështirë për t´u përshkruar ose deshifruar me pak fjalë. Sepse, Ai gjithëmonë ishte fjalëpak dhe tepër modest. Nuk fliste shumë për jetën, veprën dhe personalitetin e tij, nuk i nënçmonte kurrë të tjerët, qofshin ata edhe rivalë, kundërshtarë ose armiq të ndryshëm në vijen e parë të frontit. Nuk ishte shpirtëshitur, shpirtëzi, xhelozë, prepotent, megaloman, supersticiozë, komplotistë, hakmarrës, dinastikë, konformistë, demagogë, hipokritë ose dogmatikë si mbretërit ose komandantèt tjerè. Nuk fliste as nuk mendonte nga konteksti i atyre "ideve" që i fliste ose mendonte turma. Jo. Dhe, aq më pak mbi ato gjëra që nuk i qëndronin arsyes dhe gjykimit tè shëndoshë ose racional. Nuk ishte i dashuruar në 'egon' ose vetvetën e tij . Nuk hedhëj në fjalime, veprime, reagime ose vendime të ndryshme mbi bazën e asgjësë për asgjë. Ai gjithëmonë fliste, mendonte, vepronte, vendoste ose reagonte më shumë mençuri dhe maturi maksimale. Nuk i shiste dhe nuk i tradhëtonte kurrë interesat dhe idealet e njohura të miqve, bashkëpunëtorëve ose bashkëluftëtarë të tij. E aq me pak interesat e larta të kombit dhe atdheut.
Dhe, Aleksandri (Leka) i Madh i cili në frontin e luftës ose fushèn e nderit, i mundi shumë komandant të shquar ushtarak ose luftarak, mbretër dhe perandorë, por nuk e vodhi (plaçkiti), nuk e nënçmojë dhe nuk e poshtërojë askënd. Dhe, lërë më ti shokët, bashkëluftëtarët, njerëzit ose popullin e vet. Sepse, Aleksandri (Leka) i Madh, nuk ishte pirat, llaskuc, matrapazë ose profiter lufte, por ishte luftëtarë i vërtetër dhe komandant. Sepse, jetën, shpirtin dhe trupin e vet, siç thoshte, ua kushte borxh Zotit dhe prindërve të tij, ndërkaq, edukatën, kulturën, nderin (moralin), karakterin, aftësitë ose shkathtësitë e njohura ushtarake dhe politike, ua kushte borxh popullit, Aristotelit dhe mësuesve të tjerë në "Stoja" ose Akademinë e Platonit dhe Aristotelit në Athinë. Edhe gjysëmotra e bukur, sharmante, ekskluzive dhe tepër ekzotike e Aleksandrit (Lekës) të Madh, Selanikia (Thesalonikia) në bazë të së cilës e ka marë emrin edhe Qyteti i bukur i Selanikut, e cila luftoi deri në fund për trashegiminë e madhe ushtarake, politike, kulturore dhe historike të vëllait (vëllaut) të saj: Para se të nisej në luftë, atëbotë i çoi fjalë vëllait të saj (Lekës të Madh), duke i thënë: 'Vëlla i dashur! Lus Zotin e tokës, detit dhe qiellit, për jetën dhe sukseset tua në fushën e nderit ose fushën e luftës! Por, gjithashtu lutëm për kokën dhe shpatën tënde krenare! Sepse, Ti je si Akili, i dënuar nga nderi (morali), virtyti, karakteri, forca dhe madhështia jote!"
Ndërkaq, dikur më vonë, i ndodhur në shtratin e vdekjës, Aleksandri (Leka) i Madh u tha bashkëluftëtarëve ose bashkëkomandantëve të tij: Mbajeni çelësin e fitorës fortë në duart tuaja, duke besuar se nuk do mi bëni nderimet e fundit me armë ose shpata të kthyera kundër njeri tjetrit!', fund i citatit.
E dijë...Po, po e dijë se tek mendon, soditë dhe mediton dikund vetëm, sall me ankthin, trishtimin, merzinë dhe zërin e zemrës së ligë mbi shkallët e ferrit të asaj apokalipse të madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm në Kosovës: Të bëhet shpesh sikur i sheh ose takon ndoshta dikundi prap (si në ndonjë ëndërr të keqe dirmi serb ose karpatian..) -njerëzit dhe popullin tonë, tek e prisnin dikur vdekjën me radhë!
Aty ishin motrat ose nënlokët tona....Si Maria Magdalena dikur para kryqit dhe atij varri të hapur të Jezu Krishtit! Të ndiej dhe të kuptojë plotësisht ty dhe legjendën ose historinë e njohur mbi Agaten, Esteren, Juditen dhe Anen profetesh...tek e prisnin dikur me padurim ardhjen ose shfaqjen e Maria Magdalenes me Jezu Krishtin në shtëpinë e Zotit.
E di, por...
Mos harro se ngjyra e lapsit të nxënësit dhe shkronjave të alfabetit, janë më të shenjëta se sa gjaku i luftëtarit, heroit ose dëshmorit. (Tha dikur Profeti Muhamet, a.s)
Se këndejmi, ne shqiptarët kemi mësuar shpesh mbi sytë, shpirtin dhe mendjen e vyer (pjellore) të njeriu të mençur, tè ditur, të thellë, racional dhe patriot qè flasin në distancë dhe shkruajnë faqe ose kronika të shkëlqyera për jetën, luftën, lirinë (çlirimin), religjionin, heroizminn, sakrificen dhe atdhedashurinë, pa u mërzitur kurrë se ç'thonë analet dhe kronikat e ndryshme ditore ose periodike.;
Edhe për ato levizje ose "përplasje indiferente" vetulash dhe çerpikësh të njeriut të urtë, të ditur, intelegjent dhe patriot, i cili mezi pretë daljen ose shfaqjen e sërishme të dritës së diellit pas mjegullës ose territ të natës së huaj, e cila akoma nuk sosët.
Në këtë histori është mëse interesant fakti se trimat e mençur ose heronjtë e vërtetë, gjithëmonë vijnë papritur, heshtur dhe fjalëpak, për t'u ngritur në mite, epose, legjenda të ndryshme ose histori.
Mos harro se rolin e një poltikani, poeti, shkrimtari, gazetari, analisti ose publicisti ditor ose perodik në Kosovë a dikund tjetër, mund të lozi ose zëvendësojë gjithësekushi, ndërsa rolin e një heroi, çlirimtari, intelektuali ose patrioti të vërtetë, nuk e zëvendëson askush.
Athina, Sparta, Teba dhe Korinti, ishin shtetët ose fuqitë kryesore në Greqinë Antike....
Sparta edhe pse ishte shumë me e vogël se sa Athina, ushtarakisht (luftarakisht) dhe ekonomikisht, ishte shumë me fortë se Athina, sepse spartanët ose spartianët, si pjesën më të shënjtë dhe emblematike të shtetit dhe familjes, i çmonin dhe i ruanin si sytë e ballit, të diturit (mençurit), trimat ose heronjt e luftës, ndërsa athinasit i vrisnin, tradhëtonin, spiunonin, survejonin, i padisnin, akuzonin dhe i çonin në burg si Sokratin, Periklitin, Themistokliun, Milon, Krotonin etj.
Shtetët dhe kombet e cilivilizuara të Europës ose Perënndimit, të japin gjithëçka tjetër, përveç heronjve, nderit, moralit dhe krenarisë së tyre shtetrore dhe nacionale.
Narrativa ose komponenta e empatisë së njohur ndaj dikujt, sipas psikologjisë politike, në radhë të parë ka të bëjë me aftësinë (zgjuarësinë) ose intelegjencën e njohur shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intrinznike ose ekstrinznike, për t'i njohur, kuptuar dhe pranuar ndjenjat, emocionet ose sentimentët e personave (individëve), grupeve, komunitetëve ose etnitetëve tjera në diversitete të ndryshme, rivalitet ose polaritet. Dhe, mbi të gjithat, ndarjen, dallimin ose klasifikimin e ndjenjave ose sentimentëve të njohura shpirtërore, emocionale, alogjike ose iracionale nga ndjenjat, përjetimet, përceptimet dhe anticipimet e njohura racionale, koshiente (logjike), intrinznike, ekstrinznike, shkencore ose humaniste.
Ndërkaq, deficitët ose suficitët e ndryshme empatike, i nxisin ose shkaktojnë në ndërkohë sjelljet ose reagimët e njohura antisociale, iracionale, negative, violente, infantile, patologjike dhe të tjera si luftërat ose konfliktët e ndryshme dhe kështu me radhë. Prandaj, ekziston metafora ose maksima e njohur sipas të së cilës:" fjalët dhe veprat tuaja ju shquajnë ose afirmojnë, por gjithashtu fjalët dhe veprat tuaja, mund t'ju shesin, gjykojnë dhe denojnë."
Se këndejmi, sipas maksimës ose apologjisë së njohur të Sokratit para gjyqit ose prokurorisë së Athinës: Ata që e flasin ose thonë të vërtetën, rrezikojnë jetën, ose vetvetën dhe karierën e tyre.
Kështu që pasi i përbuzi, injoroi ose ironizoi me lehtësi ca kërma të shoqërisë që ishin të paditur, mediokrit, stupid, nebuloz, shpirtëzi, xheloz, demagog, hipokrit, cinik dhe injorant të parikuperueshëm, Sokrati përfundoi në gjyqin ose burgun e Athinës.
Edhe akuzat kundër tij, u bënë më të kollajshme...
Dikur me vonë piu qetësisht kupën e helmit dhe vdiç me dhimbje të tmerrshme në burgun (gjyqin) e Athinës si hero dhe idol i madh i shtresave të ngritura qytetare, kulturore ose intelektuale të Athinës dhe shumë me largë.
"Bubu, po sa të mjerë janë ata që e dijnë se nuk dijnë dhe s'e pranojnë së bashku me ata që nuk e dijne se s'dijnë!- tha Sokrati para se të vdiste në burg.
Ndaj, gjithënjë sipas tij:" në një shtet, pushtet ose sistem të lirë, qytetar ose demokratik, ti mund të shahësh, qortohësh, vritësh ose denohësh edhe përmes humorit, hostenit, sarkazmës ose ironisë. "Lëxoni, mësoni dhe kuptoni o njerëz, sepse bëheni zot të vetvetës dhe fatit tuaj!" (Sokrati në "Apologjinë" e tij).
Por, ja që ligji, shpata, pushteti dhe polici, sipas Sharll de Golit, na qenkan kthiza (kërthiza) ose boshti i globit dhe fuqia e tyre qenka (qenkësh) absolute!
Ndaj, mëqe, sipas Sokratit, Platonit dhe Aristotelit, jeta është qef, lezet ose komedi për ata që mendojnë, logjikojnë dhe sundojnë, dhe tragjedi për ata që ndjejnë ose përjetojnë: Në vazhdim (patjetër) duhet cekur ose ripotencuar maksimën ose idiomën e lashtë greke, sipas të së cilës: "Në këtë teatër ose spektakël të madh të jetës, botës, kohës dhe natyrës tonë, gëzimi, hareja ose lumturia, janë vetëm një çast ose moment...Të tjerat janë vetëm vuajtje, mundime dhe sakrificë individuale ose kolektive. E sidomos për popullin ose njeriun e papushtetshëm dhe të pakrah në Kosovë që e shfrytëzojnë, manipulojnë, e vjedhin (plaçkisin), e vjelin, mjelin dhe e shesin dhe stërshesin përditë kastat ose klikat e ndryshme pushtetmbajtëse ose politike.Pastaj vijnë sëmundja, vdekja, pleqëria....Harresa totale.
U mor vesh se këmba e mërgimtarit, ashtu sikurse këmba e heroit, ushtarit ose çlirimtarit të kthyer pas aq shumë kohësh nga fusha e nderit ose fronti i luftës çlirimtare dhe patriotike, e ndien vetën të gjallë vetëm atëherë kur prek tokën e lirë atërore dhe stërgjyshore. I pushojnë trupi, mendja, zemra dhe shpirti i tij, aty për aty.
Sytë e tij për një çast sikur ndalën dhe shohin (shikojnë) vetëm në një pikë...Duke soditur, gjurmuar ose hulumtuar për buzëqeshjet ose përqafimet e harruara dikur tek pragu i derës, si amanet i madh, dekalog ose testament...Për bukurinë, dashurinë, lumturinë dhe krenarinë e njohur atdhetare ose vendlindore që i kishte, ose besonte se do i këtë një ditë.
Mërgimtarët (emigrantët) së bashku me trimat ose heronjt e kthyer nga lufta, janë si marinarët ose minatorët që dalin nga një galeri e shembur ose deti plot valë....Duan të marshojnë kundër gënjeshtrës, egoizmit, tradhètisë, pabesisë dhe padrejtësisë qè u troket ne zemër dhe dikund thellë në shpirtë. Ata hoqën mundime që i lanë pas, por ata edhe u mashtruan aq keq më pas.
Ata nuk i mashtroi veç toka, qielli, cigarja, miomzat, manushaqet, trendafilat, buka, kripa, sofra...Por, edhe populli, shteti, bashkëluftetarët, si dhe liria për të cilët luftuan, u përpoçën, u përgjakën dhe i sakrifikuan edhe gjymtyrët e trupit dikur!
Shumë të tjerëve u mbetën plagët, dhembjet, përbuzja ,mohimi, cinizmi, injoranca, arroganca, dëshpërimi, pafuqia...Koha e njerëzve të mëdhenj dhe ëndrrave burrërore ose kalorsiake, sikir iku e shkoi dikund largë në pakthim....Ata u plakën të thinjur ose bënë xhog nga pritja...Shumë prej tyre nuk e pritën as pensionimin ose pleqërimë e merituar.
Vdiçën ose u burgosën të përbuzuar, mallkuar, demonizuar, satanizuar dhe harruar nga miqtë, bashkombasit, bashkëluftetarët ose liederët e ndryshëm institcional ose politik. I mori me veti koha e pakohë.
Ndaj, nuk është aspak çudi kur njeriu, emigranti, eprori, komandanti, patrioti ose çlirimtari shqiptar, i tretur në mjerim, ka aq shumë mall për pak truall të qëndrueshëm atdhetar ose vendlindor nën këmbët e veta, dhe kur ndjen nevojë mjerane për pakëz ngrohtësi atdhetare ose vendlindore.
E sidomos për dy duar të njoma, një pamje ose fytyrë të bukur, dhe ata sy të dashur atdhetar ose vendlindor që i shohin sytë e ti të etur dhe përmalluar aq shumë për... gjithëçka.
Edhe për një të shame të rëndë në shqip.. aty dhe atëherë kur gjithëçka të ngjan si në ëndërr. Edhe ikja nga liria së bashku me fjalët e ngelura në fytë dhe ato përshëndetje e përqfime të harruara tek pragu i derës.
E gjithë kjo sikur të ngjanë në një vorbullë të çmendur malli dhe nostalgjie që i davarisë hallët e përditshme për të siguruar ekzistencën ose mbijetesën individuale dhe kolektive të popullit (kombit) dhe atedheut tonë, e që nuk i thyen dot hallkat ose zinxhirët e robërisë së përkthyer në liri. Kështu që ne jemi të burgosurit (pengjet) ose robërit e ëndërrave tona për një jetë me të mirë dhe dinjitoze.
Prandaj, "njeriu,refugjati, emigranti, patrioti, intelektuali, politikani, komandati ose çlirimtari shqipar, është gjithnjë ajo qenie që shqetësohet, i përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria…dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen."- Preludim nga shkrimi i njour i Edgar Morinit “Hyrje në një politikë të njeriut”
Çfarë krimesh, çfarë padrejtsishë, çfarë konfliktesh, çfarë tmerri dhe mjerimi social, ligor (juridik) e politik do i kishte shmangur shoqëria shqiptare ose kosovare për një çast ose moment, po të dilte dikush dhe të hiçte ose largonte frikën e atjeshme individuale dhe kolektive, duke bërtitur para të tjerëve me fjalët: Të nderuar, mos i dëgjoni këta mashtues ordiner dhe ambulant. Këta diler ose trafikant të flamujve, kombit, atdheut, shpirtit , nderit dhe moralit tonë çlirimtar, patriotik, shtetror dhe nacional... Jemi të marrë dhe të mbaruar nëse harrojmë se vlerat dhe frytët e lirisë (çlirimit) dhe UÇK-s, iu përkasin ose takojnë të gjithëve, ndërsa toka, prona, pasuria, populli (kombi), atdheu, shteti dhe pushteti i Kosovës, iu takojnë të gjithëve, dhe askujt tjetër veç e veç. Apo...???!!!
Kemi vuajtur, pësuar dhe sakrifikuar aq shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë të çlirimit (lirisë) dhe pavarësisë shtetrore, nacionale dhe politike. Janë sakrifikuar shumë breza ose gjenerata të tëra, apo....?!
Mrekullia e tërë kësaj maratone ose odisejade të gjatë dhe kaq të mundishme qëndron në faktin se falë Zotit të Madh e Falenderues, falë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, si dhe përpjekjeve tjera biblike dhe titanike të popullit (kombit) dhe elitës sonë intelektuale dhe patriotike( plus falë SHBA-s, B. Madhe, Gjermanisë, Natos ose Perëndimit), i mbijetuam dhunën, terrorin, gjenocidin, etnocidin, urbanocidin, kulturocidin dhe masakrat serbe së bashku me muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës. Kosova dhe shqiptarët sot janë të lirë (çliruar) nga zgjedha dhe tirania e huaj.
Ironia e tërë kësaj të arriture epokale dhe historike, ndërkaq qëndron në faktin paradoksal, reaksionar dhe anakronik, sipas të të cilit, Kosova dhe shqiptarët, sikur i harruan shumë shpejt vuajtjet ose të kaluarën e tyre së bashku me vlerat dhe sakrificat e djemve dhe vashave me të mira të kombit!
Sikur u harruan madje edhe konceptët, idealet, vizionet dhe parimet e njohura oksidentale ose perëndimore të Dr. Rugovës së bashku me misionin, narrativin dhe testamentin e tij kontemplatv, komprehensiv, komplementar, suplementar, intelektual, intelegjent dhe patriotik që përkon me periudhat e njohura të Humanizmit dhe Renesansës në fazat e brilimit ose shkëlqimit të tyre me të madh.
Njerëzit vdesin atë ditë kur nuk ndjejnë turp dhe përgjithësi për asgjë.
U kuptua se e gjithë filozofia politike dhe diplomatike, janë një akt, stil, takt, talent ose arti i gjuhës, dialogut, komunikimit....Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin. Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori...
Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste.
Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompetent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose diplomatët e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetvetën (egon) e tyre, dhe i bëjnë për veti si miq, aleat ose klinet të tyre.
Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe, insubordinuese, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlative, mund të hasim edhe tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Platoni, Chomsky, Ruxher Boshkoviçi, Pushkini, Lomonosovi...dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.
Është më mirë të jesh i ndrërshem dhe i sinqertë në fahun ose profesionin tënd, se sa të mashtrosh të tjerët dhe vetvetën tëndë me çështjet ose gjërat që nuk i di, nuk i njeh dhe s'ke autorizim ose kompetencë për to.
Një digresion:
Kur vdiç Titoja me 5 maj të vitit 198O, në stadiumin e bukur "Poljud" të Split, me kujtohet se po luhej ose zhvillihej derby i madh i futbollit të atëhershëm jugosllavë në mes Hajdukut të Splitit (Kroaci) dhe Crvena Zvezdës së Beogradit (Serbi)...
Ndërkohë që për shkak të lajmit mortor nga Lubjana (Slloveni) ku ndodhëj i hospitalizuar Titoja, u ndërpre para kohës takimi ose derby i madh në mes Hajdukut dhe Crvena Zvezdës, nën thirrjet ose sloganët e njohura:"Poslje Tita-Tito"( Pas Titos-Tito), si dhe me:"Druzhe Tito mi ti se kunemo, sa sa tvoga puta ne skrenemo"(Shoku Tito, ne të betohemi se na rrugo jote nuk do të largohemi) etj....
Në Kosovë ndërkaq, si të thuash i madh e i vogël ishin mbyllur (ngujuar) në shtëpi, duke pritur me frikën dhe pasigurinë e njohur të "Jozefit" të Franc Kafkës, në mos do ndodhte lufta pas vdekjës së marëshallit....?!
Por, gjithashtu kishte edhe të atillë që nuk ia varnin fare as Titos dhe as Jugosllavisë.
Se këndejmi, "prirja", "arti","talenti" ose tendenca e njohur dogmatike, hipokrite, demagogjike, hamletiane ose don kishotike e dikujt për të qenë gjithëmonë i koniukturëshem, i nomenklaturëshem ose i pranueshëm, vasal dhe servil për të gjitha konujkturat dhe nomenklaturat e mundshme nga vendi dhe bota: Të ngjanë në demagogji, hipokrizi, ose në makiavelizëm politik. Gjegjësisht, në një mision robust ose korpulent të Herkulesit me 78 djemt ose kalamajt e tij grindavec që e mohonin dhe vrisnin vazhdimisht njëri tjetrin.
Po sot....?!
Imagjinoni një botë futuriste, inkarnative, ataraktive ose interaktive ku neurokirurgjia, neurokimia ose neurobiologjia astrale, interstelare ose galaktike, mundohen të na shpjegojnë edhe "gjuhën e Zotërave ose Perëndive" së bashku me gjuhën e alienëve ose jashtëtokësorëve....!?
Ndërkaq, në Kosovë, shumica e njerëzve ose politikanëve të ndryshëm ditor ose periodik (pozitë e opozitë)-nuk e kuptojnë njëri tjetrin.
Sa keq!
ASh