Viti 2008, ngjarja më e madhe dhe historike që pas pavarësisë së Shqipërisë

Opinione

Viti 2008, ngjarja më e madhe dhe historike që pas pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Dedë Preqi Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 19:06
Dedë Preqi

Shumë më rëndësi do të mbetet viti 2008, ngjarja më e madhe e shqiptarëve në historinë kombëtare, që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912. Kjo ngjarje është një kthesë e madhe historike, edhe pse ishte një rrugëtim i gjatë, por durimi i kalitur dhe vullneti i popullit liridashës nuk u shua, që u deshën vite dhe shekuj sakrificë për të ardhur deri te kjo ditë madhështore dhe për të festuar Kosova pavarësinë e shtetit të vet.

Për sa i përketë pyetjes se kush e solli pavarësinë e Kosovës, kuptohet se çdo fillesë e këtij procesi është e pranishme dhe asgjë nuk mund ta fshijë nga historia, që e kishte sakrificën e vet shume të hershme që nga ideatorët e themeltarët e saj dhe me pushkën e UçK-së, duke e vulosur NATO, që nënkupton përgjigjen më difinitive të kësaj pyetje.

Ishte fitorja më e re dhe më e madhe e popullit shqipatarë të Kosovës, që do ia hapte të gjitha rrugët e prosperitetit demokratik dhe integrimi i saj me vendet demokratike të zhvilluara Evropiane, si dhe mundësia e një bashkëafrimi dhe anëtarësimi në NATO, që do të ishte efekti më i madh që do ti mbronte dhe do ti ruante të gjitha këto sakrifica nën ombrellën e vet.

Pavarësinë e Kosovës, e kanë njohur shumë shtete të Evropës dhe botës, prej sa ka 192 shtete anëtare të UN-it, në mesin e këtyre shteteve 22 janë anëtare të BE-së, që e kanë njohur dhe pesë të tjera nuk e kanë shprehur akoma vullnetin e tyre, për shkaqe të njohura dhe të pa njohura të tyre, të cilat edhe këto vende një ditë do të ndryshojnë pikëpamjet e tyre në favot të Kosovës.

Republika e Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, bënë pjesë në Evropënjuglindore, që shtrihet në qendër të Gadishullit Ballkanik, dhe kufizohet në veri me Serbinë, në Juglindje me Maqedoninë, në Jugperëndim me Shqipërinë dhe në Perëndim me Malin e Zi.

Republika e Kosovës, ka një sipërfaqe prej 10,887 km2 dhe me një popullsi afro 2 milion banor, me kryeqytetin e saj Prishtinën , me afro 350 mijë banorë, ku shumica e popullsisë së këtij vendi përbëhët shqiptarë, mandej viejnë edhe pakicat tjera të përziera.

Deri në momentin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë së Millosheviqit, Kosova kishte një status të dyfishtë, dhe ishte njëkohësishtë pjesë e Serbisë, por edhe njësi e shtetit federativ, që do të thotë, ishte e varur dhe e izoluar nga të dyja anët, por sot të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë, janë të pavarura, një ndër ato, edhe Republika e Kosovës, e cila e plotëson këtë proces historik.

Mirëpo, akoma ekziston rreziku që fle te liria e jonë dhe kohën e fundit sikur ka marrë një tipar urgjence, duke veçuar tendencat e Serbisë, për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, që përmes këtij plani mund ta bënin krejt pa pritur shkatërrimin e gjithë kësaj sakrifice të shtetit të Kosovës.

Prandaj, do duhej të mirren parasyshë porositë e miqve ndërkombëtarë, sidomos të miqëve nga SHBA-të, që na ndihmuan deri te pavarësia e Kosovës, por a do duhej njëherë vetë të tregojmë pjekurinë tonë politike dhe përgjegjësitë që na obligon shteti i Kosovës, sidomos ndaj politikave të Serbisë, e cila paraqitet shumë destruktive dhe e pa diciplinuar.

Kosovën dhe politikën e saj po e vënë Serbia në lojë dhe në peshojë, sigurisht se çështja e Mitrovicës veriore do të jetë një pikë kyqe e bisedimëve, e cila çështje do ti merr shumë kohë dhe shumë angazhime vendit tonë, të cilat duhet të janë të lidhura me ndërmjetësimin e BE-së dhe garantimin e SHBA-ve.

Urojmë që shteti i Kosovës së Pavarur të kompletohet si shtet i vërtetë dhe funksional me Institucionet e veta shtetërore, që të krijojë kushte më të mira të jetës së qytetarëve të vet dhe të çlirohet sa më shpejtë nga sindromët e korrupcionit dhe krimit të organizuar, duke krijuar forca të reja politike, për të forcuar themelet e shtetit demokratik dhe paqësor, për t’u bashkuar me vendet tjera të lira demokratike të Evropës dhe botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat