Zhgënjimi i deputetit mendjemadh, vetëm sa kundërmon turp, kur ai përbuzet në cilësinë e “matrapazit“!
Zotriu, (H.A) si duket e paska pas tejvlerësue vetëveten nëpër ato portalet e “lavdishme të kryepolitikës për shtetin”!
“Sinqeriteti” teorik i zotriut kulmojë turpshëm në praktikë, sepse t’pamet u hapën në dhomat e prokurorit të shtetit!
Ndihet krenar deri në ekstazë, kur akuzon vetëveten, qeverinë dhe shtetin!
I lëshon fjalët sikurse “lopa bajgat” dhe shpreson se kur mbyllet një derë, hapen dy tri të tjera dhe kështu vazhdon suksesi për karrierën politike!
Tipi i përngjanë një llamarine t’hollë, derisa para dite mbronë qeverinë, mbasdite akuzojnë pushtetin.
Kur e ndëgjon, krijohet një përshtypje sikur, ky i lutet opozitës që të e mëshirojë për zbulimin e vetëvrssjes politike.
Në cilësinë e politikanit “largëpamës” reflekton me “përshtypje të thella” dhe të pëlqyeshme edhe për mikun e armikut tonë!