Vip, Vip Urra: Hoxhollarët me Big Brother të vetin!

Opinione

Vip, Vip Urra: Hoxhollarët me Big Brother të vetin!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 20:23
Sherif Ramabaja

Para se të kalojmë në temën vijuese dua të them edhe unë diçka me temën paraprake.  Unë nuk di se cilët jeni ju që gjykoni ashtu mbi femrën shqiptare, po unë i them veti shqiptar, para se ta marr atributin mysliman. Unë jam shkolluar këtu dhe i përmbahem parimit, kombi mbi të gjitha. Ju që diskutuat ashtu nuk di se ku i merrni ato parime, po për mua janë të dëmshme dhe jo kombëtare. 

Jam i sigurtë se ju jeni bijtë e atyre që u thoshin shqiptarëve, mos i dërgoni fëmijët në shkolla, se ju bëhen shkie. Unë nuk di se nga vini ju dhe çfarë emrash keni, por unë nuk mund t´ju quaj shqiptar. 

Ka të dhëna të sigurta që në mesin tonë janë infiltruar serb dhe rus të cilët e flasin shqipen rrjedhshëm dhe i kanë ndërruar emrat dhe përhapin propagandë në popull për përçarje dhe insistoni që të shkaktoni luftë vëllavrasëse.

 Me paraqitjet e juaja unë dyshoi se ju mund të jeni persona të tillë. Në mua le gjurmë thënia e patriotit shqiptar Vaso Pasha, mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit është shqiptaria.

Unë e çmoi femrën tonë dhe dua që ajo e pa penguar ta ndjek rrugën evropiane. Ne jemi popull evropian dhe nuk mund të bëhemi as arab e as turq, as serb, as rus e as iranian.

Unë nuk frymëzohem me ideologjitë islamiste sikurse ju, se të gjithë ata që sjan mysliman janë të pafe. Këto gjëra janë sa të rrezikshme, po aq të dëmshme për besimtarët, sepse i armiqësojnë me fetë e tjera.

Shkollimi është çështje primare për të rininë, feja është çështje private e secilit dhe ashtu duhet të mbetet, duke respektuar njëri - tjetrin, pa marrparasysh se cilit besim i takon.

Unë i çmoi Gjergj Kastriotin - Skenderbeun, Nënën Terezë, Pjetër Bogdanin, Anton Çettën dhe figurat e shquara të kombit, pa dallim feje.

Unë nuk du ata marr rolin e historianit, se si ne e pranuam fenë islame, apo kronikat se femrat shqiptare hudheshin në humnerë, për të mos rënë në duart e turqëve (muslimanëve), por do të kisha kërkuar nga ju ta lëshoni Big Brodherin dhe të ikni nga keni ardhur. Ju për mua nuk jeni as Hoxhollarë e aq më pak shqiptar.

Këtë po e kërkoi para se ju këtë gjë ta kërkoni për mua, po mos harroni se unë i përkas këtij populli dhe dua po ashtu që popullit tim ti shërbej, në harmoni me vëllezërit tanë të feve të tjera.

Detyra e juaj në këtë fazë është që të nxitni mos durim fetar, të përhapni propagandë dhe mundësisht të nxisni vëllavrasje mes popullit tim. Jam i sigurtë se detyra e juaj është që të nxisni konflikte edhe nëpër xhamitë e Kosovës, deri te dhuna fizike.

I kisha lutur shikuesit që t´ju gjykojnë dhe t´ju largojnë nga ky eveniment.

Rroftë shqiptaria, duke i dhënë përparësi arsimimit të rinisë sonë.

(Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat