Nuk është shumë larg kur Vuçiq krekosej para ndërkombëtarëve dhe popullit të tij: nuk do lejoj poshtërimin e Serbisë. Serbia është e fuqishme që t´i mbrojë serbët në Kosovë. Derisa të jem unë kryetar i Serbisë, kurrë nuk do ta njoh Kosovën etj, etj.
Sot si duket për këto qëndrime dhe zotime, do të paguaj një çmim të shtrenjtë. Nacionalistët serbë që e llogarisin veten edhe më nacionalist, racist e fashist se vetë Vuçiqi, po e kërcënojnë me kryengritje dhe vdekje, nëse nuk iu përmbahet qëndrimeve të cilat dikur vetë i kishte premtuar.
Siç duket një finale e cila po përgatitet në Serbi, shumë shpejt mund të merr flakë, po kush do të digjet në flakët e saj, mbetet të shihet.
Putini i ka hallet e veta. Wagner (grup paraushtarak terrorist) po ashtu sipas burimeve amerikane, i ka humbur mbi 9000 pjesëtarë të vetë në Ukrainë. Prandaj si alternativë e vetme do të mbetet vetëm, nëse vjen, qeni i çartur i Putintit Kadyrov, (siç e quajnë në Gjermani) që ta shpëtoi Vuçiqin dhe Serbinë.
Ndoshta edhe udhëheqësit e Kosovës po mbushen mend, që Serbisë njëherë e përgjithmonë, mos t´i bëjnë lëshime territoriale më tutje.
Lëshime iu bënë Maqedonisë, Malit të Zi, tash edhe Serbisë, deri kur – do të falim territore. Koha është që të mendojmë si t´i kthejmë ato të pushtuarat, e jo edhe më tutje t´i kënaqim apetitet e fqinjëve, të cilat nuk përfundojnë kurrë.
Momentalisht më e rëndësishme do të ishte që ta presim sa më të organizuar finalen serbe.
Aty priten të sqarohen shumë gjëra. Do të ketë zëra që të nisen drejt Kosovës. Do të ketë zëra që Serbia duhet të dal deri në Durrës. Do të ketë zëra që populli serb është popull i shenjtë.
Do të ketë zëra që serbët vetëm duhet ta fillojnë luftën pushtuese, sepse zoti Sveti Sava, do ua plotësoi dëshirat etj. Nuk është çudi për serbët, si çdo herë do të kërkojnë edhe vdekje për shqiptarët.
Të gjitha këto do të kristalizohen javët dhe muajt e ardhshëm. Shumë gjëra do të jenë të lidhura edhe me zhvillimet në Rusi. Sapo Rusia ta marr teposhtën, kjo pritet të filloi edhe me Serbinë.
Prandaj fati i këtyre dy shteteve është shumë i lidhur, me njëri - tjetrin. Vuçiqi me fillimin e agresionit rus ndaj Ukrainës ishte shumë i trimëruar, duke pritur fitoren e shpejtë të Putinit, por erdh duke u zhgënjyer.
Sot vetëm nëse shpreson në përdorimin e arsenalit atomik, përndryshe perëndimi pret kapitullimin e Rusisë dhe një fillim të ri, pasi t´i kthej të tëra territoret e pushtuara.
E njëjta gjë duhet të kërkohet edhe ndaj Serbisë. Së pari t´i kthej territoret e pushtuara, pastaj të fillohet me demokratizimin e saj.
Është e palogjikshme që Rusia të kthehet në rrjedhat normale, kurse Serbia e cila nuk ndryshon asgjë prej saj, të lejohet që t´i terrorizoi fqinjët e saj.
Me rënjen e këtyre dy shteteve hegjemoniste dhe despotike, pritet të kthehet dhe vendoset paqja, njëherë e përgjithmonë në Evropë.