Putini me fjalimin e sotëm të tij, i ka emocionuar Vuçiqin dhe Ramën!

Opinione

Putini me fjalimin e sotëm të tij, i ka emocionuar Vuçiqin dhe Ramën!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 21:06
Aleksander Vuçiq dhe Edi Rama

Është pritur me interesim fjalimi vjetor i Putinit para kombit rus. Sulmin mbi  Ukrainës e kishte dhënë vetë personalisht, kurse tash një agresion të tillë, ia  m´veshë perëndimit.

Perëndimi duan të na destabilizojnë, kërkojnë që të na shkaktojnë vuajtje. Duan të na poshtërojnë. Në fillim agresionin e kishte quajtur, operacion special. Pastaj ishte munduar të propagandoi se në Kiev, po e lufton regjimin neonazist etj.

Të njëjtin fjalor e përdorë edhe Vuçiqi ndaj Kosovës. Retorika e tij ishte e ashpër, derisa Putini nuk ishte çmendur që ta sulmoi Ukrainën. Me çmendjen e Putinit, një çmendje të njëjtë e kishte përjetuar edhe Vuçiqi, po u tërhoq nga çmenduria serbe kur e vërejti se Putini vërtet fliste përçartë: operacion special dhe po e luftonte nazizmin.

Mediat gjermane e analizojnë fjalimin e sotëm të Putinit, duke e përmbledhur shkurt, se me muaj të tërë, është duke i përsëritur të njëjtat gënjeshtra.

Një kontrast tjetër: Serbia jo me muaj, po me shekuj përsëritë të njëjtat gënjeshtra ndaj shqiptarëve. Historinë me botime të falsifikuara, është përpjekur  që ta ndryshoi. Së paku popullin e vetë e ka bindur dhe e ka nxitur në urrejtje  ndaj popujve të tjerë, e sidomos ndaj shqiptarëve.

Ata (perëndimi) e filluan luftën, thotë Putini, kurse ne po i përdorim të gjitha mundësitë që ta përfundojmë, çfarë absurditeti.

Edhe Serbia dhe Vuçiqi, kur përgatiten që ta sulmoi Kosovën dhe shqiptarët, e përdorë të njëjtën taktikë.

Shqiptarët po i sulmojnë serbët dhe po i terrorizojnë që ta lëshojnë Kosovën, vendin e shenjtë të popullit serb.

Po ashtu Putini deklaroi se heq dorë mbi marrëveshjen atomike me SHBA. Edhe Vuçiqi, po ashtu tash së fundi, deklaroi se Kosova do të furnizohet me njëqind autoblinda, prandaj edhe Serbia duhet edhe më shumë të armatoset, sepse ndihet e rrezikuar. Kosova po e rrezikon Serbinë ?! Ajo duhet të armatoset. Shpëlarje e trurit për popullin serb, gjoja se Serbia po rrezikohet?! Nga kush?

Nënat e ushtarëve të vrarë Putini i kishte ngushëlluar duke u thënë: më mirë që djemtë e juaj kanë rënë për mbrojtjen e Rusisë, sesa të vdisnin nga konsumimi i vodkës dhe drogës. Kjo thënie për nënat e djemve të vrarë, ndoshta vetëm nga një kriminel mund të thuhej.

Ka edhe më tragjike: Serbia i vret djemtë dhe fëmijët e vetë, vetëm që t´ua m´veshë shqiptarëve, në mënyrë që t´i arsyetoi pastaj sulmet dhe terrorin ndaj tyre. Kjo është tragjike për dy popujt, me pikëpamje të njëjta.

Putini në rend të parë fjalimin e mbanë për rrethin e tij, deputetët, qeveritarët, bashkëpunëtorët, biznesmenët, njerëzit e mediave të tij, prominentët e institucioneve të tij etj. pra gjithçka është e inskenuar për një propagandë efektive, i cili me vite të tëra jeton, sikurse në një botë paralele.

Për perëndimin kjo është një absurditet, se si gënjeshtra e tilla nga foltorja mundohet t´i përhap në popull dhe më gjerë.

Po ashtu edhe gënjeshtrat serbe s´kanë fund: Kosova është djepi i Serbisë, Kosova është Jeruzalemi i Serbisë, Kosova është zemra e Serbisë etj. Aq më keq këtyre gënjeshtrave u prinë edhe kisha ortodokse serbe, që njësoj vepron edhe ajo ruse.

Sikurse Putini, po ashtu edhe Vuçiqi, e falënderojnë popullin për përkrahjen ndaj veprimeve të tyre. Këtu ata nuk gënjejnë, sepse pa një përkrahje të tillë, nuk do të mund t´i kryenin veprimet e tyre gjenocidiale, ndaj shteteve dhe popujve për rreth tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat